98. Bejine · Ajeti 8 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 98:1–98:8

Ithtarët e librit, jehudi dhe të krishterë, si dhe idhujtarët, nuk i shmangeshin besimit të tyre të kotë, derisa u erdhi Pejgamberi Muhammed dhe ua sqaroi gabimin e tyre, i udhëzoi dhe i thirri për në rrugën e drejtë. Pastaj disa prej tyre i pranuan ato mësime dhe gjetën të vërtetën. Atyre Pejgamberi nuk u ligjëronte tjetër pos atë që ishte e drejtë, e vërtetë, pra rregulla e norma të vlefshme, që disa prej tyre kanë qenë të shënuara edhe në librat e mëparshëm. Ai i këshillonte pra, të jenë të sinqertë në adhurimet e tyre, çdo gjë të bëjnë vetëm për Zotin e tyre dhe të largohen prej gjërave të kota, ashtu siç ishte i larguar prej tyre babai i pejgamberëve Ibrahimi. Falja e namazit, dhënia e zeqatit janë shenja të një besimi të drejtë.

Para se të dërgohej Muhammedi Pejgamber, ithtarët e librit ishin të pandarë në bindjen e — I aa — tyre se do të vijë një pejgamber, pse ashtu e kishin të shënuar në librat e tyre, dhe mezi e pritnin për t'iu kundërvënë idhujtarëve politeistë. Kur erdhi Muhammedi pejgamber, ata u ndanë dhe e kundërshtuan për shkak se erdhi prej arabëve, pse disa idhujtarë arabë që kishin qenë të pa fe dhe që kishin qenë më të gabuar se ithtarët e librit, u bënë myslimanë dhe filluan tua udhëheqnin fenë islame. Ithtarët e librit para ardhjes së Muhammedit,nuk ishin pabesimtarë,ndërsa idhujtarët, po,mirëpo,kur Muhammedi,erdhi Kur'ani,që mësonte sikurse edhe librat e tjerë,ithtarët e librit nuk besuan atëherë mbetën si idhujtarët, pse mohuan Kur'anin, pra mohuan edhe librin e vet.

Formaliteti në adhurime ose në veprime, është i përbuzur dhe nuk sjell kurrfarë dobie. Dijetarët veprat i kanë ndarë në tri lloje - të urdhëruara, obligime. Sinqeriteti në këto vepra është që ato të kryhen për hirë të Zotit, e nëse qëllimi është diçka tjetër, vepra e tillë është e refuzuar, - të ndaluara. Nëse të ndaluarën e braktis për hirë të Zotit, për të ka shpërblim, nëse e braktis, por jo për hirë të Zotit, për të nuk ka shpërblim, anipse ka shpëtuar prej ndëshkimit për të, - as të urdhëruara e as të ndaluara, p.sh., ngrënia, fjetja, etj. Nëse e bën pa ndonjë qëllim të caktuar, nuk ka shpërblim, e nëse e bën me qëllim të caktuar, ka shpërblim, fjala vjen: hanë për të fituar fuqi për adhurim e punë të tjera të mbara, martohet për të mos kaluar në amoralitet etj.

Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 98:6–98:8

Allahu i Lartësuar na tregon për mohuesit e të vërtetës nga mesi i ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, të cilët do të jenë të përjetshëm në zjarrin e Xhehenemit. Allahu i Lartësuar na tregon se ata kundërshtuan librat e shpallur nga Ai, si edhe refuzuan të besonin e të pasonin të dërguarit e Tij. - “S’ka dyshim se ata ithtarë të Librit dhe idhujtarë, të cilët nuk besuan, do të futen në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë.” - Ky është ndëshkimi për ta. Ata kurrë nuk kanë për të dalë prej andej. (Ata do të ndëshkohen në zjarrin e Xhehenemit, i cili do t’i përfshijë tërësisht dhe do t’i torturojë me përvëlimin e tij. Atje do të qëndrojnë përgjithmonë dhe kurrë nuk do t’u lehtësohet ndëshkimi. Ata do të ndëshkohen përjetësisht dhe të pashpresë për shpëtim apo lehtësim.) - “Ata janë krijesat më të këqija. ” - Ata janë më të këqijtë e krijesave. (Ata nuk kanë as përkushtim për ta adhuruar Allahun si një e të vetëm e duke falur namaz dhe as bami - rësi ndaj krijesave, duke dhënë zekat.) Më pas, Allahu i Pastër dhe i Lartësuar na tre - gon rreth gjendjes së atyre që besojnë me zemër dhe bëjnë punë të mira, duke na tre - guar se pikërisht ata janë më të mirët e krijesave. - “Ndërsa ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë krijesat më të mira. ” - Ebu Hurejra dhe një grup i madh dijetarësh janë mbështetur në këtë ajet, për të argu - mentuar se besimtarët janë më të mirë dhe në gradë më të lartë se melekët. - “Shpërblimi për ta është te Zoti i tyre ...” - Domethënë, Ditën e Kijametit: - “... në kopshtet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të jenë të përjetshëm.” - Do të jenë përherë, atje pa shkë - putje. (Ata do të jenë në kopshte të përjet - shme, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Atje nuk do të kenë lodhje dhe kurrë nuk do të largohen. Atje do të jenë në mirësi, nga të cilat kurrë nuk do të velen dhe nuk do të dinë të kërkojnë më shumë e më mirë sesa janë. Nëpër kopshtet e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të shijojnë të lumtur çdo mirësi të dhuruar nga Bujari i Madh.) - “Allahu është i kënaqur me ta ...” - Nuk ka dyshim që Allahu i Madhëruar është i kënaqur me ta. Kjo është dhuratë për ta, me

