92. Lejl

سورة اللـيـل 21 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰ

Për natën që mbulon (me terr),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ

për ditën që agon*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلۡأُنثَىٰٓ

dhe për Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

إِنَّ سَعۡيَكُمۡ لَشَتَّىٰ

Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

فَأَمَّا مَنۡ أَعۡطَىٰ وَٱتَّقَىٰ

Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

وَصَدَّقَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ

dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡيُسۡرَىٰ

Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسۡتَغۡنَىٰ

Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

وَكَذَّبَ بِٱلۡحُسۡنَىٰ

dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلۡعُسۡرَىٰ

Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

وَمَا يُغۡنِي عَنۡهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ

e, kur të hidhet (në zjarr), pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

إِنَّ عَلَيۡنَا لَلۡهُدَىٰ

Neve na përket që t’ua tregojmë rrugën e drejtë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

وَإِنَّ لَنَا لَلۡأٓخِرَةَ وَٱلۡأُولَىٰ

dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

فَأَنذَرۡتُكُمۡ نَارٗا تَلَظَّىٰ

Prandaj Unë ju kam tërhequr vërejtjen me një zjarr që flakëron,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

لَا يَصۡلَىٰهَآ إِلَّا ٱلۡأَشۡقَى

ku do të hidhet vetëm më i keqi,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

ٱلَّذِي كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

që ka mohuar dhe është larguar nga besimi.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلۡأَتۡقَى

E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
18

ٱلَّذِي يُؤۡتِي مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ

që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعۡمَةٖ تُجۡزَىٰٓ

dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
20

إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ وَجۡهِ رَبِّهِ ٱلۡأَعۡلَىٰ

por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
21

وَلَسَوۡفَ يَرۡضَىٰ

Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A