76. Insan · Ajeti 31 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 76:23–76:31

Namazi që porositet është ai i sabahut dhe i akshamit, e ai në një pjesë të natës mund të jetë jacia, ndërsa adhurimi gjatë natës është namazi tehexhxhud.

Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures El Insanu, falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 76:23–76:31

- “Ne ta shpallëm Kuranin pjesë-pjesë.” - Allahu i Lartësuar tregon mirësitë e shumta dhuruar Profetit të Tij të dashur ﷺ dhe në krye të tyre, pa dyshim, është shpallja e Kuranit madhështor, pjesë-pjesë: - “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd ...” - Ji i durueshëm në çdo gjë që Ai ka përcaktuar të ndodhë në kaderin dhe krijimin e Tij, si dhe në në zbatimin e ligjit e jetës, që Ai ka caktuar e sipas të cilit robërit duhet ta adhurojnë e jetojnë. Është Allahu i Madhëruar Ai që do të rregullojë gjithçka, me përkujdesin, mbështetjen dhe urtësinë e Tij. - “... e mos dëgjo asnjë gjynahqar ose jobesimtar prej tyre.” - Mos iu bind atyre, që synojnë të të pengojnë dhe devijojnë nga ajo që të shpalli Zoti yt! Përkundrazi, këmbëngul e përpiqu fort, për të kumtuar qartë atë që t’u shpall prej Zotit tënd. Në këtë mision të nderuar e të vështirë, mbë -

shtetju tërësisht Allahut, sepse Ai ka për të të mbrojtur prej njerëzve, keqbërësve, atyre të cilët i kalojnë kufijtë dhe masën, me veprat e armiqësinë e padrejtësitë e tyre. Mos iu bind atyre që i kanë zemrat të mbushura me mohim, që refuzojnë besimin e pastër dhe i kundërvihen atij. - “Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrë - mje!” - Domethënë, në fillim të ditës dhe në përfundim të saj. - “Bëj sexhde për Të në një pjesë të natës dhe madhëroje Atë shumë gjatë natës!” - Kjo i ngjan ajetit tjetër: “Fale namazin kur nis e ulet dielli dhe kur erret nata. Gjitha - shtu, lexoje Kuranin e agimit. Vërtet, leximi i Kuranit të agimit është i dëshmuar. Dhe në një pjesë të natës falu me të (me këndimin e Kuranit) si shtesë për ty! Zoti yt do të të ngrejë në një gradë të lavdishme.” [Isra 78, 79]. Ose: “O ti i mbuluar! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj: gjysmën e saj, ose diçka më pak se gjysma, ose shto pak më shumë, dhe lexoje Kuranin shtruar!” [Muzzemil 1 - 4]. - “Vërtet, ata e duan shumë këtë jetë dhe e shpërfillin Ditën e Rëndë, që i pret.” - Mohuesit e duan fort dynjanë, stolitë e saj dhe dëfrimet në të. Nga ana tjetër, ata e shpërfillin dhe nuk kujdesen aspak për ahiretin. - “Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre.” - Ibn Abasi shpjegon: “Pra, e bëmë të fortë e të përkryer krijimin e tyre.” - “Kur të dëshirojmë, Ne do t’i rikthejmë ata (ditën e ringjalljes) me një krijim të ri.” - Pra kur të dëshirojmë do t’ju ringjallim e rikrijojmë në Ditën e Kjametit. Atëherë do t’ju sjellim me një krijim të ri. Sipas këtij shpjegimi, Allahu i madhëruar argumenton për vërtetësinë e ringjalljes dhe ditës së kjametit kur Ai do t’i sjellë robërit me një krijim të ri, nëpërmjet përmendjes së krijimit të parë. Ndërsa sipas një shpjegimi tjetër, Allahu i lartësuar i kërcënon robërit për mosbesimin e tyre dhe mosbindjen ndaj Tij, duke i njoftuar se kurdo që të dëshirojë, Ai mund të sjellë një popull tjetër, që të jetë ndryshe nga ata, siç thotë në ajetet e tjera: “Nëse Ai dëshiron, ju zhduk ju, o njerëz, e sjell të tjerë. Ai është fuqiplotë ta bëjë këtë.” [Nisa 133]. Ose: “A nuk e shikon ti se Allahu i krijoi qiejt dhe Tokën me urtësi? Nëse dëshiron, Ai ju zhduk ju dhe sjell një Krijim të ri. Dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Allahun.” [Ibrahim 19 - 20]. “O njerëz! Ju keni nevojë për Allahun, kurse Allahu është i Pasur dhe i Lavdëruar. Nëse do të dëshironte Ai mund t'ju zhdukte e të sillte krijesa të tjera. Dhe kjo nuk është aspak e vështirë për Allahun.” [Fatir 16, 17]. Sipas këtij shpjegimi kuptimi i ajetit do të ishte: “N ëse dëshirojmë, Ne i z ëvendësojmë ata me të tjerë, ndryshe nga ju .”. Ky është shpjegimi i përzgjedhur nga Ibn Zeidi dhe Ibn Xherir. - “Vërtet, këto janë këshilla...” - Pra, kjo sure është një përkujtim për njerëzit. - “... prandaj kush dëshiron, e gjen rru - gën që e çon te Zoti i vet.” - Ai që dëshiron e gjen udhëzimin nëpërmjet Kuranit dhe sheh rrugën e drejtë përmes tij, siç thotë i

