el-Hemdu lillahil-ledhi haleka es-semawati wel-’erde we xhe’ale edh-dhulumati we en-nure thummel-ledhine keferu birebbihim ja’dilune
Qoftë lavdëruar Allahu që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirën dhe dritën. E megjithatë, ata që nuk besojnë, sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.*
Huwel-ledhi halekakum min tinin thumme kada ‘exhelæn we ‘exhelun musemmen ‘indehu thumme ‘entum temterune
Është Ai që ju krijoi nga balta dhe pastaj caktoi një afat në këtë botë (vdekjen) dhe një tjetër në botën e përtejme (Ditën e Kiametit). Por përsëri ju dyshoni.*
‘Elem jerew kem ‘ehlekna min kablihim min karnin mekkennahum fil-’erdi ma lem numekkin lekum we ‘erselna es-sema’e ‘alejhim midraræn we xhe’alnal-’enhare texhri min tehtihim fe’ehleknahum bidhunubihim we ‘enshe’na min ba’dihim karnæn ‘aharine
A nuk e shohin ata se sa brezni i kemi zhdukur para tyre?! Ata ishin njerëz që i kishim dhënë më shumë pushtet në tokë sesa ju kemi dhënë juve (mekasve)? Ne u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që të rrjedhin lumenj nëpër viset e tyre; por, për shkak të gjynaheve të veta, i shfarosëm dhe, më pas, krijuam brezni të tjera.*
We lew nezzelna ‘alejke kitabæn fi kirtasin felemesuhu bi’ejdihim lekalel-ledhine keferu ‘in hadha ‘illa sihrun mubinun
Sikur Ne të të zbritnim ty një Libër të shkruar në letër e ata ta preknin me duart e tyre, mosbesimtarët me siguri që do të thoshin: “Kjo s’është gjë tjetër, veçse një magji e hapur.”*
We kalu lewla ‘unzile ‘alejhi melekun we lew ‘enzelna melekæn lekudijel-’emru thumme la jundherune
Ata thonë: “Sikur t’i kishte zbritur atij (Muhamedit) një engjëll?! Por po të dërgonim Ne engjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u jepej asnjë afat.*
We lew xhe’alnahu melekæn lexhe’alnahu rexhulæn we lelebesna ‘alejhim ma jelbisune
Edhe sikur Ne ta bënim atë (Muhamedin) engjëll, me siguri që do t’i jepnim atij pamje njeriu dhe, kështu, do të bënim që të ngatërroheshin në lidhje me mesazhin, për të cilin tashmë ata janë të ngatërruar.*
Kul limen ma fi es-semawati wel-’erdi kul lillahi ketebe ‘ala nefsihi er-rehmete lejexhme’annekum ‘ila jewmil-kijameti la rejbe fihil-ledhine hasiru ‘enfusehum fehum la ju’uminune
Thuaj: “Kujt i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Përgjigju: “Allahut!” Ai ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën dhe, me siguri, do t’ju tubojë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka pikë dyshimi. Ata që kanë humbur shpirtrat e tyre, në të vërtetë nuk do të besojnë asnjëherë.*
Kul ‘egajrel-lahi ‘ettehidhu welijæn fatiri es-semawati wel-’erdi we huwe jut’imu we la jut’amu kul ‘inni ‘umirtu ‘en ‘ekune ‘ewwele men ‘esleme we la tekunenne minel-mushrikine
Thuaj: “A të marr mbrojtës tjetër, përveç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), ndërsa Vetë nuk ushqehet”. Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të jem i pari që t’i nënshtrohem Atij” dhe kurrsesi mos u bëj idhujtar!*
We ‘in jemseskel-lahu bidurrin fela kashife lehu ‘illa huwe we ‘in jemseske bihajrin fehuwe ‘ala kulli shej’in kadirun
Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.*
Kul ‘ejju shej’in ‘ekberu shehadeten kuli Ellahu shehidun bejni we bejnekum we ‘uhije ‘ilejje hadhal-kur’anu li’ndhirekum bihi we men belega ‘e’innekum letesh/hedune ‘enne me’a Ellahi ‘aliheten ‘uhra kul la ‘esh/hedu kul ‘innema huwe ‘ilehun wahidun we ‘inneni beri’un mimma tushrikune
Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe (që ti je profet)?” dhe përgjigju: “Allahu është dëshmitar midis meje dhe jush”. Ky Kuran më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet. A mos vallë ju dëshmoni se, përveç Allahut ka edhe zota tjerë? Thuaj: “Unë nuk dëshmoj”. Thuaj: “Vërtet, Ai është vetëm Një Zot dhe unë jam larg nga ato që ju ia shoqëroni Allahut (në adhurim)”.*
Ata që ua kemi dhënë Librin[92], e njohin (Muhamedin), ashtu si i njohin fëmijët e tyre. Por ata që kanë humbur shpirtrat e tyre, nuk do të besojnë kurrë.*
We minhum men jestemi’u ‘ilejke we xhe’alna ‘ala kulubihim ‘ekinneten ‘en jefkahuhu we fi ‘adhanihim wekræn we ‘in jerew kulle ‘ajetin la ju’uminu biha hetta ‘idha xha’uke juxhadiluneke jekulul-ledhine keferu ‘in hadha ‘illa ‘esatirul-’ewweline
Disa prej tyre[93] duket sikur të dëgjojnë, por Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre dhe ua kemi rënduar dëgjimin, në mënyrë që ata të mos kuptojnë. Edhe nëse do të shihnin ndonjë prej shenjave Tona, ata sërish nuk do të besonin. Kur vijnë tek ti për të të kundërshtuar, jobesimtarët thonë: “Këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë”!*
We lew tera ‘idh wukifu ‘ala en-nari fekalu ja lejtena nureddu we la nukedhdhibe bi’ajati rabbina we nekune minel-mu’uminine
Sikur t’i shohësh ata kur të vihen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, nuk do t’i mohonim shpalljet e Zotit tonë dhe do të bëheshim besimtarë!”*
Bel beda lehum ma kanu juhfune min kablu we lew ruddu la’adu lima nuhu ‘anhu we ‘innehum lekadhibune
Po, atyre iu doli sheshit ajo që më parë e fshihnin, por edhe sikur të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Vërtet, ata janë gënjeshtarë.*
