93. Duha

سورة الضـحى 11 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلضُّحَىٰ

Betohem në shkëlqimin e paradites*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

وَٱلَّيۡلِ إِذَا سَجَىٰ

dhe në natën kur erret e qetësohet,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ

se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)![410]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[410] Kjo sure i është shpallur Muhamedit (a.s.) pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje të Shpalljes Hyjnore, gjatë së cilës Profetit (a.s.) i është dashur të durojë shpotitë e jobesimtarëve dhe talljet e armiqve të tij më të këqij. Gruaja e xhaxhait të tij, Ebu Lehebit, e tallte, duke i thënë: “Zotëria yt të ka braktisur”.
4

وَلَلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لَّكَ مِنَ ٱلۡأُولَىٰ

Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

وَلَسَوۡفَ يُعۡطِيكَ رَبُّكَ فَتَرۡضَىٰٓ

e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

أَلَمۡ يَجِدۡكَ يَتِيمٗا فَـَٔاوَىٰ

A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

وَوَجَدَكَ ضَآلّٗا فَهَدَىٰ

A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

وَوَجَدَكَ عَآئِلٗا فَأَغۡنَىٰ

A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

فَأَمَّا ٱلۡيَتِيمَ فَلَا تَقۡهَرۡ

Prandaj, mos e shtyp jetimin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

وَأَمَّا ٱلسَّآئِلَ فَلَا تَنۡهَرۡ

lypësin mos e shtyj me ashpërsi*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
11

وَأَمَّا بِنِعۡمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثۡ

dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd![411]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[411] Dhuntitë më të mëdha që Allahu i Madhëruar i ka falur Muhamedit (a.s.), janë Kurani dhe Profecia. Kjo tregon qartë se çfarë dhuntish duhej të shpallte Profeti (a.s.).