83. Mutafifin · ajete 26–36

سورة المطـفـفين
26

خِتَٰمُهُۥ مِسۡكٞۚ وَفِي ذَٰلِكَ فَلۡيَتَنَافَسِ ٱلۡمُتَنَٰفِسُونَ

Hitamuhu miskun we fi dhalike feljetenafesil-mutenafisune

Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.

27

وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسۡنِيمٍ

We mizaxhuhu min tesnimin

Dhe përzierja e asaj pije është me tesnim (uji më i mirë).

28

عَيۡنٗا يَشۡرَبُ بِهَا ٱلۡمُقَرَّبُونَ

‘Ajnæn jeshrebu bihal-mukarrebune

Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.

29

إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُونَ

‘Innel-ledhine ‘exhremu kanu minel-ledhine ‘amenu jedhekune

Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.

30

وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمۡ يَتَغَامَزُونَ

We ‘idha merru bihim jetegamezune

Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.

31

وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓاْ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِمُ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ

We ‘idha enkalebu ‘ila ‘ehlihimu enkalebu fekihine

E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.

32

وَإِذَا رَأَوۡهُمۡ قَالُوٓاْ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ

We ‘idha re’ewhum kalu ‘inne ha’uula’ ledallune

Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: "S'ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!"

33

وَمَآ أُرۡسِلُواْ عَلَيۡهِمۡ حَٰفِظِينَ

We ma ‘ursilu ‘alejhim hafidhine

Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve).

34

فَٱلۡيَوۡمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنَ ٱلۡكُفَّارِ يَضۡحَكُونَ

Faljewmel-ledhine ‘amenu minel-kuffari jedhekune

E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.

35

عَلَى ٱلۡأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ

‘Alel-’era’iki jendhurune

Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.

36

هَلۡ ثُوِّبَ ٱلۡكُفَّارُ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ

Hel thuwibel-kuffaru ma kanu jef’alune

A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)