We lew tera ‘idh wukifu ‘ala rabbihim kale ‘elejse hadha bil-hekki kalu bela we rabbina kale fedhukul-’adhabe bima kuntum tekfurune
Ah, sikur t’i shohësh ata kur të dalin para Zotit! Ai do t’ju thotë: “A nuk është e vërtetë kjo?” Ata do të përgjigjen: “Po, është e vërtetë, për Zotin tonë!” Allahu do t’u thotë: “E pra, tani shijoni dënimin, sepse nuk besuat!”*
Kad hasirel-ledhine kedhdhebu bilika’i Ellahi hetta ‘idha xha’et/humu es-sa’atu begteten kalu ja hesretena ‘ala ma ferretna fiha we hum jehmilune ‘ewzarehum ‘ala dhuhurihim ‘ela sa’e ma jezirune
Sigurisht që janë të humbur ata që mohojnë takimin me Allahun! Kur Ora (e Kiametit) t’u vijë papritur, ata do të thërrasin: “Të mjerët ne, sa shumë që e kemi neglizhuar (Kiametin) në jetën e Tokës!” dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!*
We lekad kudhdhibet rusulun min kablike feseberu ‘ala ma kudhdhibu we ‘udhu hetta ‘etahum nesruna we la mubeddile likelimati Ellahi we lekad xha’eke min nebe’il-murseline
Edhe para teje (o Muhamed!), shumë të dërguar janë mohuar, por ata e kanë duruar mohimin dhe lëndimin (që kanë pësuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonë, sepse askush nuk mund t’i ndryshojë vendimet e Allahut. Ti tashmë ke dëgjuar për ata të dërguar.*
We ‘in kane kebure ‘alejke ‘i’raduhum fe’ini esteta’te ‘en tebtegije nefekæn fil-’erdi ‘ew sullemæn fi es-sema’i fete’tijehum bi’ajetin we lew sha’el-lahu lexheme’ahum ‘alel-huda fela tekunenne minel-xhahiline
Nëse ty të duket e rëndë për t’u mbajtur përbuzja e tyre, atëherë kërko – nëse mundesh – një zgavër në tokë ose shkallë në qiell, që t’u sjellësh atyre një mrekulli! Sikur Allahu të donte, do t’i kishte mbledhur ata në rrugë të mbarë, prandaj mos u bëj nga ata që nuk e dinë këtë!*
We ma min dabbetin fil-’erdi we la ta’irin jetiru bixhenahejhi ‘illa ‘umemun ‘emthalukum ma ferretna fil-kitabi min shej’in thumme ‘ila rabbihim juhsherune
Të gjitha kafshët në Tokë e të gjithë shpendët që fluturojnë me krahët e veta, janë në bashkësi të ngjashme me ju. Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë. Pastaj të gjithë do të tubohen para Zotit të tyre.*
Thuaj: “Mendoni: nëse ju godet dënimi i Allahut apo ju vjen Ora e Kiametit, a do të thërrisnit për ndihmë dikë tjetër, përveç Allahut?! Më tregoni, nëse thoni të vërtetën!”*
Bel ‘ijahu ted’une fejekshifu ma ted’une ‘ilejhi ‘in sha’e we tensewne ma tushrikune
Përkundrazi! Ju do të thërrisnit vetëm Atë! Nëse do të dojë, Ai do t’ju shpëtojë nga ajo për të cilën e thërrisnit dhe ju do t’i harronit idhujt që ia shoqëronit Atij (në adhurim).*
Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.*
Kul ‘ere’ejtum ‘in ‘ehadhel-lahu sem’akum we ‘ebsarekum we hateme ‘ala kulubikum men ‘ilehun gajru Ellahi je’tikum bihi endhur kejfe nuserriful-’ajati thumme hum jesdifune
Thuaj: “Më thoni: Sikur Allahu t’jua merrte dëgjimin dhe shikimin e t’jua vuloste zemrat, cili zot, përveç Allahut, do t’jua kthente ato?!” Shih si ua shpjegojmë shpalljet Tona, por ata përsëri largohen nga e vërteta.*
We ma nursilul-murseline ‘illa mubeshshirine we mundhirine femen ‘amene we ‘eslehe fela hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune
Ne i çojmë të dërguarit vetëm si sjellës të lajmeve të mira dhe qortues. Pra kushdo që i beson ata dhe bën mirë, nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet.*
Kul la ‘ekulu lekum ‘indi haza’inu Ellahi we la ‘a’lemul-gajbe we la ‘ekulu lekum ‘inni melekun ‘in ‘ettebi’u ‘illa ma juha ‘ilejje kul hel jestewil-’a’ma wel-besiru ‘efela tetefekkerune
Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen dhe as nuk them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verbri me atë që sheh? A s’po mendoni?”*
We ‘endhir bihil-ledhine jehafune ‘en juhsheru ‘ila rabbihim lejse lehum min dunihi we lijun we la shefi’un le’allehum jettekune
Paralajmëroji (me Kuran) ata që i frikësohen daljes para Zotit të tyre, se atëherë nuk do të kenë as mbrojtës, as ndihmës tjetër përveç Tij, me qëllim që të ruhen nga gjynahet.*
We la tetrudil-ledhine jed’une rebbehum bil-gadæti wel-’ashiji juridune wexhhehu ma ‘alejke min hisabihim min shej’in we ma min hisabike ‘alejhim min shej’in fetetrudehum fetekune mine edh-dhalimine
Mos i dëbo ata që i luten Zotit të vet në mëngjes e mbrëmje, duke e dëshiruar Fytyrën (mirësinë) e Tij! Ti nuk je aspak përgjegjës për ata e as ata nuk janë përgjegjës për ty. Nëse ti i dëbon ata, atëherë do të jesh keqbërës.*
We kedhelike fetenna ba’dehum biba’din lijekulu ‘eha’uula’ mennel-lahu ‘alejhim min bejnina ‘elejsel-lahu bi’a’leme bish-shakirine
Kështu, Ne i kemi bërë disa prej tyre si sprovë për të tjerët, që të thonë: “Vallë, këta janë ata prej nesh, që Allahu u ka dhuruar mirësi?!” - A mos vallë, Allahu nuk i njeh më mirë ata që i janë mirënjohës?*
We ‘idha xha’ekel-ledhine ju’uminune bi’ajatina fekul selamun ‘alejkum ketebe rebbukum ‘ala nefsihi er-rehmete ‘ennehu men ‘amile minkum su’æn bixhehaletin thumme tabe min ba’dihi we ‘eslehe fe’ennehu gafurun Rehimun
Kur të vijnë te ti ata që besojnë në shpalljet Tona, thuaj: “Paqja qoftë mbi ju!”. Zoti juaj ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. Nëse dikush nga ju bën ndonjë vepër të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet e përmirësohet, ai do ta gjejë Allahun Falës dhe Mëshirues.*
