69. Haka

سورة الحاقة 52 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Sherif Ahmeti
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

ٱلۡحَآقَّةُ

el-Hakkatu

Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).

2

مَا ٱلۡحَآقَّةُ

Mal-hakkatu

Ç'është kijameti?

3

وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡحَآقَّةُ

We ma ‘edrake mal-hakkatu

Çka të mësoi ty se ç'është kijameti?

4

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ وَعَادُۢ بِٱلۡقَارِعَةِ

Kedhdhebet themudu we ‘adun bil-kari’ati

Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).

5

فَأَمَّا ثَمُودُ فَأُهۡلِكُواْ بِٱلطَّاغِيَةِ

Fe’emma themudu fe’uhliku bit-tagijeti

Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.

6

وَأَمَّا عَادٞ فَأُهۡلِكُواْ بِرِيحٖ صَرۡصَرٍ عَاتِيَةٖ

We ‘emma ‘adun fe’uhliku birihin serserin ‘atijetin

Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.

7

سَخَّرَهَا عَلَيۡهِمۡ سَبۡعَ لَيَالٖ وَثَمَٰنِيَةَ أَيَّامٍ حُسُومٗاۖ فَتَرَى ٱلۡقَوۡمَ فِيهَا صَرۡعَىٰ كَأَنَّهُمۡ أَعۡجَازُ نَخۡلٍ خَاوِيَةٖ

Sehhareha ‘alejhim seb’a lejalin we themanijete ‘ejjamin husumæn feteral-kawme fiha ser’a ke’ennehum ‘a’xhazu nehlin hawijetin

Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur i shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavëruara.

8

فَهَلۡ تَرَىٰ لَهُم مِّنۢ بَاقِيَةٖ

Fehel tera lehum min bakijetin

A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?

9

وَجَآءَ فِرۡعَوۡنُ وَمَن قَبۡلَهُۥ وَٱلۡمُؤۡتَفِكَٰتُ بِٱلۡخَاطِئَةِ

We xha’e fir’awnu we men kablehu wel-mu’utefikatu bil-hati’eti

Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.

10

فَعَصَوۡاْ رَسُولَ رَبِّهِمۡ فَأَخَذَهُمۡ أَخۡذَةٗ رَّابِيَةً

Fe’asew resule rabbihim fe’ehadhehum ‘ehdheten rabijeten

Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshme).

11

إِنَّا لَمَّا طَغَا ٱلۡمَآءُ حَمَلۡنَٰكُمۡ فِي ٱلۡجَارِيَةِ

‘Inna lemma tegal-ma’u hemelnakum fil-xharijeti

Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.

12

لِنَجۡعَلَهَا لَكُمۡ تَذۡكِرَةٗ وَتَعِيَهَآ أُذُنٞ وَٰعِيَةٞ

Linexh’aleha lekum tedhkireten we ta’ijeha ‘udhunun wa’ijetun

Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.

13

فَإِذَا نُفِخَ فِي ٱلصُّورِ نَفۡخَةٞ وَٰحِدَةٞ

Fe’idha nufiha fi es-suri nefhatun wahidetun

E kur të fryhet në surë një e fryme.

14

وَحُمِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ وَٱلۡجِبَالُ فَدُكَّتَا دَكَّةٗ وَٰحِدَةٗ

We humiletil-’erdu wel-xhibalu fedukketa dekketen wahideten

Dhe të ngrihen toka e kodrat e t'i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.

15

فَيَوۡمَئِذٖ وَقَعَتِ ٱلۡوَاقِعَةُ

Fejewme’idhin weka’atil-waki’atu

Në atë kohë ndodh e vërteta (kijameti).

16

وَٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَهِيَ يَوۡمَئِذٖ وَاهِيَةٞ

We enshekkati es-sema’u fehije jewme’idhin we ehijetun

E qielli çahet, pse ai atë ditë është i rraskapitur.

17

وَٱلۡمَلَكُ عَلَىٰٓ أَرۡجَآئِهَاۚ وَيَحۡمِلُ عَرۡشَ رَبِّكَ فَوۡقَهُمۡ يَوۡمَئِذٖ ثَمَٰنِيَةٞ

Wel-meleku ‘ala ‘erxha’iha we jehmilu ‘arshe rabbike fewkahum jewme’idhin themanijetun

Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.

18

يَوۡمَئِذٖ تُعۡرَضُونَ لَا تَخۡفَىٰ مِنكُمۡ خَافِيَةٞ

Jewme’idhin tu’redune la tehfa minkum hafijetun

Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.

19

فَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِيَمِينِهِۦ فَيَقُولُ هَآؤُمُ ٱقۡرَءُواْ كِتَٰبِيَهۡ

Fe’emma men ‘utije kitabehu bijeminihi fejekulu ha’uum ekre’u kitabi

Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, qe, lexojeni librin tim!"

20

إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلَٰقٍ حِسَابِيَهۡ

‘Inni dhenentu ‘enni mulakin hisabijeh

Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.

21

فَهُوَ فِي عِيشَةٖ رَّاضِيَةٖ

Fehuwe fi ‘ishetin radijetin

Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.

22

فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ

Fi xhennetin ‘alijetin

Në një xhennet të lartë.

23

قُطُوفُهَا دَانِيَةٞ

Kutufuha danijetun

Pemët e tij i ka krejt afër.

