79. Naziat · Ajeti 14 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 79:1–79:14
Zoti xh. sh. betohet në pesë grupe engjëjsh që kanë detyra të veçanta, se çështja e kijametit, është çështje e vërtetë dhe e sigurt.
Engjëjt, në të cilët bëhet betimi, janë quajtur sipas detyrave që i kryejnë. Ata që kanë për detyrë t'ua nxjerrin me ashpërsi e mundim shpirtin kundërshtarëve, janë quajtur rrëmbys, ndërsa ata që ua marrin shpirtrat besimtarëve me një lehtësi të madhe, u quajtën lehtësues, të pahetueshëm.
Engjëjt notues, janë ata që ua marrin shpirtrat besimtarëve lehtë ashtu si notuesi kur mbi ujë noton lehtë, ose ata janë që urdhërin e Zotit e sjellin prej qiellit si ai që zhytet e noton në ujë.
Të shpejtë quhen nga se me të shpejtë i çojnë shpirtrat në vendin e merituar dhe rregullojnë çështjen e shpërblimit ose të ndëshkimit të tyre, e mund të jenë rregullues të çështjeve të kësaj jete sipas urdhërit të Zotit.
Kijameti do të jetë një fryerje e surit që dridh dhe shkatërron çdo gjë që ekziston, e pas kësaj pason fryerja tjetër për ringjallje. Këtë gjë nuk e besonin idhujtarët, prandaj pyetnin me habi: a edhe një herë do të bëhemi kështu si jemi, edhe pasi të na kalben eshtrat, e si tallje thonin: nëse bëhet ashtu, ne kemi mbaruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 79:1–79:14
Surja Naziat është shpallur pas sures Nebe. I Lartësuari thotë: - “Betohem për ata, që me forcë rrë - mbejnë shpirtrat.” - Këta janë melekët, të cilët shkulin shpirtrat e mohuesve dhe i zhytin ata në zjarr. - “Dhe për ata që marrin shpirtrat me shkathtësi ...” - Këta janë melekët, të cilët marrin shpirtrat e besimtarëve me butësi, shpirtra të cilët kur nxirren nga trupi ngjajnë sikur janë çliruar nga zinxhirët, pasi lëvizin me shkathtësi. - “Dhe për ata që me shpejtësi notojnë (mes qiellit dhe tokës) dhe për ata që nxitojnë. Betohem edhe për ata (melekë), që çdo çështje rregullojnë. ” - Këto janë melekët, që zbatojnë urdhëresat e Allahut nga qielli në Tokë. I Lartësuari thotë: - “Ditën kur do të ndodhë tronditja, pas së cilës një tjetër do të vijë!” - Ibn Abasi ka thënë se këtu bëhet fjalë për dy fryrjet e Surit. Ndërsa nga Muxhahidi vjen një shpjegim më i hollësishëm. Për sa i përket të parës, ajo përmendet në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ditën kur do të ndodhë tronditja ...”, ose në ajetin tjetër: “Atë ditë, toka e malet do të dridhen dhe malet të bëhen si rërë e lëvizshme.” [Muzzemil 14]. E dyta është ‘ erradifeh’, që përmendet në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kur t’i fryhet Surit vetëm një herë, dhe të ngrihen toka e malet dhe, me një të goditur të vetme, të përplasen me njëri -tjetrin...” [Hakka 14]. Tirmidhiu sjell hadithin nga Ibn Ebi Hatimi, se: 2813. “Pasi kishte kaluar një e treta e natës, Pro - feti i Allahut ngrihej dhe thoshte: “O njerëz! Përmendeni Allahun, se erdhi tronditja e madhe ( erraxhifeh), pas së cilës do të vijë një ‘erradifeh’. Erdhi vdekja me gjithçka të sajën.” - “Atë ditë, zemrat do të jenë të tmeruara ...” - Zemra të mbushura me frikë e lemeri. - “... dhe shikimet do të jenë të frikësuara ...” - Shikimet e këtyre njerëzve do të jenë të poshtëruara, për shkak të tmerreve, që shohin atë ditë. - “Ata thonë: “A thua, do të bëhemi për - sëri kështu si