Kul ‘inni nuhitu ‘en ‘a’budel-ledhine ted’une min duni Ellahi kul la ‘ettebi’u ‘ehwa’ekum kad deleltu ‘idhæn we ma ‘ena minel-muhtedine
Thuaj: “Mua më është ndaluar t’i adhuroj ata, të cilëve ju u luteni në vend të Allahut “. Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja të kota, sepse atëherë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata që janë në rrugë të drejtë”.*
Kul ‘inni ‘ala bejjinetin min rabbi we kedhdhebtum bihi ma ‘indi ma testa’xhilune bihi ‘inil-hukmu ‘illa lillahi jekussul-hekka we huwe hajrul-fasiline
Thuaj: “Unë kam provë të qartë nga Zoti im, por ju e përgënjeshtroni atë. Ajo që ju kërkoni me nxitim, nuk është në pushtetin tim. Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai e shpall të vërtetën dhe Ai është Gjykatësi më i mirë”.*
We ‘indehu mefatihul-gajbi la ja’lemuha ‘illa huwe we ja’lemu ma fil-berri wel-behri we ma teskutu min werekatin ‘illa ja’lemuha we la hebbetin fi dhulumatil-’erdi we la retbin we la ja bisin ‘illa fi kitabin mubinin
Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).*
We huwel-ledhi jeteweffakum bil-lejli we ja’lemu ma xherehtum bin-nehari thumme jeb’athukum fihi lijukda ‘exhelun musemmen thumme ‘ilejhi merxhi’ukum thumme junebbi’ukum bima kuntum ta’melune
Ai jua merr shpirtrat (ju vë në gjumë) natën, duke e ditur ç’keni bërë ditën, pastaj ju zgjon që të plotësoni kohën tuaj të caktuar për të jetuar. Në fund, tek Ai do të ktheheni dhe Ai do t’ju tregojë gjithçka që keni bërë.*
We huwel-kahiru fewka ‘ibadihi we jursilu ‘alejkum hefedheten hetta ‘idha xha’e ‘ehedekumul-mewtu teweffet/hu rusuluna we hum la juferritune
Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet. Ai ju dërgon rojtarë (engjëj) të cilët, kur ndonjërit nga ju i vjen vdekja, ia marrin shpirtin, duke mos bërë kurrfarë lëshimi.*
Kul men junexhxhikum min dhulumatil-berri wel-behri ted’unehu tederru’æn we hufjeten le’in ‘enxhana min hedhihi lenekunenne mine esh-shakirine
Thuaju: “Kush ju shpëton nga errësira e tokës dhe e detit, kur i luteni Atij haptazi dhe fshehurazi (duke thënë): “Nëse Ai na shpëton prej këtyre (rreziqeve), vërtet do të bëhemi mirënjohës”.*
Kul huwel-kadiru ‘ala ‘en jeb’athe ‘alejkum ‘adhabæn min fewkikum ‘ew min tehti ‘erxhulikum ‘ew jelbisekum shija’æn we judhika ba’dekum be’se ba’din endhur kejfe nuserriful-’ajati le’allehum jefkahune
Thuaj: “Ai ka fuqi t’ju ndëshkojë prej së larti ose nga poshtë këmbëve tuaja, ose t’ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri tjetrit." Shih si ua shpjegojmë shpalljet, që ata të mund të kuptojnë!*
We ‘idha re’ejtel-ledhine jehudune fi ‘ajatina fe’a’rid ‘anhum hetta jehudu fi hedithin gajrihi we ‘imma junsijenneke esh-shejtanu fela tek’ud ba’de edh-dhikra me’al-kawmi edh-dhalimine
Kur t’i shohësh ata të nënçmojnë shpalljet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër! E, nëse djalli të bën të harrosh, sapo të përmendesh, mos rri me keqbërësit!*
We dheril-ledhine ettehadhu dinehum la’ibæn we lehwen we garret/humul-hejætu ed-dunja we dhekkir bihi ‘en tubsele nefsun bima kesebet lejse leha min duni Ellahi we lijun we la shefi’un we ‘in ta’dil kulle ‘adlin la ju’uhadh minha ‘ula’ikel-ledhine ‘ubsilu bima kesebu lehum sherabun min hemimin we ‘adhabun ‘elimun bima kanu jekfurune
Largohuni nga ata që fenë e tyre e marrin si lojë dhe dëfrim e që janë mashtruar nga jeta e kësaj bote. Këshilloji ata me Kuranin, me qëllim që të mos i humbasin shpirtrat e tyre për shkak të veprave të veta. Përveç Allahut, ata nuk do të kenë as ndihmës, as ndërmjetës. Edhe sikur të ofrojnë çdo lloj shpagimi, nuk do t’u pranohet. Këta janë ata që do të lihen në humbje për shkak të veprave që kanë bërë. Ata do të pinë ujë të valuar dhe do të kenë dënim të dhembshëm për shkak të mosbesimit të tyre.*
Kul ‘ened’u min duni Ellahi ma la jenfa’una we la jedurruna we nureddu ‘ala ‘a’kabina ba’de ‘idh hedanallahu kalledhi estehwet/hu esh-shejatinu fil-’erdi hejrane lehu ‘eshabun jed’unehu ‘ilal-huda e’tina kul ‘inne huda Ellahi huwel-huda we ‘umirna linuslime lirebbil-’alemine
Thuaj: “A të adhurojmë në vend të Allahut çfarë nuk na sjell as dobi, as dëm?! A të kthehemi mbrapsht, pasi Allahu na udhëzoi, duke u bërë si i magjepsuri nga djajtë, që sillet i çoroditur nëpër tokë, ndonëse shokët e thërrasin në rrugë të drejtë: “Eja tek ne”?! Thuaj: “Udhëzimi i Allahut është i vetmi udhëzim i drejtë! Ne jemi të urdhëruar t’i nënshtrohemi Zotit të botëve,*
We huwel-ledhi haleka es-semawati wel-’erde bil-hekki we jewme jekulu kun fejekunu kawluhul-hekku we lehul-mulku jewme junfehu fi es-suri ‘alimul-gajbi we esh-shehadeti we huwel-hekimul-habir
Është Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën për një qëllim. Ditën kur Ai thotë “Bëhu”, ajo bëhet. Fjala e Tij është e Vërteta dhe Atij i përket pushteti Ditën kur fryhet në Sur[94]. Ai e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai është i Urti dhe i Gjithëdijshmi”.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[94] Suri është një bri që do të fryhet nga engjëlli Israfil dy herë: herën e parë për të lajmëruar ardhjen e Kiametit; dhe herën e dytë për të lajmëruar fillimin e ringjalljes.