Lavdëruari në ajetin tjetër: “E ç’dëm do të kishin ata, po të besonin Allahun, Ditën e Gjykimit dhe të jepnin nga ajo që Allahu u ka dhënë? Allahu di gjithçka rreth tyre.” [Nisa 39]. - “Po ju mund ta doni diçka, vetëm nëse do Allahu.” - Askush nuk mund që të udhëzojë vetveten. Është Allahu i Madhëruar Ai që e krijon këtë udhëzim në zemrën e robit, nëse ai përkushtohet sinqerisht dhe u nënshtrohet udhëzimeve të sjella në shpalljen e Tij. - “Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” - Ai është i Gjithëditur për ata që e meritojnë udhëzimin, të cilëve ua lehtëson, por edhe për ata që e meritojnë të mbeten në errësirë, prandaj dhe ata i largohen udhës dhe dritës. Allahut i takon argumenti i pathyeshëm dhe i pakundër - shtueshëm. 196 - “Atë që Ai e do, e përfshin në mëshirën e Vet. Kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.” - Kështu, Allahu udhëzon kë të dëshirojë dhe e lë në humbje kë të dëshirojë. Atë që e ka udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë, askush nuk mund ta devijojë dhe atë që Allahu e ka lënë në humbje, askush nuk mund ta sjellë në rrugë të drejtë. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Insan. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 76:28–76:31

Allahu i Madhëruar jep për ringjalljen një argument logjik, duke u kujtuar krijesave fillimin e tyre. Ai thotë: - “Ne i krijuam ata (njerëzit) dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre.” - Është Allahu i Lartësuar Ai që i bëri njerëzit të ekzistojnë nga hiçi. Përveç kësaj, Ai e përkreu krijimin e tyre, duke i pajisur me nerva e damarë, me organe të jashtme e të brendshme, derisa u plotësua çdo gjë. Allahu i Lartësuar e bëri trupin e njeriut në mënyrë të tillë që ai të plotësojë nevojat e veta. Atëherë, Ai që i bëri njerëzit të ekzistojnë në këtë formë, Ai është i Plotpushtetshëm që t’i ringjallë ata sërish pas vdekjes së tyre, për t’i shpërblyer. Ai i Cili i solli në këtë jetë, për të kaluar këtë fazë, nuk ka se si t’i lërë të braktisur, pa i urdhëruar e pa i ndaluar, pa i shpërblyer dhe pa i ndëshkuar, për atë që meritojnë. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kur të dëshirojmë, Ne do t’i rikthejmë ata me një krijim të ri.” – Kuptimi: Do t’ju ringjallim, për t’ju dhënë një jetë tjetër. Do t’ju ringjallim të gjithëve, pa përjashtim, me një krijim të ri. - “Vërtet, këto janë këshilla, prandaj kush dëshiron, e gjen rrugën që e çon te Zoti i vet.” - Besimtari përfiton nga këto këshilla e paralajmërime, që nxisin frikën dhe shpresën. Ai që dëshiron, mund të marrë rrugën që të çon tek Allahu i Madhëruar, i Cili, pasi e ka qartësuar mirë këtë rrugë, i ka lënë të lirë njerëzit të zgjedhin: ose të ndjekin udhëzimin e Tij, ose ta shpërfillin atë. - “Po ju mund të doni diçka, veç nëse do Allahu. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” – Është dëshira e Allahut ajo që ekzekutohet dhe vihet në jetë. Ai është i Urtë dhe i Gjithëditur, kur udhëzon dikë në rrugën e drejtë, ashtu siç është i Urtë dhe i Gjithëditur kur lë në humbje dhe devijim atë që zgjedh humbjen dhe devijimin. - “Atë që Ai e do, e përfshin në mëshirën e Vet. Kurse për keqbërësit, Ai ka përgatitur dënim të dhembshëm.” - Ata që Allahu i ka futur në mëshirën e Tij, ata i ka veçuar me përkujdesje të veçantë, duke u bërë të mundur çdo mjet dhe rrugë për të arritur lumturinë. Është Ai që i udhëzon ata në udhë të drejtë, me mëshirën dhe urtësinë e Tij. Ndërsa për zullumqarët, të cilët kanë zgjedhur devijimin kundrejt udhëzimit, Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm. Ky ndëshkim është i drejtë për ta, për shkak të zullumit dhe armiqësisë së tyre.

← Insan 76:31