76. Insan

سورة الإنسان 31 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

هَلۡ أَتَىٰ عَلَى ٱلۡإِنسَٰنِ حِينٞ مِّنَ ٱلدَّهۡرِ لَمۡ يَكُن شَيۡـٔٗا مَّذۡكُورًا

Vallë, a nuk ka kaluar një periudhë kohore, kur njeriu nuk ka qenë qenie e denjë për t’u përmendur?![384]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[384] Në mitrën e nënës ose në kohën kur Ademit i ishte dhënë forma, por s’i ishte fryrë shpirti.
2

إِنَّا خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِن نُّطۡفَةٍ أَمۡشَاجٖ نَّبۡتَلِيهِ فَجَعَلۡنَٰهُ سَمِيعَۢا بَصِيرًا

Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun nga një pikë fare e përzier, për ta sprovuar dhe e bëmë që të dëgjojë dhe të shohë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

إِنَّا هَدَيۡنَٰهُ ٱلسَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرٗا وَإِمَّا كَفُورًا

Natyrisht që Ne i treguam atij rrugën e drejtë, që ai të jetë ose mirënjohës, ose mosmirënjohës.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

إِنَّآ أَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ سَلَٰسِلَاْ وَأَغۡلَٰلٗا وَسَعِيرًا

Pa dyshim, Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zinxhirë, pranga dhe zjarr flakërues.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

إِنَّ ٱلۡأَبۡرَارَ يَشۡرَبُونَ مِن كَأۡسٖ كَانَ مِزَاجُهَا كَافُورًا

Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë (në Xhenet) kupa me pije të përzier me Kafur,[385]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[385] Një burim në Xhenet.
6

عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا عِبَادُ ٱللَّهِ يُفَجِّرُونَهَا تَفۡجِيرٗا

nga burimi që vetëm robtë e Allahut pinë dhe të cilin mund ta çojnë nga të duan.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

يُوفُونَ بِٱلنَّذۡرِ وَيَخَافُونَ يَوۡمٗا كَانَ شَرُّهُۥ مُسۡتَطِيرٗا

Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen Ditës (së Kiametit), tmerri i së cilës përhapet gjithkund.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

وَيُطۡعِمُونَ ٱلطَّعَامَ عَلَىٰ حُبِّهِۦ مِسۡكِينٗا وَيَتِيمٗا وَأَسِيرًا

Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët robër edhe pse vetë janë nevojtarë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

إِنَّمَا نُطۡعِمُكُمۡ لِوَجۡهِ ٱللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمۡ جَزَآءٗ وَلَا شُكُورًا

duke thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

إِنَّا نَخَافُ مِن رَّبِّنَا يَوۡمًا عَبُوسٗا قَمۡطَرِيرٗا

Ne i frikësohemi Zotit tonë në një Ditë të ashpër, që do t’i bëjë fytyrat të jenë të vrenjtura.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

فَوَقَىٰهُمُ ٱللَّهُ شَرَّ ذَٰلِكَ ٱلۡيَوۡمِ وَلَقَّىٰهُمۡ نَضۡرَةٗ وَسُرُورٗا

Por Allahu do t’i ruajë ata nga tmerret e asaj Dite e do t’u japë shkëlqim dhe gëzim*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

وَجَزَىٰهُم بِمَا صَبَرُواْ جَنَّةٗ وَحَرِيرٗا

dhe, për durimin e tyre, Ai do t’i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

مُّتَّكِـِٔينَ فِيهَا عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِۖ لَا يَرَوۡنَ فِيهَا شَمۡسٗا وَلَا زَمۡهَرِيرٗا

Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

وَدَانِيَةً عَلَيۡهِمۡ ظِلَٰلُهَا وَذُلِّلَتۡ قُطُوفُهَا تَذۡلِيلٗا

Hija e pemëve të tij (Xhenetit) është afër mbi kokat e tyre, ndërsa frutat e tyre do t’i kenë afër sa t’i arrijnë me dorë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

وَيُطَافُ عَلَيۡهِم بِـَٔانِيَةٖ مِّن فِضَّةٖ وَأَكۡوَابٖ كَانَتۡ قَوَارِيرَا۠

Aty do t’u shërbehet me enë të argjendta dhe kupa kristali,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