We ‘idh kale ‘ibrahimu li’ebihi ‘azere ‘etettehidhu ‘esnamæn ‘aliheten ‘inni ‘erake we kawmeke fi delalin mubinin
Trego për Ibrahimin, kur ai i tha të atit, Azerit: “A do t’i adhurosh idhujt si zotat e tu?! Unë vërtet po shoh se ti dhe populli yt jeni në humbje të madhe”.*
Felemma re’al-kamere bazigæn kale hadha rabbi felemma ‘efele kale le’in lem jehdini rabbi le’ekunenne minel-kawmi ed-dalline
Kur pa Hënën duke lindur, tha: “Ky është Zoti im!” Por, pasi ajo perëndoi, ai tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon në rrugën e mbarë, me siguri do të bëhem njëri nga të humburit”.*
Felemma re’a esh-shemse bazigaten kale hadha rabbi hadha ‘ekberu felemma ‘efelet kale ja kawmi ‘inni beri’un mimma tushrikune
Kur vërejti Diellin duke lindur, ai thërriti: “Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” Por, pasi dielli perëndoi, ai tha: “O populli im, unë jam larg nga idhujt që ju ia shoqëroni Allahut në adhurim!*
We haxhxhehu kawmuhu kale ‘etuhaxhxhuni fi Ellahi we kad hedani we la ‘ehafu ma tushrikune bihi ‘illa ‘en jesha’e rabbi shej’æn wesi’a rabbi kulle shej’in ‘ilmæn ‘efela tetedhekkerune
Dhe, kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Doni të polemizoni me mua për Allahun, ndërkohë që Ai më ka udhëzuar në rrugën e drejtë?! Unë nuk i kam frikë idhujt tuaj, sepse vetëm po të dojë Zoti im, ata mund të më lëndojnë. Zoti im, me dijeninë e vet ka përfshirë çdo gjë. A nuk po mendoni?*
We kejfe ‘ehafu ma ‘eshrektum we la tehafune ‘ennekum ‘eshrektum billahi ma lem junezzil bihi ‘alejkum sultanæn fe’ejjul-ferikajni ‘ehekku bil-’emni ‘in kuntum ta’lemune
E si të frikësohem nga zotat tuaj të rremë, ndërkohë që ju nuk keni frikë t’i shoqëroni Allahut idhuj, për të cilët Ai nuk ju ka zbritur kurrfarë argumenti?! Cili nga ne e meriton të jetë i sigurt? Më thoni, nëse njihni të vërtetën!*
We tilke huxhxhetuna ‘atejnaha ‘ibrahime ‘ala kawmihi nerfa’u derexhatin men nesha’u ‘inne rebbeke hekimun ‘alimun
Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngremë kë të duam në shkallë të lartë. Vërtet, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëdijshëm.*
We wehebna lehu ‘ishaka we ja’kube kullæn hedejna we nuhæn hedejna min kablu we min dhurrijetihi dawude we sulejmane we ‘ejjube we jusufe we musa we harune we kedhelike nexhzil-muhsinine
Ne i dhuruam atij Is'hakun dhe Jakubin. Që të dy këta i udhëzuam në rrugë të drejtë, ashtu siç patëm udhëzuar më parë Nuhun. Ndër pasardhësit e tij Ne udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë punëmirët.*
Dhalike huda Ellahi jehdi bihi men jesha’u min ‘ibadihi we lew ‘eshreku lehebite ‘anhum ma kanu ja’melune
Ky është udhëzimi i Allahut, të cilin Ai ia jep kujt të dojë nga robërit e Vet. Por, nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.*
‘Ula’ikel-ledhine ‘atejnahumul-kitabe wel-hukme we en-nubuwete fe’in jekfur biha ha’uula’ fekad we kkelna biha kawmæn lejsu biha bikafirine
Këta janë ata që u kemi dhënë Librin, Urtësinë dhe Profecinë. E, nëse ata (banorët e Mekës) i mohojnë këto, Ne do t’ia besojmë një populli tjetër që nuk do t’i mohojë.*
‘Ula’ikel-ledhine hedallahu febihudahumu ektedihi kul la ‘es’elukum ‘alejhi ‘exhræn ‘in huwe ‘illa dhikra lil’alemine
Këta janë ata, të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi për atë. Ai është vetëm këshillë për të gjithë botët (njerëzit dhe xhindet)”.*
We ma kaderu Ellahe hekka kadrihi ‘idh kalu ma ‘enzelel-lahu ‘ala besherin min shej’in kul men ‘enzelel-kitabel-ledhi xha’e bihi musa nuræn we huden lilnnasi texh’alunehu karatise tubduneha we tuhfune kethiræn we ‘ullimtum ma lem ta’lemu ‘entum we la ‘aba’uukum kuli Ellahu thumme dherhum fi hawdihim jel’abune
Ata nuk e vlerësojnë siç duhet Allahun, kur thonë: “Allahu nuk i ka zbritur asgjë njeriut”[95]. Thuaj: “Atëherë, kush e shpalli Librin që solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit?! Librin që ju e keni shpërndarë në fletë, ca prej të cilave i tregoni, ndërsa shumicën e fshihni, ndonëse tani keni mësuar diçka që as ju, as etërit tuaj nuk e keni ditur më parë?! Thuaj: “Allahu e ka shpallur (atë Libër)!” Pastaj lëri ata që të argëtohen me gënjeshtrat e tyre.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[95] Sipas disa komentuesve të Kuranit, bëhet fjalë për disa hebrenj që polemizuan me Profetin Muhamed (a.s.).