jemi, edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbura?!” - Këto janë fjalët e idhujtarëve kurejshë dhe të ngjashmëve me ta, për të shprehur mosbesimin për ahiretin dhe ringjalljen pas vdekjes, pasi trupat të jenë tretur dhe kockat t’u jenë thërrmuar. - “Ata thonë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!” - Kurejshët tho - shin: “Nëse do të na ringjallë Zoti pasi të vdesim, atëhere kemi për të qenë më të dëshpëruarit, më të humburit.” - “Ajo do të jetë një britmë e vetme ...” - I tillë është urdhri i Allahut të Madhëruar: vetëm një herë i thuhet Israfilit që t’i fryjë Surit, për ringjalljen e krijesave dhe, me - njëherë, nga i pari deri tek i fundit, të gjithë do të ngrihen përpara Zotit Krenar dhe të Lartësuar, duke vështruar. I Lartësuari tho - të: “... Ata do të thonë: “Kush do të na rikthejë (në jetë) ?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë.” Por ata do të tundin kokën e do të thonë: “Kur do të ndodhë aj?” Thuaj: “Ndoshta është afër.” Ditën, kur Ai t'ju thërrasë dhe ju t'i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar, do t'ju duket se qëndruat (në dynja) veçse për pak kohë.” [Isra 52] . Ose: “Vetëm Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Çështja e Orës së Kijametit është sa hap e mbyll sytë ose edhe më shpejt. Allahu është i Gjithëfuqishëm për gjithçka.” [Nahl 77]. - “... dhe ja, ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës.” - Për fjalën ‘ essahirah’ janë dhënë shpjegime të ndryshme. Mendimi më i saktë është se ajo është sipërfaqja e Tokës. Muxhahidi thotë: “Ata ishin në pjesën e brendshme të saj dhe tashmë nxirren për të qëndruar në pjesën e sipërme, në sipërfaqen e saj.”. Në një hadith të saktë të sjellë nga Ebu Hazimi, që përcjell nga Sehl Ibn Sadi, thuhet se Profeti i Allahut ka thënë: “Ditën e Kijametit, njerëzit do të ringjallen mbi një tokë të bardhë, (afrâe) që anon pak në të kuqë - rremtë, si një fetë buke e pastër, tokë në të
cilën nuk do të ketë asnjë shenjë orientuese për asnjë.”. Rabi Ibn Enesi shpjegon kështu: “Allahu i Lartësuar na tregon për këtë ditë duke thënë: “Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ata dhe do t'i shpër - ndajë si pluhur dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa bimësi. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta ha 105, 106]. Gjithashtu: “Një ditë, Ne do t'i shkulim malet dhe do ta shohësh Tokën të sheshtë (e të shkretë) dhe Ne do t'i tubojmë të gjithë, pa lënë asnjë pas. Ata do të sillen të gjithë para Zotit tënd të rreshtuar (e do t'u thuhet): “Tashmë keni ardhur para Nesh ashtu, siç ju patëm krijuar herën e parë. Por ju (o mohues) mendonit se Ne nuk do të caktonim për ju një ditë takimi (për gjykim).”.” [Kehf 47].
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 79:1–79:14
Allahu i Lartësuar betohet në melekët e Tij dhe në detyrat me të cilat i ka ngarkuar ata. Në zbatimin e këtyre detyrave, ata tregojnë bindje dhe nënshtrim të plotë. Ata janë zbatues të nënshtruar të urdhrave të Zotit. Janë dy shpjegime të mundshme të arsyes pse Allahu i Lartësuar bën gjithë këto betime: 1. Allahu i Lartësuar i bën këto betime për të përforcuar vërtetësinë e Ditës së Gjykimit. Ky është një shpjegim i pranueshëm, sepse menjëherë pas betimeve, bëhen disa përshkrime të Ditës së Gjykimit.
