69. Haka

سورة الـحاقّـة 52 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

ٱلۡحَآقَّةُ

E Vërteta e pashmangshme![375]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[375] Dita e Kiametit.
2

مَا ٱلۡحَآقَّةُ

Ç’është e Vërteta e pashmangshme?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡحَآقَّةُ

E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është e Vërteta e pashmangshme?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ وَعَادُۢ بِٱلۡقَارِعَةِ

Fiset Themud dhe Ad e mohuan Gjëmimin e tmerrshëm[376],*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[376] Kiametin.
5

فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهۡلِكُواْ بِٱلطَّاغِيَةِ

prandaj fisi Themud u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

وَأَمَّا عَادٞ فَأُهۡلِكُواْ بِرِيحٖ صَرۡصَرٍ عَاتِيَةٖ

kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

سَخَّرَهَا عَلَيۡهِمۡ سَبۡعَ لَيَالٖ وَثَمَٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومٗاۖ فَتَرَى ٱلۡقَوۡمَ فِيهَا صَرۡعَىٰ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٍ خَاوِيَةٖ

të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Atëherë mund t’i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

فَهَلۡ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٖ

A sheh ndonjë gjurmë të tyre?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

وَجَآءَ فِرۡعَوۡنُ وَمَن قَبۡلَهُۥ وَٱلۡمُؤۡتَفِكَٰتُ بِٱلۡخَاطِئَةِ

Faraoni, ata para tij dhe populli i qyteteve të rrënuara[377] kryen gjynahe të mëdha,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[377] Sodomës dhe Gomorës.
10

فَعَصَوۡاْ رَسُولَ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَهُمۡ أَخۡذَةٗ رَّابِيَةً

dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Allahu i zhbiu ata me dënim të ashpër.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

إِنَّا لَمَّا طَغَا ٱلۡمَآءُ حَمَلۡنَٰكُمۡ فِي ٱلۡجَارِيَةِ

Kur vërshoi uji i madh, Ne ju ngarkuam ju[378] në anije,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[378] D.m.th. Nuhun - babanë e dytë të njerëzimit dhe besimtarët që ishin me të.
12

لِنَجۡعَلَهَا لَكُمۡ تَذۡكِرَةٗ وَتَعِيَهَآ أُذُنٞ وَٰعِيَةٞ

për ta bërë atë një paralajmërim, që ta dëgjojë çdo vesh i vëmendshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ نَفۡخَةٞ وَٰحِدَةٞ

Dhe kur t’i fryhet një herë Surit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

وَحُمِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ وَٱلۡجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةٗ وَٰحِدَةٗ

kur toka dhe malet të ngrihen lart e të thërrmohen me një goditje shkatërrimtare,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

فَيَوۡمَئِذٖ وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ

atëherë do të ndodhë Ngjarja e pashmangshme (Kiameti).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

وَٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَهِيَ يَوۡمَئِذٖ وَاهِيَةٞ

Dhe do të çahet qielli, që atë ditë do të jetë i thyeshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

وَٱلۡمَلَكُ عَلَىٰٓ أَرۡجَآئِهَاۚ وَيَحۡمِلُ عَرۡشَ رَبِّكَ فَوۡقَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ ثَمَٰنِيَةٞ

Engjëjt do të rrinë skajeve të tij, kurse tetë prej tyre do të mbajnë Fronin e Zotit tënd.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

يَوۡمَئِذٖ تُعۡرَضُونَ لَا تَخۡفَىٰ مِنكُمۡ خَافِيَةٞ

Atë Ditë do të mbeteni zbuluar dhe asnjë fshehtësi juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَيَقُولُ هَآؤُمُ ٱقۡرَءُواْ كِتَٰبِيَهۡ

Ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e djathtë, do t’u thotë (njerëzve të tij): “Ja, lexoni librin tim!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلَٰقٍ حِسَابِيَهۡ

Vërtet, unë kam qenë i bindur se do të jepja llogari.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ

Kështu, ai do të ketë jetë të lumtur,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ

në një kopsht të lartë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

قُطُوفُهَا دَانِيَةٞ

frutat e të cilit do t’i kapë lehtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَآ أَسۡلَفۡتُمۡ فِي ٱلۡأَيَّامِ ٱلۡخَالِيَةِ