We hedha kitabun ‘enzelnahu mubarekun museddikul-ledhi bejne jedejhi we litundhire ‘ummel-kura we men hewleha wel-ledhine ju’uminune bil-’ahireti ju’uminune bihi we hum ‘ala selatihim juhafidhune
Ky (Kuran) është një Libër i bekuar, të cilin ta kemi shpallur ty (o Muhamed), si vërtetues të atij (Teuratit) që gjendet para tij dhe që të paralajmërosh popullin e nënës së qyteteve (Mekës) dhe ata që banojnë rreth saj. Ata që besojnë në jetën e ardhshme, besojnë edhe në të (Kuran) dhe kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.*
We men ‘edhlemu mimmeni eftera ‘ala Ellahi kedhibæn ‘ew kale ‘uhije ‘ilejje we lem juhe ‘ilejhi shej’un we men kale se’unzilu mithle ma ‘enzelel-lahu we lew tera ‘idhi edh-dhalimune fi gameratil-mewti wel-mela’iketu basitu ‘ejdihim ‘ehrixhu ‘enfusekumul-jewme tuxhzewne ‘adhabel-huni bima kuntum tekulune ‘ala Ellahi gajrel-hekki we kuntum ‘an ‘ajatihi testekbirune
Kush është keqbërës më i madh se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose që thotë: “Kjo më është shpallur mua”, ndërkohë që asgjë nuk i është shpallur atij? Ose që thotë: “Unë mund të shpall diçka si ajo që ka shpallur Allahu.” Ah sikur t’i shihje keqbërësit gjatë agonisë së vdekjes, kur engjëjt zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak të të pavërtetave që keni thënë për Allahun dhe që keni shpërfillur shpalljet e Tij”.*
We lekad xhi’tumuna furada kema haleknakum ‘ewwele merretin we terektum ma hawwelnakum wera’e dhuhurikum we ma nera me’akum shufa’a’ekumul-ledhine ze’amtum ‘ennehum fikum shureka’u lekad tekatte’a bejnekum we delle ‘ankum ma kuntum tez’umune
(Allahu do t’u thotë): “Tashmë na vini veç e veç, ashtu siç ju krijuam herën e parë, duke lënë pas vetes ato që ju patëm dhuruar. Ne nuk po i shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj, për të cilët pretendonit se ishin ortakët e Allahut. Midis jush janë shkëputur të gjitha lidhjet dhe ajo tek e cila shpresonit, ju ka lënë në baltë”.*
‘Innall-llahe falikul-hebbi we en-newa juhrixhul-hejje minel-mejjiti we muhrixhul-mejjiti minel-hejji dhelikumu Ellahu fe’enna tu’ufekune
Me të vërtetë, Allahu është Ai që farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Ai e nxjerr të gjallën prej të vdekurës dhe të vdekurën prej të gjallës. Ky është Allahu. Atëherë, përse i largoheni Atij?*
Falikul-’isbahi we xhe’alel-lejle sekenæn we esh-shemse wel-kamere husbanæn dhalike tekdirul-’azizil-’alimi
Ai bën të feksë drita e agimit. Ai e ka bërë natën për pushim, ndërsa Diellin dhe Hënën për të njehsuar kohën. Kjo është urdhëresa e Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.*
We huwel-ledhi ‘enshe’ekum min nefsin wahidetin femustekarrun we mustewda’un kad fesselnal-’ajati likawmin jefkahun
Është Ai që ju ka krijuar prej një njeriu të vetëm, që të jetoni dhe të preheni në tokë. Ne ua kemi shpjeguar qartë shpalljet Tona njerëzve që kuptojnë.*
We huwel-ledhi ‘enzele mine es-sema’i ma’en fe’ehrexhna bihi nebate kulli shej’in fe’ehrexhna minhu hadiræn nuhrixhu minhu hebbæn muterakibæn we mine en-nehli min tel’iha kinwanun danijetun we xhennatin min ‘a’nabin we ez-zejtune we er-rummane mushtebihæn we gajre muteshabihin endhuru ‘ila themerihi ‘idha ‘ethmere we jen’ihi ‘inne fi dhalikum le’ajatin likawmin ju’uminune
Është Ai që lëshon nga qielli ujë, nëpërmjet të cilit Ai nxjerr sythat e çdo bime. Prej kësaj Ne nxjerrim gjelbërim, kokrra gruri në kallinj, palma hurme të ngarkuara me kalaveshë të ulët, kopshte rrushi, ulliri dhe shege, që ngjajnë, por që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Vështroni frytet e tyre kur formohen dhe piqen. Sigurisht që në këto ka shenja për njerëzit që besojnë.*
We xhe’alu lillahi shureka’el-xhinne we halekahum we hareku lehu benine we benatin bigajri ‘ilmin subhanehu we ta’ala ‘amma jesifune
Idhujtarët i shohin xhindet si ortakë të Allahut, ndërkohë që Ai i ka krijuar ata. Me padituri, i kanë veshur Atij djem e vajza. I lavdëruar qoftë Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia veshin ata!*
Bedi’u es-semawati wel-’erdi ‘enna jekunu lehu weledun we lem tekun lehu sahibetun we haleka kulle shej’in we huwe bikulli shej’in ‘alimun
Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe është i Dijshëm për çdo gjë.*
Kad xha’ekum besa’iru min rabbikum femen ‘ebsere felinefsihi we men ‘amije fe’alejha we ma ‘ena ‘alejkum bihefidhin
(Thuaju o Muhamed): “Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj prova të qarta. Ai që i sheh ato, i sjell dobi vetes, ndërsa ai që i mbyll sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.*
We kedhelike nuserriful-’ajati we lijekulu dereste we linubejjinehu likawmin ja’lemune
Kështu, Ne i shpjegojmë shpalljet Tona në mënyra të ndryshme, që ata të thonë: “Ti i ke mësuar këto!” dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve që dinë (të drejtën).*
We la tesubbul-ledhine jed’une min duni Ellahi fejesubbu Ellahe ‘adwen bigajri ‘ilmin kedhalike zejjenna likulli ‘ummetin ‘amelehum thumme ‘ila rabbihim merxhi’uhum fejunebbi’uhum bima kanu ja’melune
Mos i shani idhujt që ata i adhurojnë në vend të Allahut, në mënyrë që ata të mos e shajnë Allahun armiqësisht nga padija. Kështu, Ne ia paraqesim të bukura çdo populli veprat e veta. Pastaj, ata do të kthehen te Zoti i tyre, i Cili do t’i lajmërojë për gjithçka që kanë bërë.*
We ‘eksemu billahi xhehde ‘ejmanihim le’in xha’et/hum ‘ajetun leju’uminunne biha kul ‘innemal-’ajatu ‘indel-lahi we ma jush’irukum ‘enneha ‘idha xha’et la ju’uminune
Ata betohen solemnisht në Allahun se, nëse iu vjen një mrekulli, ata me siguri do të besojnë. Thuaj: “Mrekullitë janë vetëm te Allahu!” E kush ju siguron se ata, kur t’u vijë një mrekulli, do të besojnë?*
