75. Kijame

سورة الـقـيامـة 40 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

لَآ أُقۡسِمُ بِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ

Betohem në ditën e kijametit;

2

وَلَآ أُقۡسِمُ بِٱلنَّفۡسِ ٱللَّوَّامَةِ

Betohem në shpirtin që është shumë qortues!

3

أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَلَّن نَّجۡمَعَ عِظَامَهُۥ

A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?

4

بَلَىٰ قَٰدِرِينَ عَلَىٰٓ أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُۥ

Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!

5

بَلۡ يُرِيدُ ٱلۡإِنسَٰنُ لِيَفۡجُرَ أَمَامَهُۥ

Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate.

6

يَسۡـَٔلُ أَيَّانَ يَوۡمُ ٱلۡقِيَٰمَةِ

"Andaj edhe pyet: "Kur është dita e kijametit?"

7

فَإِذَا بَرِقَ ٱلۡبَصَرُ

E, kur të merren sytë (të parët)?

8

وَخَسَفَ ٱلۡقَمَرُ

E të zëhet hëna (errësohet),

9

وَجُمِعَ ٱلشَّمۡسُ وَٱلۡقَمَرُ

Dhe të bashkohen dielli e hëna.

10

يَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذٍ أَيۡنَ ٱلۡمَفَرُّ

Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!"

11

كـَلَّا لَا وَزَرَ

Jo, nuk ka strehim!

12

إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمُسۡتَقَرُّ

Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!

13

يُنَبَّؤُاْ ٱلۡإِنسَٰنُ يَوۡمَئِذِۭ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ

Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.

14

بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٞ

Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.

15

وَلَوۡ أَلۡقَىٰ مَعَاذِيرَهُۥ

Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. betohet në Ditën e Kijametit, që është me rëndësi të madhe, betohet edhe në ndërgjegjen e njeriut, e cila gjithnjë e qorton të zotin, pse nuk bën më shumë punë të mira dhe pse bën punë të këqija; pra, shpirti, ndërgjegjja, një karakter i tillë është i rëndësishëm, prandaj është për t’u betuar në të. Ky betim bëhet në shenjë vërtetimi të Ditës së Kijametit. Një farë Adij ibni Rebia shkon te Pejgamberi a.s. e i thotë: “Më trego, si është puna e Kijametit, kur do të bëhet...”- Pejgamberi a.s. i tregon, e ai thotë: “Nuk të besoj, pse si do t’i tubojë Zoti eshtrat e kalbura?!...” Atëherë zbret ajeti rreth dyshimit të tij e thotë: “Do t’i tubojmë, e edhe mollëzat e gishtërinjve do t’ua rikrijojmë ashtu si i kanë pasur...” Këtu manifestohet njëra nga mrekullitë e Kuranit, pse përmend një çështje delikate, që njerëzit shumë vonë arritën ta kuptojnë. Përmend veçorinë e çdo individi me çka mund të dallohet nga tjetri, e ajo veçori qëndron në vijat te majat e gishtërinjve, gjë që tashti arriti ta kuptojë edhe dituria, prandaj e bëri obligim vënien e gishtit në dokumentet më të rëndësishme personale. Zoti i Madhëruar përmendi fuqinë e vet të përsosur për ringjallje, i përmend majat e gishtave, e njerëzit pas njëmijë e sa vjetësh e kuptuan pse i përmendi. Njeriu e kupton fuqinë e Zotit, por dëshiron të jetë i shfrenuar, prandaj përpiqet ta bëjë të dyshimtë mundësinë e ringjalljes dhe të përgjegjësisë, dhe pyet kur është Kijameti. Atë ditë nuk i bëjnë dritë sytë, hëna errësohet dhe përplaset për diellin, atëherë nuk ka vend për strehim, vetëm duhet të paraqitemi para Zotit dhe duhet të japim llogari.
16

لَا تُحَرِّكۡ بِهِۦ لِسَانَكَ لِتَعۡجَلَ بِهِۦٓ

Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur'anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!

17

إِنَّ عَلَيۡنَا جَمۡعَهُۥ وَقُرۡءَانَهُۥ

Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!

18

فَإِذَا قَرَأۡنَٰهُ فَٱتَّبِعۡ قُرۡءَانَهُۥ

E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.

19

ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا بَيَانَهُۥ

Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë.

20

كـَلَّا بَلۡ تُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ

Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë).

21

وَتَذَرُونَ ٱلۡأٓخِرَةَ

Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin).

22

وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاضِرَةٌ

Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).

23

إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٞ

Që Zotin e tyre e shikojnë.

24

وَوُجُوهٞ يَوۡمَئِذِۭ بَاسِرَةٞ

Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.

25

تَظُنُّ أَن يُفۡعَلَ بِهَا فَاقِرَةٞ

Që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).

26

كـَلَّآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلتَّرَاقِيَ

Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),

27

وَقِيلَ مَنۡۜ رَاقٖ

Dhe thuhet (nga familja e të të afërmit): "Kush do ta shërojë?"

28

وَظَنَّ أَنَّهُ ٱلۡفِرَاقُ

Dhe ai bindet se ai po ndahet.

29

وَٱلۡتَفَّتِ ٱلسَّاقُ بِٱلسَّاقِ

E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja).

30

إِلَىٰ رَبِّكَ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡمَسَاقُ

Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.

31

فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ

E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.

32

وَلَٰكِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.

33

ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ يَتَمَطَّىٰٓ

Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.

34

أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰ

Të është afruar ty e keqja e t'u afroftë (ose i mjeri ti i mjeri).

35

ثُمَّ أَوۡلَىٰ لَكَ فَأَوۡلَىٰٓ

Edhe një herë t'u afrua ty e keqja; t'u afroftë!

36

أَيَحۡسَبُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَن يُتۡرَكَ سُدًى

A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).

37

أَلَمۡ يَكُ نُطۡفَةٗ مِّن مَّنِيّٖ يُمۡنَىٰ

A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet.

38

ثُمَّ كَانَ عَلَقَةٗ فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ

E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?

39

فَجَعَلَ مِنۡهُ ٱلزَّوۡجَيۡنِ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ

Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.

40

أَلَيۡسَ ذَٰلِكَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰ

A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?