24

كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَآ أَسۡلَفۡتُمۡ فِي ٱلۡأَيَّامِ ٱلۡخَالِيَةِ

Kulu we eshrebu heni’æn bima ‘esleftum fil-’ejjamil-halijeti

(E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.

25

وَأَمَّا مَنۡ أُوتِيَ كِتَٰبَهُۥ بِشِمَالِهِۦ فَيَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي لَمۡ أُوتَ كِتَٰبِيَهۡ

We ‘emma men ‘utije kitabehu bishimalihi fejekulu ja lejteni lem ‘ute kitabih

Ndërkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im."

26

وَلَمۡ أَدۡرِ مَا حِسَابِيَهۡ

We lem ‘edri ma hisabih

Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.

27

يَٰلَيۡتَهَا كَانَتِ ٱلۡقَاضِيَةَ

Ja lejteha kanetil-kadijete

Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.

28

مَآ أَغۡنَىٰ عَنِّي مَالِيَهۡۜ

Ma ‘egna ‘anni malih

Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.

29

هَلَكَ عَنِّي سُلۡطَٰنِيَهۡ

Heleke ‘anni sultanih

U hoq prej meje çdo kompetencë imja.

30

خُذُوهُ فَغُلُّوهُ

Hudhuhu fegulluhu

U thuhet zebanive: Kapeni atë, vëndojani prangat!

31

ثُمَّ ٱلۡجَحِيمَ صَلُّوهُ

Thummel-xhehime selluhu

Pastaj atë futeni në xhehennem...

32

ثُمَّ فِي سِلۡسِلَةٖ ذَرۡعُهَا سَبۡعُونَ ذِرَاعٗا فَٱسۡلُكُوهُ

Thumme fi silsiletin dher’uha seb’une dhira’æn faslukuhu

Mandej lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.

33

إِنَّهُۥ كَانَ لَا يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ ٱلۡعَظِيمِ

‘Innehu kane la ju’uminu billahil-’adhimi

Se ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar.

34

وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ

We la jehuddu ‘ala ta’amil-miskini

Ai nuk nxiste për t'i ushqyer të varfërit.

35

فَلَيۡسَ لَهُ ٱلۡيَوۡمَ هَٰهُنَا حَمِيمٞ

Felejse lehul-jewme hahuna hemimun

Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.

36

وَلَا طَعَامٌ إِلَّا مِنۡ غِسۡلِينٖ

We la ta’amun ‘illa min gislinin

As ushqim tjetër përveç të të shplarave.

37

لَّا يَأۡكُلُهُۥٓ إِلَّا ٱلۡخَٰطِـُٔونَ

La je’kuluhu ‘illal-hati’une

Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.

38

فَلَآ أُقۡسِمُ بِمَا تُبۡصِرُونَ

Fela ‘uksimu bima tubsirune

Pra Unë betohem në atë që e shihni!

39

وَمَا لَا تُبۡصِرُونَ

We ma la tubsirune

Edhe në atë që nuk e shihni!

40

إِنَّهُۥ لَقَوۡلُ رَسُولٖ كَرِيمٖ

‘Innehu lekawlu resulin kerimin

Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.

41

وَمَا هُوَ بِقَوۡلِ شَاعِرٖۚ قَلِيلٗا مَّا تُؤۡمِنُونَ

We ma huwe bikawli sha’irin kalilæn ma tu’uminune

Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.

42

وَلَا بِقَوۡلِ كَاهِنٖۚ قَلِيلٗا مَّا تَذَكَّرُونَ

We la bikawli kahinin kalilæn ma tedhekkerune

Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk përkujtoheni.

43

تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Tenzilun min rabbil-’alemine

Është zbritje prej Zotit të botëve!

44

وَلَوۡ تَقَوَّلَ عَلَيۡنَا بَعۡضَ ٱلۡأَقَاوِيلِ

We lew tekawwele ‘alejna ba’del-’ekawili

Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!

45

لَأَخَذۡنَا مِنۡهُ بِٱلۡيَمِينِ

Le’ehadhna minhu bil-jemini

Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.

46

ثُمَّ لَقَطَعۡنَا مِنۡهُ ٱلۡوَتِينَ

Thumme lekata’na minhul-wetine

E pastaj do t'ia këputnim atij arterien e zemrës.

47

فَمَا مِنكُم مِّنۡ أَحَدٍ عَنۡهُ حَٰجِزِينَ

Fema minkum min ‘ehedin ‘anhu haxhizine

E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.

48

وَإِنَّهُۥ لَتَذۡكِرَةٞ لِّلۡمُتَّقِينَ

We ‘innehu letedhkiretun lilmuttekine

Ai (Kur'ani) është këshillë për të ruajturit.

49

وَإِنَّا لَنَعۡلَمُ أَنَّ مِنكُم مُّكَذِّبِينَ

We ‘inna lena’lemu ‘enne minkum mukedhdhibine

S'ka dyshim se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.

50

وَإِنَّهُۥ لَحَسۡرَةٌ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ

We ‘innehu lehesretun ‘alel-kafirine

Ai (Kur'ani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.

51

وَإِنَّهُۥ لَحَقُّ ٱلۡيَقِينِ

We ‘innehu lehekkul-jekini

Ai është e vërteta bindëse!

52

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ

Fesebbih biasmi rabbikel-’adhimi

Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!