We nukallibu ‘ef’idetehum we ‘ebsarehum kema lem ju’uminu bihi ‘ewwele merretin we nedheruhum fi tugjanihim ja’mehune
Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta, sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) herën e parë. Ne do t’i lëmë ata që të bredhin të verbër në humbje e mosbesim.*
We lew ‘ennena nezzelna ‘ilejhimul-mela’ikete we kellemehumul-mewta we hesherna ‘alejhim kulle shej’in kubulæn ma kanu liju’uminu ‘illa ‘en jesha’el-lahu we lekinne ‘ektherehum jexhhelune
Edhe sikur t’u dërgonim atyre engjëjt, t’i bënim të vdekurit t’u flisnin atyre dhe t’i tubonin të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte; por shumica e tyre janë të paditur.*
We kedhelike xhe’alna likulli nebijin ‘aduwæn shejatinel-’insi wel-xhinni juhi ba’duhum ‘ila ba’din zuhrufel-kawli gururæn we lew sha’e rebbuke ma fe’aluhu fedherhum we ma jefterune
Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhindeve, të cilët e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim. Por, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin kështu, prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre.*
‘Efegajrel-lahi ‘ebtegi hekemæn we huwel-ledhi ‘enzele ‘ilejkumul-kitabe mufesselæn wel-ledhine ‘atejnahumul-kitabe ja’lemune ‘ennehu munezzelun min rabbike bil-hekki fela tekunenne minel-mumterine
Thuaj: “Vallë, a të kërkoj tjetër gjykatës përveç Allahut, kur është Ai që ju ka zbritur këtë Libër të hollësishëm?!” Ata që Ne u kemi dhënë Shkrimet e shenjta, e dinë se Kurani është me të vërtetë i zbritur nga Zoti yt. Prandaj, kurrsesi mos u bëj nga ata që dyshojnë!*
We ma lekum ‘ella te’kulu mimma dhukire esmu Ellahi ‘alejhi we kad fessele lekum ma herreme ‘alejkum ‘illa ma edturirtum ‘ilejhi we ‘inne kethiræn lejudillune bi’ehwa’ihim bigajri ‘ilmin ‘inne rebbeke huwe ‘a’lemu bil-mu’tedine
E përse të mos e hani atë që është therur me emrin e Allahut, kur Ai tashmë jua ka shpjeguar ç’është e ndaluar, përveçse kur jeni në shtrëngesë?! Shumë njerëz i largojnë të tjerët nga rruga e drejtë nga padija dhe nga dëshirat e tyre të kota. Në të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që e kanë kaluar kufirin.*
We la te’kulu mimma lem judhkeri esmu Ellahi ‘alejhi we ‘innehu lefiskun we ‘inne esh-shejatine lejuhune ‘ila ‘ewlija’ihim lijuxhadilukum we ‘in ‘eta’tumuhum ‘innekum lemushrikune
Mos hani asnjë mish që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është gjynah! Në të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që t’ju kundërshtojnë ju. E nëse ju u bindeni atyre, me siguri që edhe ju do të ishit idhujtarë.*
‘Ewemen kane mejtæn fe’ehjejnahu we xhe’alna lehu nuræn jemshi bihi fi en-nasi kemen metheluhu fi edh-dhulumati lejse biharixhin minha kedhalike zujjine lilkafirine ma kanu ja’melune
A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?! Kësisoj, jobesimtarëve u duken të bukura veprat që bëjnë.*
We ‘idha xha’et/hum ‘ajetun kalu len nu’umine hetta nu’uta mithle ma ‘utije rusulu Ellahi Ellahu ‘a’lemu hejthu jexh’alu risaletehu sejusibul-ledhine ‘exhremu segarun ‘indel-lahi we ‘adhabun shedidun bima kanu jemkurune
Kur atyre u vjen ndonjë mrekulli, thonë: “Ne nuk do të besojmë derisa të mos na jepet diçka, si ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” Allahu e di më mirë se kujt ia jep mesazhin e Vet. Atyre që kanë bërë gjynahe, do t’u vijë një poshtërim nga ana e Allahut dhe ndëshkim i ashpër për shkak të kurtheve që ngrinin.*
Femen juridi Ellahu ‘en jehdijehu jeshreh sedrehu lil’islami we men jurid ‘en judillehu jexh’al sedrehu dejjikæn herexhæn ke’ennema jessa’’adu fi es-sema’i kedhalike jexh’alu Ellahu er-rixhse ‘alel-ledhine la ju’uminune
Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë.*
We jewme jehshuruhum xhemi’æn ja ma’sherel-xhinni kadi estekthertum minel-’insi we kale ‘ewlija’uuhum minel-’insi rebbena estemte’a ba’duna biba’din we belegna ‘exhelenal-ledhi ‘exhxhelte lena kale en-naru methwakum halidine fiha ‘illa ma sha’el-lahu ‘inne rebbeke hekimun ‘alimun
Ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” - Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.*
Ja ma’sherel-xhinni wel-’insi ‘elem je’tikum rusulun minkum jekussune ‘alejkum ‘aja ti we jundhirunekum lika’e jewmikum hadha kalu shehidna ‘ala ‘enfusina we garret/humul-heja etu ed-dunja we shehidu ‘ala ‘enfusihim ‘ennehum kanu kafirine
“O tog i xhindeve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj, për t’ju treguar shpalljet Tona dhe për t’ju paralajmëruar takimin me këtë ditë?” Ata do të thonë: “Ne dëshmojmë kundër vetes sonë”. Vërtet, jeta e kësaj bote i mashtroi ata, kështu që ata do të dëshmojnë kundër vetes se kanë qenë mohues.*
We rebbukel-ganiju dhu er-rehmeti ‘in jeshe’ judh/hibkum we jestehlif min ba’dikum ma jesha’u kema ‘enshe’ekum min dhurrijeti kawmin ‘aharine
Zoti yt është i Vetëmjaftueshmi dhe Zotëruesi i mëshirës. Nëse do, ju zhduk dhe sjell pas jush çfarë të dojë, ashtu si ju ka krijuar nga pasardhësit e popujve të tjerë.*
Kul ja kawmi a’melu ‘ala mekanetikum ‘inni ‘amilun fesewfe ta’lemune men tekunu lehu ‘akibetu ed-dari ‘innehu la juflihu edh-dhalimune
Thuaj: “O populli im, punoni në drejtimin tuaj, ndërkohë që edhe unë bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se për kë do të jetë fundi i mirë. Njëmend, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.*
We xhe’alu lillahi mimma dhere’e minel-herthi wel-’en’am nesibæn fekalu hadha lillahi biza’mihim we hedha lishureka’ina fema kane lishureka’ihim fela jesilu ‘ila Ellahi we ma kane lillahi fehuwe jesilu ‘ila shureka’ihim sa’e ma jehkumune
