74. Mudethir
سورة الـمّـدّثّـر 56 ajetePërkthimi Hasan Nahi
Texhvid
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلرُّجۡزَ فَٱهۡجُرۡ
dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَلَا تَمۡنُن تَسۡتَكۡثِرُ
Mos jep gjë me synimin që të marrësh më shumë*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَذَٰلِكَ يَوۡمَئِذٖ يَوۡمٌ عَسِيرٌ
ajo do të jetë një ditë e rëndë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ غَيۡرُ يَسِيرٖ
Për jobesimtarët nuk do të jetë aspak e lehtë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ذَرۡنِي وَمَنۡ خَلَقۡتُ وَحِيدٗا
Më lër Vetëm (të merrem) me atë që e krijova*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَجَعَلۡتُ لَهُۥ مَالٗا مَّمۡدُودٗا
dhe i dhashë pasuri të pamasë*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَمَهَّدتُّ لَهُۥ تَمۡهِيدٗا
Unë ia bëra kamjen të lehtë e të shtruar,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ثُمَّ يَطۡمَعُ أَنۡ أَزِيدَ
e, megjithatë, ai lakmon që t’i jap më tepër.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كـَلَّآۖ إِنَّهُۥ كَانَ لِأٓيَٰتِنَا عَنِيدٗا
Jo, kurrsesi! Vërtet, ai i mohoi me kryeneçësi shpalljet Tona,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
سَأُرۡهِقُهُۥ صَعُودًا
prandaj Unë do ta ngarkoj atë me dënime të rënda.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّهُۥ فَكَّرَ وَقَدَّرَ
Ai mendoi dhe kurdisi (kundër Kuranit),*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
ثُمَّ قُتِلَ كَيۡفَ قَدَّرَ
Dhe sërish qoftë mallkuar, si kurdisi!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَقَالَ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ يُؤۡثَرُ
dhe tha: “Ky (Kuran) nuk është gjë tjetër, veçse magji e trashëguar!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا قَوۡلُ ٱلۡبَشَرِ
Këto janë vetëm fjalë të një vdekatari!”*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا سَقَرُ
E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (zjarri përvëlues)?*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
عَلَيۡهَا تِسۡعَةَ عَشَرَ
Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë (engjëj).*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَمَا جَعَلۡنَآ أَصۡحَٰبَ ٱلنَّارِ إِلَّا مَلَٰٓئِكَةٗۖ وَمَا جَعَلۡنَا عِدَّتَهُمۡ إِلَّا فِتۡنَةٗ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيَسۡتَيۡقِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَيَزۡدَادَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِيمَٰنٗا وَلَا يَرۡتَابَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَلِيَقُولَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ وَٱلۡكَٰفِرُونَ مَاذَآ أَرَادَ ٱللَّهُ بِهَٰذَا مَثَلٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَن يَشَآءُ وَيَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَمَا يَعۡلَمُ جُنُودَ رَبِّكَ إِلَّا هُوَۚ وَمَا هِيَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡبَشَرِ
Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t’u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe jobesimtarët: “Ç’ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِنَّهَا لَإِحۡدَى ٱلۡكُبَرِ
se ai (Xhehenemi) është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
لِمَن شَآءَ مِنكُمۡ أَن يَتَقَدَّمَ أَوۡ يَتَأَخَّرَ
për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija).*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡ رَهِينَةٌ
Çdo njeri është peng i veprave të veta,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
إِلَّآ أَصۡحَٰبَ ٱلۡيَمِينِ
përveç njerëzve të krahut të djathtë;*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فِي جَنَّٰتٖ يَتَسَآءَلُونَ
të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
قَالُواْ لَمۡ نَكُ مِنَ ٱلۡمُصَلِّينَ
Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَلَمۡ نَكُ نُطۡعِمُ ٱلۡمِسۡكِينَ
dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَكُنَّا نَخُوضُ مَعَ ٱلۡخَآئِضِينَ
Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَكُنَّا نُكَذِّبُ بِيَوۡمِ ٱلدِّينِ
dhe mohonim Ditën e Llogarisë,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّٰفِعِينَ
Prandaj, kurrfarë ndërmjetësimi i cilitdo ndërmjetësuesi nuk do t’i ndihmojë ata.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَمَا لَهُمۡ عَنِ ٱلتَّذۡكِرَةِ مُعۡرِضِينَ
Atëherë, përse shmangen ata nga këshillimi,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كَأَنَّهُمۡ حُمُرٞ مُّسۡتَنفِرَةٞ
sikur të ishin gomarë të egër*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
بَلۡ يُرِيدُ كُلُّ ٱمۡرِيٕٖ مِّنۡهُمۡ أَن يُؤۡتَىٰ صُحُفٗا مُّنَشَّرَةٗ
Vërtet, çdonjëri prej tyre kërkon që t’i jepen shkrime të hapura (nga Zoti).*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كـَلَّاۖ بَل لَّا يَخَافُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ
Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
كـَلَّآ إِنَّهُۥ تَذۡكِرَةٞ
Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
فَمَن شَآءَ ذَكَرَهُۥ
prandaj, kush të dojë, le t’ia vërë veshin!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
وَمَا يَذۡكُرُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ هُوَ أَهۡلُ ٱلتَّقۡوَىٰ وَأَهۡلُ ٱلۡمَغۡفِرَةِ
Por atij ia vënë veshin vetëm ata që do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t’u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur.*