7. Araf · ajete 195–202

سورة الأعراف
195

أَلَهُمۡ أَرۡجُلٞ يَمۡشُونَ بِهَآۖ أَمۡ لَهُمۡ أَيۡدٖ يَبۡطِشُونَ بِهَآۖ أَمۡ لَهُمۡ أَعۡيُنٞ يُبۡصِرُونَ بِهَآۖ أَمۡ لَهُمۡ ءَاذَانٞ يَسۡمَعُونَ بِهَاۗ قُلِ ٱدۡعُواْ شُرَكَآءَكُمۡ ثُمَّ كِيدُونِ فَلَا تُنظِرُونِ

‘Elehum ‘erxhulun jemshune biha ‘em lehum ‘ejdin jebtishune biha ‘em lehum ‘a’junun jubsirune biha ‘em lehum ‘adhanun jesma’une biha kuli ed’u shureka’ekum thumme kiduni fela tundhiruni

A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta, a kanë veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurni kurtha për mua e mos pritni".

196

إِنَّ وَلِـِّۧيَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي نَزَّلَ ٱلۡكِتَٰبَۖ وَهُوَ يَتَوَلَّى ٱلصَّٰلِحِينَ

‘Inne welijijel-lahul-ledhi nezzelel-kitabe we huwe jetewella es-salihine

Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.

197

وَٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَكُمۡ وَلَآ أَنفُسَهُمۡ يَنصُرُونَ

Wel-ledhine ted’une min dunihi la jesteti’une nesrekum we la ‘enfusehum jensurune

E ata që ju i lutni pos Tij, ata nuk kanë mundësi për ndihmë ndaj jush e as veten ta ndihmojnë.

198

وَإِن تَدۡعُوهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ لَا يَسۡمَعُواْۖ وَتَرَىٰهُمۡ يَنظُرُونَ إِلَيۡكَ وَهُمۡ لَا يُبۡصِرُونَ

We ‘in ted’uhum ‘ilal-huda la jesma’u we terahum jendhurune ‘ilejke we hum la jubsirune

Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Çështja e përfundimit të jetës së kësaj ekzistence është enigmë për të gjitha krijesat, duke përfshirë edhe pejgamberët e melaiket. Kijameti do të vijë befas, prandaj çdo parashikim është vetëm supozim. Pejgamberi a.s. me urdhrin e Zotit e shpreh qartë paaftësinë e njeriut për sendet e fshehta, pra është çudi se si disa njerëz ende mashtrohen dhe shpresojnë, se fati i tyre është në dorë të ndonjë tjetri pos Zotit. Në kaptinën En Nisaë është theksuar krijimi i Ademit, i shoqes së tij dhe i pasardhësve. Këtu përmendet se si në ditët e para të shtatzanisë barra është aq e lehtë sa nuk hetohet, por gradualisht rëndohet dhe atëherë prindërit fillojnë të interesohen për pasardhësin e tyre, e veçanërisht për shëndetin e tij pa të meta. E udhës është që njerëzit të falënderojnë Allahun për një dhuratë të tillë. Mirëpo shumë njerëz e harrojnë të mirën dhe nuk respektojnë udhëzimet e Krijuesit të tyre, e madje edhe i falënderohen dikujt tjetër.
199

خُذِ ٱلۡعَفۡوَ وَأۡمُرۡ بِٱلۡعُرۡفِ وَأَعۡرِضۡ عَنِ ٱلۡجَٰهِلِينَ

Hudhil-’afwe we ‘mur bil-’urfi we ‘a’rid ‘anil-xhahiline

Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.

200

وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ نَزۡغٞ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

We ‘imma jenzeganneke mine esh-shejtani nezgun fasta’idh billahi ‘innehu semi’un ‘alimun

E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.

201

إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ إِذَا مَسَّهُمۡ طَٰٓئِفٞ مِّنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ تَذَكَّرُواْ فَإِذَا هُم مُّبۡصِرُونَ

‘Innel-ledhine ettekaw ‘idha messehum ta’ifun mine esh-shejtani tedhekkeru fe’idha hum mubsirune

Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).

202

وَإِخۡوَٰنُهُمۡ يَمُدُّونَهُمۡ فِي ٱلۡغَيِّ ثُمَّ لَا يُقۡصِرُونَ

We ‘ihwanuhum jemuddunehum fil-gajji thumme la juksirune

E vëllezërit e tyre (jo të ruajturit) i përkrahin (shejtanët) për në humbje dhe nuk u ndahen.