79. Naziat

سورة الـنازعات 46 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلنَّٰزِعَٰتِ غَرۡقٗا

Për ata (engjëj) që marrin me forcë,[389]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[389] D.m.th. shpirtrat e jobesimtarëve.
2

وَٱلنَّٰشِطَٰتِ نَشۡطٗا

për ata që marrin butësisht,[390]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[390] D.m.th. shpirtrat e besimtarëve.
3

وَٱلسَّٰبِحَٰتِ سَبۡحٗا

për ata që notojnë në hapësirë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

فَٱلسَّٰبِقَٰتِ سَبۡقٗا

për ata që nxitojnë,[391]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[391] D.m.th. të fusin në Xhenet shpirtrat e mirë.
5

فَٱلۡمُدَبِّرَٰتِ أَمۡرٗا

dhe për ata që i rregullojnë punët![392]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[392] D.m.th. zbatojnë urdhrat e Allahut në univers.
6

يَوۡمَ تَرۡجُفُ ٱلرَّاجِفَةُ

Ditën kur do të dridhet gjithçka nga ushtima (që lajmëron Kiametin),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

تَتۡبَعُهَا ٱلرَّادِفَةُ

e cila do ta ndiqet nga një e dytë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

قُلُوبٞ يَوۡمَئِذٖ وَاجِفَةٌ

disa zemra do të jenë të mbushura me tmerr*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

أَبۡصَٰرُهَا خَٰشِعَةٞ

e shikimet e tyre do të bien përdhe.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

يَقُولُونَ أَءِنَّا لَمَرۡدُودُونَ فِي ٱلۡحَافِرَةِ

Ata thonë: “Vallë, vërtet do të rikthehemi në jetë?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

أَءِذَا كُنَّا عِظَٰمٗا نَّخِرَةٗ

A thua, edhe kur të bëhemi eshtra të thërrmuara?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

قَالُواْ تِلۡكَ إِذٗا كَرَّةٌ خَاسِرَةٞ

Dhe thonë: “Po qe kështu, atëherë ky kthim do të jetë humbje (për ne)!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ

Por, ajo do të jetë veç një fryrje e vetme (e Surit)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ

dhe ata përnjëherësh do të brofin (të ringjallur).*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ مُوسَىٰٓ

A e ke dëgjuar (o Muhamed) historinë e Musait?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

إِذۡ نَادَىٰهُ رَبُّهُۥ بِٱلۡوَادِ ٱلۡمُقَدَّسِ طُوًى

Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë të Tuvas dhe i tha:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

ٱذۡهَبۡ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ إِنَّهُۥ طَغَىٰ

“Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, ka kaluar çdo kufi;*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

فَقُلۡ هَل لَّكَ إِلَىٰٓ أَن تَزَكَّىٰ

dhe thuaji: “A do ta pastrosh veten,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

وَأَهۡدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخۡشَىٰ

dhe të të udhëzoj te Zoti yt, që t’i frikësohesh?”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

فَأَرَىٰهُ ٱلۡأٓيَةَ ٱلۡكُبۡرَىٰ

Musai ia tregoi mrekullinë më të madhe,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ

por ai (Faraoni) e mohoi dhe e kundërshtoi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

ثُمَّ أَدۡبَرَ يَسۡعَىٰ

Pastaj i ktheu shpinën, duke u përpjekur (kundër së vërtetës)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

فَحَشَرَ فَنَادَىٰ

dhe tuboi njerëzit e u deklaroi:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

فَقَالَ أَنَا۠ رَبُّكُمُ ٱلۡأَعۡلَىٰ

“Unë jam zoti juaj më i lartë!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

فَأَخَذَهُ ٱللَّهُ نَكَالَ ٱلۡأٓخِرَةِ وَٱلۡأُولَىٰٓ

Prandaj Allahu e goditi atë me dënim në jetën tjetër dhe në këtë jetë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبۡرَةٗ لِّمَن يَخۡشَىٰٓ

Kjo është këshillë për ata që i frikësohen Allahut.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

ءَأَنتُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَمِ ٱلسَّمَآءُۚ بَنَىٰهَا

Cili është më i vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit, të cilin Ai e ndërtoi,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

رَفَعَ سَمۡكَهَا فَسَوَّىٰهَا

ia ngriti lart kupën dhe e përsosi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

وَأَغۡطَشَ لَيۡلَهَا وَأَخۡرَجَ ضُحَىٰهَا

Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

وَٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ دَحَىٰهَآ

Pastaj e shtriu rrafsh Tokën,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
31

أَخۡرَجَ مِنۡهَا مَآءَهَا وَمَرۡعَىٰهَا

dhe, nga ajo nxori ujërat dhe bëri kullotat,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
32

وَٱلۡجِبَالَ أَرۡسَىٰهَا

kurse malet i bëri të patundshme,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
33

مَتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِأَنۡعَٰمِكُمۡ

që t’i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
34

فَإِذَا جَآءَتِ ٱلطَّآمَّةُ ٱلۡكُبۡرَىٰ

Kur të arrijë gjëma më e madhe,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
35

يَوۡمَ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا سَعَىٰ

atë Ditë njeriu do të kujtojë gjithçka që ka bërë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
36

وَبُرِّزَتِ ٱلۡجَحِيمُ لِمَن يَرَىٰ

dhe Zjarri flakërues do t’i tregohet çdokujt që sheh.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
37

فَأَمَّا مَن طَغَىٰ

Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
38

وَءَاثَرَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا

dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
39

فَإِنَّ ٱلۡجَحِيمَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ

sigurisht që do të ketë për strehë Xhehenemin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
40

وَأَمَّا مَنۡ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ وَنَهَى ٱلنَّفۡسَ عَنِ ٱلۡهَوَىٰ

Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
41

فَإِنَّ ٱلۡجَنَّةَ هِيَ ٱلۡمَأۡوَىٰ

pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
42

يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَا

Të pyesin ty për Orën (e Kiametit) se kur do të ndodhë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
43

فِيمَ أَنتَ مِن ذِكۡرَىٰهَآ

Çfarë rëndësie ka për ty që ta përmendësh atë?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
44

إِلَىٰ رَبِّكَ مُنتَهَىٰهَآ

Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
45

إِنَّمَآ أَنتَ مُنذِرُ مَن يَخۡشَىٰهَا

Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i frikësohen asaj.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
46

كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَهَا لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا عَشِيَّةً أَوۡ ضُحَىٰهَا

Ditën kur do ta shohin atë, (njerëzve) do t’u duket se kanë qëndruar (në Tokë) veç një mbrëmje apo një mëngjes.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A