96. Alak

سورة الـعلق 19 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ

Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِنۡ عَلَقٍ

e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
3

ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ

Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

ٱلَّذِي عَلَّمَ بِٱلۡقَلَمِ

i Cili, me anë të penës ia mësoi,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
5

عَلَّمَ ٱلۡإِنسَٰنَ مَا لَمۡ يَعۡلَمۡ

ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

كـَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ

Por vërtet që njeriu shkel çdo cak,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ

kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجۡعَىٰٓ

Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
9

أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يَنۡهَىٰ

A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
10

عَبۡدًا إِذَا صَلَّىٰٓ

robin (Tonë) kur falet?[415]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[415] Vargjet aludojnë për një nga prijësit e Mekës, Ebu Xhehlin, i cili ishte armiku kryesor i Profetit Muhamed (a.s.) në fillimet e Islamit. Ai e kishte kërcënuar Profetin (a.s.), që të mos falej më në Qabe.
11

أَرَءَيۡتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلۡهُدَىٰٓ

A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
12

أَوۡ أَمَرَ بِٱلتَّقۡوَىٰٓ

dhe që urdhëron për devotshmëri?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
13

أَرَءَيۡتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ

Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
14

أَلَمۡ يَعۡلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ

a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
15

كـَلَّا لَئِن لَّمۡ يَنتَهِ لَنَسۡفَعَۢا بِٱلنَّاصِيَةِ

Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
16

نَاصِيَةٖ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةٖ

për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
17

فَلۡيَدۡعُ نَادِيَهُۥ

Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,[416]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[416] Pra, le të thërrasë në ndihmë prijësit e tjerë të Mekës, që ishin përkrahësit e tij.
18

سَنَدۡعُ ٱلزَّبَانِيَةَ

Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
19

كـَلَّا لَا تُطِعۡهُ وَٱسۡجُدۡۤ وَٱقۡتَرِب۩

Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A