85. Buruxh · Ajeti 11 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 85:1–85:11
Dita e premtuar është dita e kijametit, ndërsa dëshmues janë pejgamberët që dëshmojnë për njerëzit. Por dëshmuese është edhe dita e xhumasë, e cila dëshmon se çka punojnë besimtarët në të, ose dita në Arafat, e ka edhe mendime të tjera.
As-habi Uhdudë, ishin sundues që i mundonin besimtarët dhe i digjnin në hendeqe. Mendohet për një sundues persian, për një jehudi, ndërsa një hadith të cilin e transmeton Ahmedi,Muslimi, Nesaiu, thuhet se fjala është për një besimtar të ri dhe për një falltor. Hadithi është shumë i gjatë. Sido që të jetë, kriminelët e tillë janë të mallkuar prej Zotit, pse i munduan besimtarët, të tillë ishin edhe idhujtarët mekas, të cilët i urrenin myslimanët për shkak se besuan një Zot.Por të mos harrojnë se grushti i Zotit është i ashpër dhe atë nuk ka kush që mund ta pengojë, e Kur'ani është i famshëm, edhe pse ata nuk e besojnë.. Falënderoj Allahun e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 85:11–85:22
- “Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë kopshte, nëpër të cilët burojnë lumenj.” - Allahu i Madhëruar na bën me dije shpërblimin që i pret adhuruesit të Tij besimtarë, që e vërtetojnë besimin e tyre me punë të mira. Ai tregon se për ta ja - në përgatitur kopshte, nëpër të cilët burojnë lumenj, ndryshe nga çfarë që i pret armiqtë e Tij, që është ndëshkimi përvëlues në zja - rrin e Xhehenemit. Prandaj dhe i Lartësuari thotë: - “Kjo është fitorja më e madhe.” - Pastaj i Madhëruari thotë: - “Është e vërtetë se ndëshkimi i Zotit tënd është i fortë.” - Ndëshkimi për armiqtë e Tij, të cilët refuzojnë profetët dhe fenë e Tij është shumë i ashpër. Allahu i Madhë - ruar është i fuqishëm, sikurse ka thënë: “Allahu, Ai është Furnizuesi i madh i Gji - thëfuqishmi e Fuqiploti.” [Dharijat 58]. Ajo çka Ai dëshiron është dhe ekziston, ashtu sikurse Ai e dëshiron të jetë dhe përmbushet sa hap e mbyll sytë, ose edhe më shpejt: - “Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon.” - Prej fuqisë dhe pushtetit të Tij absolut është dhe fakti që Ai e fillon krijimin dhe e rikthen atë, ashtu sikurse e filloi për herë të parë dhe asgjë nuk e pengon Atë, sepse asgjë nuk mund ta ndalojë atë që Ai dëshiron. - “Ai është Falësi, i Dashuri.” - Allahu i Madhëruar i mbulon gjynahet për ata që pendohen sinqerisht tek Ai, nënshtrohen dhe përulen për ta adhuruar Atë, edhe sikur gjynahet të jenë të çfarëdo lloji e natyre. Ai është El-Uedud. Ibn Abasi dhe të tjerë kanë thënë se kuptimi është: El Habib , dome - thënë, i Dashuri. - “Ai është Sunduesi i Fronit të madhëri - shëm.” - Allahu i Madhëruar e përshkruan Veten si Dhul Arsh, pra, Ai është Sunduesi i Arshit Madhështor dhe të Lartë, i cili qëndron mbi të gjitha krijesat. Pastaj thotë: El-Mexhid. Për këtë fjalë kanë ardhur dy këndime të ajetit. E para, fjala mexhid vjen me rasën emërore ‘ el mexhidu’, me zanoren u. Kështu, kjo fjalë është një cilësi e Zotit Krenar dhe të Lartësuar dhe fjalia vjen në këtë formë: Ai është Falësi, i Dashuri, Pro - nari i Arshit, Madhështori.” Ndërsa me këndimin e dytë vjen në rasën gjinore ‘ El Mexhidi’, pra, me zanoren i, si cilësi e Arshit. Kësisoj, ajeti është: “Sunduesi i Fronit të madhërishëm.”