mirësinë dhe bujarinë e Allahut, dhe është pikërisht kjo mirësia më e madhe dhe e përjetshme, që ata do të përjetojnë. - “... dhe ata janë të kënaqur me Të.” - Edhe ata janë të kënaqur me Allahun, për mirësitë e përjetshme, që u ka dhuruar. - “Kjo është për ata që i druhen Zotit të tyre.” - Ky shpërblim do t’i jepet çdokujt që i frikësohet Allahut, që i ruhet ndëshkimit të Tij dhe e adhuron njësoj sikur ta shihte haptazi At ë, pra, që ka arritur gradën e ihsanit. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2913. “A t’ju tregoj për krijesën më të mirë?” – “Po, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Është një njeri, i cili i merr frerët e kalit të tij, për të dalë e luftuar në rrugën e Zotit. Sa herë që jepet kushtrimi, ai është gati mbi kalë. A t’ju tregoj për krijesën më të mirë?” - tha përsëri. Njerëzit thanë: “ Po, o i Dërguari i Allahut!” Ai tha: “Është një burrë, i cili del me tufën e bagëtive, fal namazin në formën më të mirë dhe jep zekatin. A t’ju tregoj për më të keqin e krijesave?” – vijoi Profeti (a.s.). Njerëzit thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Është ai që kërkon t’i japin për hir të Allahut, ndërsa vetë nuk jep për hir të Allahut.” Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Bejine.Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 98:1–98:8

- “Mohuesit prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarët kurrë nuk do të shpëtonin (nga rruga e humbjes) , derisa t'u vinte argumenti i qartë....” - Ithtarët e Librit, të krishterë apo jehudë qofshin, dhe idhujtarët e çdo kategorie, do të vazhdonin të mos i ndaheshin rrugës së tyre të gabuar të idhujtarisë dhe mohimit të Zotit, derisa Ai t’u sillte fakte të qarta dhe argumente bindëse. Pastaj i Madhëruari tregon se çfarë argumenti u solli popujve për të gjetur rrugën e drejtë: - “...I Dërguari prej Allahut, që lexon Fletë të Pastra. Në to ka shkrime (plot ligje të drejta e) të urta. ” - Argumenti i qartë që udhëzon në rrugën e drejtë ishte një profet, të cilit Zoti do t’i shpallte një libër e që do t’i ftonte njerëzit në të vërtetën dhe të drejtën. Këtë libër ai do t’ua lexonte njerëzve, për t’u mësuar atyre Urtësinë, për të pastruar shpirtrat e tyre dhe për t’i nxjerrë nga errësirat në dritë. I Madhëruari e ka cilësuar Librin e Tij si “ Suĥufen Mutahherah” - Fletë të Pastra. Pra, ai është një libër i pastër nga çdo e metë dhe atij nuk mund t’i afrohen shejtanët. Atë e prekin veçse të pastrit, sepse është fjala e më të Lartit, që asgjë nuk mund t’i afrohet për nga madhështia, rëndësia dhe begatia. I Madhëruari thotë gjithashtu për librin e Tij që: "Në to ka shkrime (plot ligje të drejta e) të urta.”. Të vërteta janë historitë e tij, të padiskutueshme janë parashikimet e tij, të drejta janë dispozitat e tij. Ai udhëzon në rrugën e drejtë. Me ardhjen e këtij libri, do të dallohej qartë kërkuesi i sinqertë i së vërtetës nga mashtruesi dhe shtiracaku. Pas dërgimit të Profetit dhe shpalljes së librit të Tij, çdokush do të mësojë të vërtetën dhe nuk do të ketë më justifikim tek i Madhëruari. Ai që do të besojë do ta bëjë këtë me dije e siguri të plotë, ndërsa ai që do të mohojë do ta bëjë këtë me vetëdije të plotë, jo për shkak të paditurisë dhe paqartësisë, sepse ky libër nuk lë asgjë pa shpjeguar dhe qartësuar prej çështjeve të besimit dhe udhëzimit. Nëse ndodh që ithtarët e Librit nuk e besojnë Kur'anin, dijeni se kjo nuk është ndonjë gjë e re. Devijimi që ata preferojnë dhe inati i tyre gjithmonë i ka çuar në përçarje dhe armiqësi, edhe pas qartësimit të së vërtetës me fakte të qarta dhe argumente bindëse. I Madhëruari thotë: - “Por ata të cilëve iu dha Libri u përçanë edhe pasi u erdhi Argumenti i Qartë.” - Argumentet e qarta normalisht duhet të sjellin unitet, por për shkak të prirjeve të sëmura që kanë, atyre u shtohet edhe më shumë devijimi; drita e