Ata[96] kanë caktuar për Allahun pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është për idhujt tanë”. Mirëpo ajo pjesë që është për idhujt e tyre, nuk arrin te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Allahun - ajo arrin te idhujt e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata!*
We kedhelike zejjene likethirin minel-mushrikine katle ‘ewladihim shureka’uuhum lijurduhum we lijelbisu ‘alejhim dinehum we lew sha’el-lahu ma fe’aluhu fedherhum we ma jefterune
Shumë paganëve, idhujt e tyre ua kanë bërë t’u duket e bukur vrasja e fëmijëve të tyre, për t’i shkatërruar dhe për t’ua pështjelluar besimin. Sikur të donte Allahu, ata nuk do ta bënin atë. Lërini ata dhe trillimet e tyre.*
We kalu hedhihi ‘en’amun we herthun hixhrun la jet’amuha ‘illa men nesha’u biza’mihim we ‘en’amun hurrimet dhuhuruha we ‘en’amun la jedhkurune esmel-lahi ‘alejha eftira’en ‘alejhi sejexhzihim bima kanu jefterune
Ata thonë sipas hamendjes së tyre: “Këto bagëti shtëpiake dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç atyre që ua lejojmë ne”. Disa kafshë shtëpiake ata i kanë bërë të ndaluara për ngarkim, ndërsa disa bagëti i therin pa e përmendur emrin e Allahut, duke trilluar gënjeshtra për Të. Ai do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara.*
We kalu ma fi butuni hedhihil-’en’ami halisetun lidhukurina we muherremun ‘ala ‘ezwaxhina we ‘in jekun mejteten fehum fihi shureka’u sejexhzihim wesfehum ‘innehu hekimun ‘alimun
Ata thonë gjithashtu: “Ajo që gjendet në barkun e këtyre bagëtive, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të ndaluara”. Por, nëse lindin të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) janë pjesëmarrës në të”. Allahu do t’i ndëshkojë ata për çfarë i veshin Atij. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.*
Kad hasirel-ledhine katelu ‘ewladehum sefehæn bigajri ‘ilmin we herremu ma rezekahumu Ellahu eftira’en ‘ala Ellahi kad dellu we ma kanu muhtedine
Të humbur janë ata që i vrasin fëmijët e tyre nga mendjelehtësia dhe padija dhe i bëjnë të ndaluara ato që ua ka dhuruar Allahu, duke trilluar kështu gënjeshtra rreth Allahut. Ata janë të devijuar dhe aspak të udhëzuar.*
We huwel-ledhi ‘enshe’e xhennatin ma’rushatin we gajre ma’rushatin we en-nehle we ez-zer’a muhtelifæn ‘ukuluhu we ez-zejtune we er-rummane muteshabihæn we gajre muteshabihin kulu min themerihi ‘idha ‘ethmere we ‘atu hekkahu jewme hesadihi we la tusrifu ‘innehu la juhibbul-musrifine
Është Ai që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme. Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre! Por mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë!*
We minel-’en’ami hemuleten we fershæn kulu mimma rezekakumu Ellahu we la tettebi’u hutuwati esh-shejtani ‘innehu lekum ‘aduwun mubinun
Ai ka krijuar disa bagëti për ngarkim dhe për ushqim. Hani nga ato që jua ka dhuruar Allahu dhe mos ndiqni gjurmët e djallit. Ai është për ju armik i hapur.*
Ai ju ka dhënë tetë lloje bagëtish në çifte. Merr dy llojet[97] për dhentë dhe dy për dhitë. Thuaju[98]: “A i ka ndaluar Allahu dy meshkujt ose dy femrat, ose atë që mbajnë në bark dy femrat?” Lajmëromëni mua me dije të saktë, nëse ajo që thoni është e vërtetë!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[97] Llojin mashkull dhe llojin femër. [98] Pra, thuaju paganëve, o Muhamed!
We minel-’ibili ethnejni we minel-bekari ethnejni kul ‘aldhdhekerejni herreme ‘emil-’unthejejni ‘emma eshtemelet ‘alejhi ‘erhamul-’unthejejni ‘em kuntum shuheda’e ‘idh wessakumu Ellahu bihedha femen ‘edhlemu mimmeni eftera ‘ala Ellahi kedhibæn lijudille en-nase bigajri ‘ilmin ‘innall-llahe la jehdil-kawme edh-dhalimine
Merr dy llojet për devetë edhe dy për lopët. Thuaju: “A i ka ndaluar Allahu meshkujt apo femrat ose atë që e mbajnë në bark dy femrat? Apo mos keni qenë të pranishëm kur Allahu ju ka urdhëruar për këtë? Atëherë, kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra rreth Allahut, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija? Pa dyshim, Allahu nuk i çon në rrugë të drejtë keqbërësit.*
Kul la ‘exhidu fi ma ‘uhije ‘ilejje muherremæn ‘ala ta’imin jet’amuhu ‘illa ‘en jekune mejteten ‘ew demæn mesfuhæn ‘ew lehme hinzirin fe’innehu rixhsun ‘ew fiskæn ‘uhille ligajri Ellahi bihi femeni edturre gajre bagin we la ‘adin fe’inne rebbeke gafurun Rehimun
Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua asgjë që e ndalon njeriun të hajë çfarë të dojë, përveç kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur, mishit të derrit – se këto janë të ndyta – dhe mishit që është therur në emër të dikujt tjetër në vend të Allahut. Por kushdo që detyrohet nga nevoja të hajë ndonjë gjë prej këtyre, pa dashur të bëjë gjynah dhe pa e kaluar kufirin, nuk do të fajësohet. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.*
We ‘alel-ledhine hadu herremna kulle dhi dhufurin we minel-bekari wel-ganemi herremna ‘alejhim shuhumehuma ‘illa ma hemelet dhuhuruhuma ‘ewil-hewaja ‘ew ma ehtelete bi’adhmin dhalike xhezejnahum bibegjihim we ‘inna lesadikune
Ne ua ndaluam hebrenjve (të hanin) të gjitha kafshët që kanë kthetra (ose njëthundrakët), ndërsa nga lopët e delet, atyre ua ndaluam dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës ose të zorrëve, ose atë që është i lidhur me eshtra. Me këtë, Ne i ndëshkuam ata për shkak të mosbindjes së tyre. Ne, pa dyshim, themi të vërtetën.*
Fe’in kedhdhebuke fekul rebbukum dhu rehmetin wasi’atin we la jureddu be’suhu ‘anil-kawmil-muxhrimine
Prandaj, nëse ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Zoti juaj është zotërues i mëshirës së gjerë, por ndëshkimi i Tij nuk do të prapësohet nga populli keqbërës”.*