. Sidoqoftë, që të dyja përcjellin një kuptim të saktë. - “Ai vepron gjithçka që dëshiron.” - Çdo gjë që dëshiron, Ai është i Plotpushtetshëm ta përmbushë. Askush nuk mund të kundër - shtojë vendimin dhe gjykimin e Tij. Ai nuk pyetet për atë që vepron, sepse Ai është Madhështori, Ngadhënjimtari, Mposhtësi i gjithçkaje. Ai është i Urti, i Drejti në gjith - çka që vendos dhe vepron. Gjatë sëmundjes në prag të vdekjes, njerëzit i thanë Ebu Bekrit: “A të ka vizituar ndonjë mjek?” - Ai tha: “Po.” - “E çfarë të tha?” Ebu Bekri u përgjigj: “Më tha: “Unë veproj gjithçka që dëshiroj.”” - “A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive të Faraonit dhe të Themudit?” - A të kanë treguar se çfarë bëri Allahu me këta popuj, se çfarë ndëshkimesh dërgoi mbi ta? A e di se si i përfshiu zemërimi i Tij, të cilin askush nuk mund ta evitonte apo t’i shpë - tonte ata?! Ky është një përforcim i fjalës së Allahut të Lartësuar më sipër: “Është e vërtetë se ndëshkimi i Zotit tënd është i fortë.”. Pra, kur Allahu e ndëshkon zullum -
qarin, e ndëshkon atë ashpër, ashtu siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari, i Pamposhturi, i Plotpushtetshmi dhe i Plotfuqishmi. - “Mohuesit vazhdojnë të refuzojnë ...” - Ata vazhdojnë të jenë në dyshime e pasi - guri, vazhdojnë të mbulojnë të vërtetën dhe këmbëngulës në refuzimin e ftesës së Zotit. - “... por Allahu i ka përfshirë ata.” - Ai është i Plotpushtetshëm dhe ata janë gjithnjë nën pushtetin e të Plotfuqishmit. Ata nuk mund t’i shpëtojnë apo fshihen të Madhëri - shmit. Ata nuk mund t’i shmangen gjykimit dhe vendimit të Tij. - “Ai është Kuran i madhërishëm ...” - Ai është libër madhështor, plot bekime e mirësi. - “... në një Pllakë të Ruajtur.” - Ai është i ruajtur ndër banorët e qiellit dhe atij nuk mund t’i shtosh apo të heqësh asgjë; atë nuk mund ta ndryshosh, të tjetërsosh apo ta shtrembërosh. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Buruxh dhe vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë që na dhuron.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 85:1–85:22
- “Betohem për qiellin plot me yje. ” – I Madhëruari betohet në qiellin plot yje dhe rrugë. Në të janë vendosur rruga e diellit dhe e hënës, rrugët e yjeve aq të rregullta dhe të sistemuara, të cilat tregojnë për pushtetin absolut të Allahut, për mëshirën e Tij të gjerë, për dijen e Tij gjithëpërfshirëse dhe urtësinë e Tij të madhe. - “Për Ditën e Premtuar (të gjykimit) .” - Allahu betohet për Ditën e Kijametit, kur Ai ka premtuar se do të ringjallë dhe tubojë krijesat nga i pari, deri tek i fundit, nga më i largëti, deri tek më të afërmit në kohë. Ky premtim nuk ka për të ndryshuar kurrë, sepse Allahu i Madhëruar nuk e thyen premtimin e Vet. - “Për atë që dëshmon dhe për atë që dëshmohet.” - Këtu përfshihet gjithçka që ka këtë cilësi. Allahu i Madhëruar betohet në çdo gjë që shikon dhe në çdo gjë që shikohet, betohet në çdo gjë që dëshmon dhe në çdo gjë të dëshmuar. Betimet në këto shenja të madhështisë dhe pushtetit të Allahut të Lartësuar, që tregojnë për urtësinë e Tij mahnitëse dhe mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, shërbejnë