2. Allahu i Lartësuar është betuar në melekët, pikërisht për të treguar rëndësinë e melekëve dhe rëndësinë e besimit për melekët, besim ky i cili konsiderohet si njëri nga gjashtë shtyllat e imanit. Por duke përmendur veprat e tyre, mund të kuptojmë se betimet janë bërë edhe për të vërtetuar faktin e shpërblimit të krijesave në momentin kur u merret shpirti, dhe më pas, në Ditën e Gjykimit. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: - “Betohem për ata (melekë) që me forcë rrëmbejnë shpirtrat (e keqbërsve).” - Ennaziati janë melekët që e shkulin shpirtin me forcë. Këta melekë zhyten brenda trupit, derisa e nxjerrin shpirtin jashtë, për ta shpërblyer sipas veprave që ka kryer. - “Dhe për ata që marrin shpirtrat (e besimtarëve) me shkathtësi,” - Edhe këtu bëhet fjalë për melekët, dhe pikërisht për ata melekë që tërheqin shpirtrat me forcë dhe shkathtësi. Megjithatë, sipas një shpjegimi tjetër, nâziât janë melekët që tërheqin dhe nxjerrin shpirtrat e besimtarëve, ndërsa neshŧâ janë melekët që nxjerrin me forcë dhe dhimbje shpirtrat e qafirëve. - “Dhe për ata (melekë) që me shpejtësi notojnë (mes qiellit dhe tokës ),” – Edhe këtu, es-sâbiĥât (notuesit) janë melekët, të përshkruar si krijesa që ngjiten dhe zbresin vazhdimisht në hapësirat qiellore. - “Dhe për ata (melekë) që nxitojnë (të përmbushin urdhërat e Zotit). ” - Allahu i Lartësuar betohet përsëri në melekët, që tashmë i përshkruan me një cilësi tjetër. Ai i quan ata sâbiķât – nxitues e parakalues. Ata nxitojnë dhe arrijnë para shejtanëve, që të marrin Shpalljen e Allahut dhe ta përcjellin atë te Profeti, pa u lejuar shejtanëve që të mund të marrin vjedhurazi ndonjë gjë prej Shpalljes. - “Betohem edhe për ata (melekë) që çdo çështje rregullojnë.” - Allahu i Lartësuar ka quajtur “ el mudebbirât ” melekët e ngarkuar me çështjet dhe veprat e kësaj dynjaje. Ata janë të ngarkuar me detyra të shumta, si me formimin dhe zbritjen e shiut, përkujdesjen për bimësinë, pemët, erërat, detet, oqeanet, embrionet në barkun e nënave, kafshët etj., por edhe ata që përkujdesen për Xhenetin, për Zjarrin etj. - “Ditën kur do të ndodhë tronditja (e madhe), pas së cilës një tjetër do të vijë!” - Këtu bëhet fjalë për tronditjet e njëpasnjëshme dhe shkatërruese të Kijametit. Ato do të jenë tronditje të mëdha dhe të tmerrshme. - “Atë ditë, zemrat do të jenë të tmeruara,...” - Zemrat do të jenë shumë të frikësuara dhe të tronditura nga gjithçka që do dëgjojnë dhe shohin atë ditë. - “...dhe shikimet do të jenë të frikësuara." - Vështrimet atë ditë do të jenë të përulura nga tmerri. Edhe zemrat do të mbushen vetëm me frikë, duke mos lënë vend për asgjë tjetër. Shpirtrat do të jenë të trembura si asnjëherë tjetër. Të gjithë do të jenë të frikësuar, të trishtuar dhe të rraskapitur. Por megjithëse njerëzimin e pret një ditë e tillë, mohuesit e këtij takimi të madh me Zotin e gjithësisë thonë: - “Ata (mohuesit) thonë: “A thua, do të bëhemi përsëri kështu si jemi,edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbura?!”” – Ata, me mosbesim dhe habi, thonë: ‘Vallë, pasi të jemi tretur në tokë dhe të jemi kthyer në dhé, ne do të ringjallemi sërish?! Jo, kjo është e pamundur.’ - “Ata (mohuesit) thonë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”” - Ata nuk e besojnë që Allahu i Lartësuar ka për t’i ringjallur dhe rikrijuar sikurse janë tani. Kjo tregon injorancën e madhe dhe paturpësinë e tyre kundrejt madhështisë së të Plotpushtetshmit. Por Allahu i Lartësuar, për t’ua qartësuar sa më thjeshtë fuqinë e Tij absolute për t’i ringjallur krijesat, thotë: - “Ajo do të jetë një britmë e vetme, dhe ja, ata do t’ia behin mbi sipërfaqen e tokës.” - Ajo është dita kur, sapo t’i fryhet Surit, të gjitha krijesat do të dalin në faqen e tokës. Të gjithë do të ngrihen dhe do qëndrojnë duke vështruar. Allahu i Lartësuar do t’i grumbullojë dhe gjykojë, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Gjykimi
i Tij është i drejtë dhe çdokush do të marrë atë që meriton.