89. Fexhr

سورة الفجر 30 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلۡفَجۡرِ

Betohem për muzgun e agimit*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

وَلَيَالٍ عَشۡرٖ

dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

وَٱلشَّفۡعِ وَٱلۡوَتۡرِ

Betohem për çiftin dhe tekun*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَسۡرِ

dhe për natën kur largohet!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

هَلۡ فِي ذَٰلِكَ قَسَمٞ لِّذِي حِجۡرٍ

A nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

أَلَمۡ تَرَ كَيۡفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ

Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

إِرَمَ ذَاتِ ٱلۡعِمَادِ

banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

ٱلَّتِي لَمۡ يُخۡلَقۡ مِثۡلُهَا فِي ٱلۡبِلَٰدِ

të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

وَثَمُودَ ٱلَّذِينَ جَابُواْ ٱلصَّخۡرَ بِٱلۡوَادِ

Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

وَفِرۡعَوۡنَ ذِي ٱلۡأَوۡتَادِ

Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

ٱلَّذِينَ طَغَوۡاْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ

Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

فَأَكۡثَرُواْ فِيهَا ٱلۡفَسَادَ

duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

فَصَبَّ عَلَيۡهِمۡ رَبُّكَ سَوۡطَ عَذَابٍ

prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

إِنَّ رَبَّكَ لَبِٱلۡمِرۡصَادِ

Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

فَأَمَّا ٱلۡإِنسَٰنُ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكۡرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَكۡرَمَنِ

Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar.”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبۡتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيۡهِ رِزۡقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّيٓ أَهَٰنَنِ

Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

كـَلَّاۖ بَل لَّا تُكۡرِمُونَ ٱلۡيَتِيمَ

Nuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

وَلَا تَحَٰٓضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلۡمِسۡكِينِ

dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfrit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

وَتَأۡكُلُونَ ٱلتُّرَاثَ أَكۡلٗا لَّمّٗا

Trashëgiminë (e të dobëtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

وَتُحِبُّونَ ٱلۡمَالَ حُبّٗا جَمّٗا

dhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

كـَلَّآۖ إِذَا دُكَّتِ ٱلۡأَرۡضُ دَكّٗا دَكّٗا

Por ani! Kur Toka të bëhet copë e thërrime,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
22

وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلۡمَلَكُ صَفّٗا صَفّٗا

kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
23

وَجِاْيٓءَ يَوۡمَئِذِۭ بِجَهَنَّمَۚ يَوۡمَئِذٖ يَتَذَكَّرُ ٱلۡإِنسَٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكۡرَىٰ

Dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet por ç’i duhet se u kujtua!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
24

يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي قَدَّمۡتُ لِحَيَاتِي

Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
25

فَيَوۡمَئِذٖ لَّا يُعَذِّبُ عَذَابَهُۥٓ أَحَدٞ

Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
26

وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُۥٓ أَحَدٞ

e askush nuk do të lidhë në pranga siç lidh Ai!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
27

يَٰٓأَيَّتُهَا ٱلنَّفۡسُ ٱلۡمُطۡمَئِنَّةُ

O ti shpirt i qetësuar!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
28

ٱرۡجِعِيٓ إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةٗ مَّرۡضِيَّةٗ

Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
29

فَٱدۡخُلِي فِي عِبَٰدِي

Bashkohu me robërit e Mi*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
30

وَٱدۡخُلِي جَنَّتِي

dhe hyr në Xhenetin Tim!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A