për të përforcuar një mesazh shumë të rëndësishëm, që vijon më pas: - “Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqet, me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse!” - Ky është mallkim për shkatërrimin e tyre. Ata ishin një popull mohues, që sunduan një popull besimtar dhe filluan t’i detyronin që të ktheheshin në besimin e tyre. Por besimtarët nuk pranuan ta tradhtonin fenë e vet. Atëherë, qafirët hapën hendeqe në tokë dhe, pasi ndezën zjarre brenda tyre, u ulën rreth e rrotull, për të dëshmuar vuajtjet e besimtarëve që do të hidheshin aty brenda. Kështu i sprovuan ata besimtarët. I kërcënuan se do t’i flaknin në zjarrin e ndezur fort, nëse nuk kthenin fenë. Dhe vërtet, kushdo që i kundërshtonte dhe nuk e ndryshonte besimin e tij, hidhej në zjarr. Kjo qe grada më e lartë e armiqësisë dhe urrejtjes kundër Allahut dhe adhuruesve të Tij besimtarë të sinqertë. Për këtë arsye, ata merituan mallkimin dhe ndëshkimin më të rëndë. Në fillim, Zoti i mallkoi ata e, më pas, Ai tregon veprën e tyre të pamëshirshme kur thotë: - “Ata rrinin ulur rreth tij, dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.” - Kjo tregon se sa të pashpirt dhe çnjerëzorë ishin ata mohues të Zotit dhe torturues të besimtarëve. A ka krim më të rëndë se ky? E përse i urrenin ata besimtarët e përkushtuar? - “Ata i keqtrajtonin (besimtarët) sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar
mbi çdo gjë!” – Ata i urryen thjesht për një cilësi të tyren, për të cilën ata do të shpërblehen nga Zoti i tyre: besimi i patundur në Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës. Ai është El Aziz – Krenari, Ngadhnjimtari mbi gjithçka që ekziston. Çdo gjë është e nënshtruar dhe e përulur para madhështisë dhe krenarisë së Tij. Ai është El Hamid - i Lavdëruari, i Lavdishmi, të Cilit i takon falënderimi dhe mirënjohja e plotë për gjithçka. Allahut i takon pushteti i qiejve dhe i tokës. Ai i krijoi ato, prandaj gjithçka duhet t’i nënshtrohet Atij. Vetëm Ai meriton adhurimin dhe dashurinë e plotë të krijesave. Ai ka të drejtën të veprojë mbi ta, ashtu sikurse ia lejon mbretërimi dhe sundimi i Tij. Ai urdhëron dhe ndalon, Ai vendos kufijtë dhe merr në përgjegjësi për respektimin ose jo të tyre. Ai është Mbikëqyrës dhe Dëshmues mbi gjithçka, me dijen, shikimin dhe dëgjimin e Tij. A nuk patën frikë ata të mjerë, që u armiqësuan me Allahun e Madhëruar? A nuk patën frikë ata nga ndëshkimi i Krenarit të Plotfuqishëm. A nuk e dinin ata se ishin thjesht pronë e Allahut? Askush nuk ka pushtet mbi dikë tjetër, veçse me lejen e të Madhëruarit. A e harruan ata se Allahu i ka shënuar veprat e tyre dhe do t’i shpaguajë për to?! Qafirët janë të zhytur thellë në mashtrim. Ata janë të zhytur në injorancën dhe verbërinë që sjellin veprat e tyre, prandaj vështirë se mund të shohin rrugën në të cilën Zoti i fton e vështirë se pendohen: - “Është e sigurt se ata që sprovojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, kanë dënimin e Xhehenemit. Për ta është përgatitur dënimi përvëlues.” - Nëse nuk e pranojnë ftesën e të Gjithëmëshirshmit, ata i pret ndëshkimi përvëlues i Xhehenemit. Hasen el Basriu ka thënë: “Shikoni