لَآ أُقۡسِمُ بِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ
Betohem në Ditën e Kiametit!*
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
لَآ أُقۡسِمُ بِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ
Betohem në Ditën e Kiametit!*
وَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ
Betohem në shpirtin qortues!*
أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ
A mendon njeriu se nuk do të mund t’i mbledhim eshtrat e tij?!*
بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُۥ
Po, si jo! Ne jemi të Zotë t’ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.*
بَلۡ يُرِيدُ ٱلۡإِنسَٰنُ لِيَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ
Por njeriu dëshiron të gabojë sa të jetë gjallë*
يَسۡـَٔلُ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلۡقِيَٰمَةِ
dhe pyet: “Kur do të jetë Dita e Kiametit?”*
وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ
dhe Dielli e Hëna të bashkohen,*
يَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذٍ أَيۡنَ ٱلۡمَفَرُّ
atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki?”*
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ
Atë ditë, streha është te Zoti yt.*
يُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ
Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.*
بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٞ
Po, vërtet që njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes,*
وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ
edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta.*
لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ
Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde![382]*
إِنَّ عَلَيۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ
Ne e kemi për detyrë t’i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë.*
فَإِذَا قَرَأۡنَٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ
Dhe, kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij!*
ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا بَيَانَهُۥ
Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.*
كـَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ
Por ju doni këtë jetë (kalimtare)*
وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاضِرَةٌ
Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë*
وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذِۭ بَاسِرَةٞ
Kurse disa fytyra, atë ditë, do të jenë të zymta,*
تَظُنُّ أَن يُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةٞ
duke e ditur se do të pësojnë një fatkeqësi, që të thyen në mes.*
كـَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِيَ
Por, kur shpirti të vijë në grykë*
وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ
atëherë, ai (që po vdes) do të bindet se ky është çasti i ndarjes*
وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ
dhe këmbët do të ngrijnë[383].*
إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمَسَاقُ
Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt.*
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ
Ai as nuk besoi dhe as nuk u fal,*
وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
por e mohoi të vërtetën dhe ia ktheu kurrizin,*
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ
e pastaj shkoi te njerëzit e vet, duke u krenuar.*
ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰٓ
Sërish: Mjerë për ty! Mjerë për ty!*
أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَن يُتۡرَكَ سُدًى
Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?*
أَلَمۡ يَكُ نُطۡفَةٗ مِّن مَّنِيّٖ يُمۡنَىٰ
A s’ka qenë një pikë fare që derdhej,*
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةٗ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ
pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krijoi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,*
فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ
e prej tij bëri çiftin: mashkullin e femrën?!*
أَلَيۡسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰ
Vallë, Ai Krijues, a nuk ka fuqi që t’i ngjallë të vdekurit?!*
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.