قَوَارِيرَاْ مِن فِضَّةٖ قَدَّرُوهَا تَقۡدِيرٗا

kupa të tejdukshme argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

وَيُسۡقَوۡنَ فِيهَا كَأۡسٗا كَانَ مِزَاجُهَا زَنجَبِيلًا

Aty do të pinë gota me pije të përzier me xhenxhefil,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

عَيۡنٗا فِيهَا تُسَمَّىٰ سَلۡسَبِيلٗا

prej një burimi të quajtur Selsebil.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

۞ وَيَطُوفُ عَلَيۡهِمۡ وِلۡدَٰنٞ مُّخَلَّدُونَ إِذَا رَأَيۡتَهُمۡ حَسِبۡتَهُمۡ لُؤۡلُؤٗا مَّنثُورٗا

Atyre do t’u shërbejnë djem përherë të rinj, që, kur i shikon, të duken si margaritarë të shpërndarë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

وَإِذَا رَأَيۡتَ ثَمَّ رَأَيۡتَ نَعِيمٗا وَمُلۡكٗا كَبِيرًا

Ngado që të hedhësh sytë, do të shohësh lumni dhe një mbretëri të madhe.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

عَٰلِيَهُمۡ ثِيَابُ سُندُسٍ خُضۡرٞ وَإِسۡتَبۡرَقٞۖ وَحُلُّوٓاْ أَسَاوِرَ مِن فِضَّةٖ وَسَقَىٰهُمۡ رَبُّهُمۡ شَرَابٗا طَهُورًا

Ata do të jenë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbër dhe me armaç mëndafshi të trashë, të stolisur me byzylykë të argjendtë. Zoti i tyre do t’u japë të pinë pije të pastër.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

إِنَّ هَٰذَا كَانَ لَكُمۡ جَزَآءٗ وَكَانَ سَعۡيُكُم مَّشۡكُورًا

Ky do të jetë me të vërtetë shpërblimi juaj; përpjekjet tuaja do të jenë të pranuara.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

إِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡقُرۡءَانَ تَنزِيلٗا

Në të vërtetë, Ne ta kemi shpallur Kuranin ty hap pas hapi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

فَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ وَلَا تُطِعۡ مِنۡهُمۡ ءَاثِمًا أَوۡ كَفُورٗا

Prandaj ki durim për vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo asnjë gjynahqar apo jobesimtar prej tyre!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

وَٱذۡكُرِ ٱسۡمَ رَبِّكَ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلٗا

Përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَٱسۡجُدۡ لَهُۥ وَسَبِّحۡهُ لَيۡلٗا طَوِيلًا

Në një pjesë të natës[386] bëji sexhde Atij dhe, natën falju gjatë[387] Atij.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[386] Pra, falu për aksham dhe jaci. [387] Pra, fal namazin e natës (tehexh-xhud).
27

إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ يُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ وَيَذَرُونَ وَرَآءَهُمۡ يَوۡمٗا ثَقِيلٗا

Vërtet që jobesimtarët e duan jetën e këtushme dhe nuk e përfillin një Ditë të vështirë, që do t’u vijë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

نَّحۡنُ خَلَقۡنَٰهُمۡ وَشَدَدۡنَآ أَسۡرَهُمۡۖ وَإِذَا شِئۡنَا بَدَّلۡنَآ أَمۡثَٰلَهُمۡ تَبۡدِيلًا

Ne i krijuam ata dhe ua forcuam strukturën, por, nëse duam, i ndërrojmë plotësisht me të tjerë si ata.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

إِنَّ هَٰذِهِۦ تَذۡكِرَةٞۖ فَمَن شَآءَ ٱتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلٗا

Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj, kush të dojë, le të ndjekë rrugën që e shpie te Zoti i tij.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمٗا

Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut! Ai është vërtet i Gjithëdijshëm e i Urtë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

يُدۡخِلُ مَن يَشَآءُ فِي رَحۡمَتِهِۦۚ وَٱلظَّٰلِمِينَ أَعَدَّ لَهُمۡ عَذَابًا أَلِيمَۢا

Ai pranon në mëshirën e Vet kë të dojë, ndërsa për keqbërësit ka përgatitur një dënim të dhembshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A