bujarinë dhe mëshirën e madhe të Zotit të botëve. Ata torturuan dhe vranë të dashurit dhe të zgjedhurit e tij, të bindurit dhe adhuruesit e nënshtruar dhe besnikë, ndërsa Ai i fton në pendim.”Pasi bëri kërcënimin për qafirët, Allahu i Lartësuar vijon me shpërblimin e premtuar për besimtarët. - “Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kanë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Kjo është fitorja më e madhe.” - Ata që besojnë me zemër, por edhe bëjnë vepra të mira me sinqeritet, sipas besimit të tyre, do të kenë Xhenete, nëpër të cilët burojnë lumenj. Ky është suksesi më i madh. Nuk ka mirësi më të madhe se kënaqësia e Allahut dhe përjetësia në mirësitë e premtuara nga Ai. - “Është e vërtetë se ndëshkimi i Zotit tënd është i fortë.” - Të mos harrojnë kriminelët dhe jobesimtarët se ndëshkimi i Zotit për ta do të jetë shumë i rëndë dhe i vështirë. Ai është gati për t’u dhënë atë që meritojnë, sikurse thotë i Madhëruari: “I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd, kur bie mbi popujt që bëjnë padrejtësi. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.”. [Hud 102]. - “Në të vërtetë, është Ai që krijon nga e para dhe rikrijon.” - Allahu është i vetmi që krijon dhe i vetmi që e rikthen krijimin e Tij. Askush nuk mund t’i ketë këto cilësi, përveç Tij. Ai është El Gafuru – Falësi, i Cili i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen dhe kthehen tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Ai i mbulon të metat atyre që i kërkojnë falje dhe shprehin pendesë tek Ai. Allahu është El Uedud - i Dashuri, i Cili i do të zgjedhurit e Tij me një dashuri që nuk i përngjan asnjë dashurie tjetër. Ashtu sikurse është i pashembullt në cilësitë e Tij të madhështisë, bukurisë dhe të veprave të Tij, ashtu edhe dashuria që Ai ka ka vendosur në zemrat e të zgjedhurve të Tij për Të nuk i përngjan asnjë lloj dashurie tjetër. Dashuria për Allahun është esenca e adhurimit. Dashuria për Të qëndron mbi çdo dashuri tjetër dhe i mposht ato. Çdo dashuri tjetër që nuk buron nga dashuria për Të dhe nuk ka lidhje me Të, ajo është vuajtje dhe trishtim për zemrën të cilën ka pushtuar. Allahu i do të zgjedhurit e Tij dhe ata e duan Atë, sikurse thotë i Madhëruari
në një ajet tjetër: “Ai i do ata dhe ata e duan Atë”. El Meueddetu është dashuri e kulluar dhe e kthjellët. Allahu i Lartësuar ka përmendur së bashku dy cilësi të Tij: Falës dhe i Dashur. Kjo ka një nënkuptim shumë të bukur: Ai jo vetëm që i fal ata që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar, por edhe i do ata me dashurinë e Tij. Disa mendojnë se Allahu vetëm u fal gjynahet atyre që pendohen, por nuk i do ata. Por ky ajet i hedh poshtë këto pretendime. Madje, Allahu i Madhëruar gëzohet shumë për pendimin e robit të Tij gabimtar. Profeti (a.s.) na jep një shembull për të treguar gëzimin e madh të Allahut të Lartësuar. Ai thotë: “Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Vet kur ai pendohet, sesa ndonjëri prej jush i cili, duke udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e humbet devenë së bashku me ujin dhe ushqimin. Ai kërkon dhe e kërkon, derisa e humb shpresën për ta gjetur. Kështu, i lodhur e