Sejekulul-ledhine ‘eshreku lew sha’el-lahu ma ‘eshrekna we la ‘aba’uuna we la herremna min shej’in kedhalike kedhdhebel-ledhine min kablihim hetta dhaku be’sena kul hel ‘indekum min ‘ilmin fetuhrixhuhu lena ‘in tettebi’une ‘illa edh-dhenne we ‘in ‘entum ‘illa tehrusune
Idhujtarët do të thonë: “Sikur të donte Allahu, nuk do të adhuronim tjetër veç Tij as ne, as baballarët tanë dhe ne nuk do të kishim bërë të ndaluar asgjë”. Kështu mohonin edhe ata para tyre, derisa shijuan dënimin tonë. Thuaju: “A keni ndonjë provë të na paraqitni? Ju mbështeteni vetëm në hamendje dhe jeni vetëm gënjeshtarë”.*
Kul helumme shuheda’ekumul-ledhine jesh/hedune ‘ennel-lahe herreme hadha fe’in shehidu fela tesh/hed me’ahum we la tettebi’ ‘ehwa’el-ledhine kedhdhebu bi’ajatina wel-ledhine la ju’uminune bil-’ahireti we hum birebbihim ja’dilune
Thuaj: “Sillni dëshmitarët tuaj që dëshmojnë se Allahu e ka ndaluar këtë!” E, nëse dëshmojnë (duke gënjyer), ti mos dëshmo me ata. Mos i ndiq dëshirat e kota të atyre që hedhin poshtë shpalljet Tona, nuk besojnë në Botën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë të barabartë me Zotin e tyre!*
Kul ta’alew ‘etlu ma herreme rebbukum ‘alejkum ‘ella tushriku bihi shej’æn we bil-walidejni ‘ihsanæn we la tektulu ‘ewladekum min ‘imlakin nehnu nerzukukum we ‘ijahum we la tekrebul-fewahishe ma dhehere minha we ma betene we la tektulu en-nefsel-leti herremel-lahu ‘illa bil-hekki dhalikum wessakum bihi le’allekum ta’kilune
Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.”*
We la tekrebu malel-jetimi ‘illa bi-eti hije ‘ehsenu hetta jebluga ‘eshuddehu we ‘ewful-kejle wel-mizane bil-kisti la nukellifu nefsæn ‘illa wus’aha we ‘idha kultum fa’dilu we lew kane dha kurba we bi’ahdi Ellahi ‘ewfu dhalikum wessakum bihi le’allekum tedhekkerune
Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveçse për ta rregulluar, derisa të mbërrijë pjekurinë! Kryejeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij! Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj! Plotësojani besën e dhënë Allahut! Këto ju porosit Ai që të mos harroni.*
We ‘enne hadha sirati mustekimæn fe ettebi’uhu we la tettebi’u es-subule feteferreka bikum ‘an sebilihi dhalikum wessakum bihi le’allekum tettekune
Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.*
Thumme ‘atejna musal-kitabe temamæn ‘alel-ledhi ‘ehsene we tefsilæn likulli shej’in we huden we rehmeten le’allehum bilika’i rabbihim ju’uminune
Ne i dhamë Musait Librin si plotësim (të mirësisë Sonë) për atë që vepron mirë, si shpjegim për çdo gjë dhe si udhërrëfyes e mëshirë, që ata (hebrenjtë) të mund të besonin në takimin me Zotin e tyre.*
‘Ew tekulu lew ‘enna ‘unzile ‘alejnal-kitabu lekunna ‘ehda minhum fekad xha’ekum bejjinetun min rabbikum we huden we rehmetun femen ‘edhlemu mimmen kedhdhebe bi’ajati Ellahi we sedefe ‘anha senexhzil-ledhine jesdifune ‘an ‘ajatina su’el-’adhabi bima kanu jesdifune
Ose që të mos thoni: “Sikur Shkrimet e shenjta të na ishin shpallur neve, ne do të ishim më të udhëzuar se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj provë e qartë, udhërrëfim dhe mëshirë! Atëherë, kush është më keqbërës se ai që i përgënjeshtron shpalljet e Allahut dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndëshkojmë me dënim të rëndë ata që shmangen nga shpalljet Tona, për shkak se u larguan.*
Hel jendhurune ‘illa ‘en te’tijehumul-mela’iketu ‘ew je’tije rebbuke ‘ew je’tije ba’du ‘ajati rabbike jewme je’ti ba’du ‘ajati rabbike la jenfa’u nefsæn ‘imanuha lem tekun ‘amenet min kablu ‘ew kesebet fi ‘imaniha hajræn kul entedhiru ‘inna muntedhirune
A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt ose të vijë Zotit yt, ose të vijnë disa shenja të Zotit tënd? Ditën kur të vijnë disa shenja të Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e tij! Thuaju: “Pritni, se edhe ne po presim!”.*
‘Innel-ledhine ferreku dinehum we kanu shija’æn leste minhum fi shej’in ‘innema ‘emruhum ‘ila Ellahi thumme junebbi’uhum bima kanu jef’alune
Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte. Te Allahu është puna e tyre e pastaj Ai do t’u tregojë çfarë patën punuar.*
Men xha’e bil-heseneti felehu ‘ashru ‘emthaliha we men xha’e bis-sejji’eti fela juxhza ‘illa mithleha we hum la judhlemune
Kush bën një vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetëfish. Kush bën një vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas gjynahut që ka bërë dhe nuk do t’i bëhet kurrfarë padrejtësie.*
Kul ‘inneni hedani rabbi ‘ila siratin mustekimin dinæn kijemæn millete ‘ibrahime henifæn we ma kane minel-mushrikine
Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit besimplotë, i cili nuk ka qenë adhurues i idhujve”.*
Kul ‘egajrel-lahi ‘ebgi rebbæn we huwe rebbu kulli shej’in we la teksibu kullu nefsin ‘illa ‘alejha we la teziru waziretun wizre ‘uhra thumme ‘ila rabbikum merxhi’ukum fejunebbi’ukum bima kuntum fihi tehtelifune
Thuaj: “A mos vallë do të kërkoj unë tjetër zot, përveç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje? Kushdo që bën diçka, punon për vete dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit. Pastaj të gjithë do të ktheheni te Zoti juaj dhe Ai do t’ju tregojë për kundërshtitë që kishit mes jush.*
We huwel-ledhi xhe’alekum hala’ifel-’erdi we refe’a ba’dekum fewka ba’din derexhatin lijebluwekum fi ma ‘atakum ‘inne rebbeke seri’ul-’ikabi we ‘innehu legafurun Rehimun
Ai ju ka bërë pasardhës të njëri-tjetrit në Tokë dhe ka ngritur në shkallë disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar në atë që ju ka dhënë. Sigurisht që Zoti yt është i shpejtë në dënim, por, në të vërtetë, Ai është edhe Falës e Mëshirëplotë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.