(Njerëzve të tillë u thuhet:) “Ju bëftë mirë, hani e pini për atë, që keni bërë në ditët e kaluara!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِشِمَالِهِۦ فَيَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي لَمۡ أُوتَ كِتَٰبِيَهۡ

Por ai, të cilit do t’i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do të thotë: “Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

وَلَمۡ أَدۡرِ مَا حِسَابِيَهۡ

dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

يَٰلَيۡتَهَا كَانَتِ ٱلۡقَاضِيَةَ

Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

مَآ أَغۡنَىٰ عَنِّي مَالِيَهۡۜ

Pasuria ime nuk më solli dobi*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

هَلَكَ عَنِّي سُلۡطَٰنِيَهۡ

dhe më la fuqia ime!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

خُذُوهُ فَغُلُّوهُ

(Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

ثُمَّ ٱلۡجَحِيمَ صَلُّوهُ

pastaj digjeni në zjarrin përvëlues,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

ثُمَّ فِي سِلۡسِلَةٖ ذَرۡعُهَا سَبۡعُونَ ذِرَاعٗا فَٱسۡلُكُوهُ

mandej lidheni në zinxhirë prej shtatëdhjetë kutesh,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

إِنَّهُۥ كَانَ لَا يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ ٱلۡعَظِيمِ

sepse ai, me të vërtetë, nuk ka besuar në Allahun e Madhërishëm*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ

dhe nuk është kujdesur për të ushqyer të varfrit e shkretë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

فَلَيۡسَ لَهُ ٱلۡيَوۡمَ هَٰهُنَا حَمِيمٞ

Prandaj, ai sot këtu s’ka mik të afërt*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنۡ غِسۡلِينٖ

e as ushqim tjetër, përveç qelbit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

لَّا يَأۡكُلُهُۥٓ إِلَّا ٱلۡخَٰطِـُٔونَ

të cilin e hanë vetëm gjynahqarët.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَا تُبۡصِرُونَ

Betohem për gjithçka që ju shihni*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

وَمَا لَا تُبۡصِرُونَ

dhe për gjithçka që nuk e shihni,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
40

إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ

se ky (Kuran) është vërtet fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari të nderuar (Muhamedit a.s.)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
41

وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَاعِرٖۚ قَلِيلٗا مَّا تُؤۡمِنُونَ

e nuk është fjalë poeti; sa pak që besoni!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

وَلَا بِقَوۡلِ كَاهِنٖۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ

Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; sa pak që po reflektoni!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Ai është shpallje e zbritur nga Zoti i botëve!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

وَلَوۡ تَقَوَّلَ عَلَيۡنَا بَعۡضَ ٱلۡأَقَاوِيلِ

Sikur ai (Muhamedi), në mënyrë të rreme, të Na kishte veshur ndonjë fjalë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

لَأَخَذۡنَا مِنۡهُ بِٱلۡيَمِينِ

Ne do ta kapnim atë për dorën e djathtë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

ثُمَّ لَقَطَعۡنَا مِنۡهُ ٱلۡوَتِينَ

dhe me siguri që do t’ia prisnim damarin e qafës*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
47

فَمَا مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ عَنۡهُ حَٰجِزِينَ

e askush prej jush nuk do të mund ta mbronte.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
48

وَإِنَّهُۥ لَتَذۡكِرَةٞ لِّلۡمُتَّقِينَ

Natyrisht, Kurani është përkujtesë për ata që i frikësohen Zotit!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
49

وَإِنَّا لَنَعۡلَمُ أَنَّ مِنكُم مُّكَذِّبِينَ

Ne e dimë mirë se ka prej jush që e mohojnë atë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
50

وَإِنَّهُۥ لَحَسۡرَةٌ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ

Ai është keqardhje për mohuesit.[379]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[379] Pra, kur të shohin se çfarë shpërblimi kanë humbur që nuk e kanë ndjekur atë.
51

وَإِنَّهُۥ لَحَقُّ ٱلۡيَقِينِ

Ai është, pa dyshim, e vërtetë e pamohueshme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
52

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ

Prandaj, lartësoje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A