ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱقۡرَأۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلَّذِي خَلَقَ
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
خَلَقَ ٱلۡإِنسَٰنَ مِنۡ عَلَقٍ
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ
Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
ٱلَّذِي عَلَّمَ بِٱلۡقَلَمِ
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.
عَلَّمَ ٱلۡإِنسَٰنَ مَا لَمۡ يَعۡلَمۡ
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
كـَلَّآ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَيَطۡغَىٰٓ
Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
أَن رَّءَاهُ ٱسۡتَغۡنَىٰٓ
Për shkak se e ndien veten të pavarur.
إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجۡعَىٰٓ
Po kthimi është vetëm te Zoti yt.
أَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي يَنۡهَىٰ
A më tregon atë që pengon,
عَبۡدًا إِذَا صَلَّىٰٓ
një rob kur ai falet?
أَرَءَيۡتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلۡهُدَىٰٓ
Ç'mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?
أَوۡ أَمَرَ بِٱلتَّقۡوَىٰٓ
Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.
أَرَءَيۡتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ
A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)?
أَلَمۡ يَعۡلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ
A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
كـَلَّا لَئِن لَّمۡ يَنتَهِ لَنَسۡفَعَۢا بِٱلنَّاصِيَةِ
Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
نَاصِيَةٖ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةٖ
Floku rrenacak, mëkatar.
فَلۡيَدۡعُ نَادِيَهُۥ
E ai le t'i thërret ata të vetët.
سَنَدۡعُ ٱلزَّبَانِيَةَ
Ne do t'i thërrasim zebanitë.
كـَلَّا لَا تُطِعۡهُ وَٱسۡجُدۡۤ وَٱقۡتَرِب۩
Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.