shpresë humbur, ulet nën hijen e një peme. Por kur hap sytë dhe e sheh deve në e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im dhe unë jam zoti Yt”, duke gabuar nga gëzimi i madh.” Kësisoj, gëzimi i Allahut për pendimin e robit është më i madh sesa gëzimi i atij robi. Allahu qoftë i lavdëruar dhe i madhëruar! Sa e madhe është mirësia e Tij! Sa e gjerë është bujaria e Tij e sa të shumta janë dhuratat e Tij! - “Ai është Falësi, i Dashuri. Ai është Sunduesi i Fronit të Madhëruar. ” - Ai është Pronari dhe Sunduesi i Fronit të madh, i cili ka përfshirë qiejt, Tokën dhe Kursijin. Të gjitha këto të fundit, në krahasim me Fronin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Pronari i gjithësisë, por e veçoi Fronin, duke e përshkruar me madhështinë e tij, për shkak se ai është krijimi më pranë Zotit të Lartësuar. - “Ai vepron gjithçka që dëshiron.” - Nuk ka gjë që Allahu ta dëshirojë dhe të mos e arrijë dot. Nëse dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. Askush nuk është veprues i gjithçkaje që dëshiron, përveç Allahut të Madhëruar. Krijesat, nëse dëshirojnë diçka, gjithmonë kanë nevojë për ndihmë dhe për të larguar pengesat. Ndërsa Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për ndihmë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga ajo që Ai dëshiron. Në vijim, Allahu i Madhëruar përmend disa nga veprat e Tij, që tregojnë për besnikërinë e profetëve të Tij dhe vërtetësinë e Shpalljes që ata sollën prej Tij. - “A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive të Faraonit dhe të Themudit?” - Ata u bënë mohues dhe refuzues të Profetit, prandaj Allahu i shkatërroi, si mësim për brezat e mëvonshëm. - “Mohuesit (e Zotit) vazhdojnë të përgënjeshtrojnë (Shpalljen e Zotit), por Allahu i ka përfshirë ata (nën pushtetin e Tij).” - Me gjithë faktet e lëna nga Zoti ndër breza dhe me gjithë argumentet e shumta të sjella prej Tij, ata vazhdojnë në mohimin dhe mosbesimin e tyre me kokëfortësi dhe armiqësi. Atyre nuk u bëjnë dobi shenjat dhe argumentet e Zotit dhe as paralajmërimet e sjella nga profetët e Tij. Por Allahu i ka përfshirë me dijen dhe pushtetin e Tij mbi ta. Askush nuk mund t’i fshihet dijes dhe pushtetit të Tij gjithëpërfshirës. Ai është gati, prandaj le të kenë frikë nga ndëshkimi i Tij në çdo moment. Ky është një kërcënim shumë i frikshëm për qafirët. Ai, në dorën e të Cilit janë shpirtrat dhe çdo çështje e tyre, i kërcënon që të kthehen sa nuk është vonë. Ai i fton që të nënshtrohen, duke e besuar Kur'anin dhe punuar sipas tij. - “Ai është Kur'an i Madhëruar, (I shkruar) në një Pllakë të Ruajtur. ” - Mesazhet dhe urtësitë e Kur'anit janë madhështore dhe të thella. Mirësitë dhe dituritë që përmban ai janë të mrekullueshme dhe të shumta. Kur'ani është i paprekshëm dhe i pandryshueshëm. Ai ruhet në Leuhi Mahfudh , ose në Pllakën e Ruajtur, dhe askush nuk mund të shtojë, pakësojë apo të tjetërsojë diçka nga ai. Kur'ani është i ruajtur nga ndikimi dhe
ndërhyrjet e shejtanëve. Ai është i ruajtur në Leuhi Mahfudh , ku është shkruar gjithçka. Kjo tregon rëndësinë e madhe të Kur'anit tek Allahu i Lartësuar dhe për dobitë e tij të pakrahasueshme. Allahu është më i ditur për gjithçka.