وَٱلۡمُرۡسَلَٰتِ عُرۡفٗا
Për ato që dërgohen njëra pas tjetrës,[388]*
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلۡمُرۡسَلَٰتِ عُرۡفٗا
Për ato që dërgohen njëra pas tjetrës,[388]*
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَٰقِعٞ
Në të vërtetë, ajo që ju është premtuar, do të bëhet!*
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ نُسِفَتۡ
dhe, kur malet të thërrmohen si pluhur*
وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتۡ
dhe, kur të dërguarit të tubohen në kohën e caktuar*
لِأَيِّ يَوۡمٍ أُجِّلَتۡ
- në cilën ditë do të ndodhin të gjitha këto?*
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ
Kush vallë do të ta shpjegojë se ç’është Dita e Ndarjes vendimtare?*
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!*
أَلَمۡ نُهۡلِكِ ٱلۡأَوَّلِينَ
A nuk i kemi zhdukur të lashtët*
ثُمَّ نُتۡبِعُهُمُ ٱلۡأٓخِرِينَ
e pastaj do t’i bëjmë të tjerët t’i pasojnë?*
كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ
Kështu do të veprojmë me të gjithë keqbërësit!*
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!*
أَلَمۡ نَخۡلُقكُّم مِّن مَّآءٖ مَّهِينٖ
A nuk ju kemi krijuar nga një pikë lëngu të shpërfillur,*
فَجَعَلۡنَٰهُ فِي قَرَارٖ مَّكِينٍ
të cilën e vumë në një vend të sigurt (mitër),*
فَقَدَرۡنَا فَنِعۡمَ ٱلۡقَٰدِرُونَ
Kështu e kemi rregulluar; sa Rregullues të shkëlqyer jemi Ne!*
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!*
أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ كِفَاتًا
A nuk e kemi bërë Tokën vendqëndrim*
وَجَعَلۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ شَٰمِخَٰتٖ وَأَسۡقَيۡنَٰكُم مَّآءٗ فُرَاتٗا
A nuk kemi vënë në të male të larta e të patundshme? A nuk ju kemi dhënë të pini me bollëk ujë të ëmbël?*
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!*
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ
(Do t’u thuhet): Nisuni drejt atij (dënimi) që e mohuat!*
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ ظِلّٖ ذِي ثَلَٰثِ شُعَبٖ
Shkoni drejt një hijeje me tri kolona (tymi të Xhehenemit),*
لَّا ظَلِيلٖ وَلَا يُغۡنِي مِنَ ٱللَّهَبِ
e cila nuk bën hije (freskuese) dhe as nga flaka nuk të shpëton!*
إِنَّهَا تَرۡمِي بِشَرَرٖ كَٱلۡقَصۡرِ
Ajo hedh shkëndija të mëdha sa një kala,*
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!*
هَٰذَا يَوۡمُ لَا يَنطِقُونَ
Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin*
وَلَا يُؤۡذَنُ لَهُمۡ فَيَعۡتَذِرُونَ
dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar.*
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!*
هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِۖ جَمَعۡنَٰكُمۡ وَٱلۡأَوَّلِينَ
Kjo është Dita e Ndarjes vendimtare, në të cilën do të tuboheni ju dhe popujt e lashtë,*
فَإِن كَانَ لَكُمۡ كَيۡدٞ فَكِيدُونِ
prandaj, nëse zotëroni ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje!*
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!*
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي ظِلَٰلٖ وَعُيُونٖ
Punëdrejtët do të jenë mes hijesh e burimesh,*
وَفَوَٰكِهَ مِمَّا يَشۡتَهُونَ
si dhe frutash nga ato që dëshirojnë.*
كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
(Do t’u thuhet) “Hani e pini e ju bëftë mirë, (si shpërblim) për atë që keni punuar.”*
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ
Kështu i shpërblejmë Ne ata, që bëjnë vepra të mira.*
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!*
كُلُواْ وَتَمَتَّعُواْ قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجۡرِمُونَ
Hani dhe kënaquni për pak kohë! Ju jeni keqbërës!*
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!*
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱرۡكَعُواْ لَا يَرۡكَعُونَ
Kur atyre u thuhej: “Përkuluni (në namaz para Allahut)!” ata nuk përkuleshin.*
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ
Mjerë mohuesit në atë ditë!*
فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ
Në çfarë shpallje tjetër do të besojnë ata, pas këtij (Kurani)?!*
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.