argumenteve të qarta ua shton edhe më shumë verbërinë. Ky është shpjegimi i vetëm i refuzimit të tyre, sepse librat hyjnorë kanë të gjithë të njëjtin burim, Zotin e gjithësisë. Në çdo shpallje të Tij, Zoti ka urdhëruar për fenë dhe besimin e drejtë, që çojnë në bashkimin e njerëzve. Të gjithë profetët kanë dhënë të njëjtat udhëzime dhe kanë predikuar të njëjtën fe, siç thotë i Lartësuari më pas: - “Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” - Urdhri i parë dhe i përhershëm është: adhurim i sinqertë dhe me përkushtim veçse për Allahun e Madhëruar. Të gjitha adhurimet t’i përkushtohen vetëm Allahut dhe askujt tjetër, në shenjë dashurie e përunjësie, me frikërespekt dhe duke shpresuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Tij bujar në të dyja jetët. Urdhri i dytë është për të qenë hunefa, pra, besimtarë të vërtetë në njësimin e Zotit, të distancuar nga çdo besim që largohet nga teuhidi dhe praktikon idhujtarinë. Urdhri i tretë është për namazin dhe zekatin. Edhe pse këto dy adhurime i përfshin edhe urdhri i parë, ato janë përmendur veçmas, për shkak të rëndësisë dhe vlerës së tyre të lartë dhe sepse mbi këto dy adhurime mbështeten të gjitha adhurimet e tjera të Islamit. Atëherë, kjo është feja e drejtë, kjo është udha e sigurt, që të shpie në Xhenetin e mirësive të përjetëshme. Çdo rrugë tjetër veç saj të çon në humbje, të çon në zjarrin e Xhehenemit. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon për ndëshkimin e mohuesve dhe të pabindurve, të cilët e shpërfillin të vërtetën, edhe pas qartësimit të saj: - “S’ka dyshim se ata ithtarë të Librit dhe idhujtarë, të cilët nuk besuan (Islamin, Kur'anin, Muhammedin a.s), do të futen në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë.” - Ata do të ndëshkohen në zjarrin e Xhehenemit, i cili do t’i përfshijë dhe mbulojë tërësisht brenda tij dhe do t’i stërmundojë me përvëlimin e tij. Atje do të qëndrojnë përgjithmonë dhe kurrë nuk do t’u lehtësohet ndëshkimi. Ata do të jenë të përjetshëm në ndëshkim dhe të pashpresë për shpëtim apo lehtësim. - “Ata janë krijesat më të këqija.” – Janë të tillë, sepse pasi e kanë njohur të vërtetën, e shpërfillin dhe e refuzojnë atë, duke shkatërruar në këtë mënyrë dynjanë dhe ahiretin e tyre. - “Ndërsa ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë krijesat më të mira.” - Janë të tillë, sepse ata e njohin Allahun dhe e adhurojnë Atë, duke fituar kështu mirësitë dhe lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. - “Shpërblimi për ta është te Zoti i tyre, në Xhenetet e Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të jenë të përjetshëm..” - Ata do të jenë në Xhenete të përjetshme, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Atje nuk do të kenë lodhje dhe kurrë nuk do të largohen. Atje do të jenë në mirësi, nga të cilat kurrë nuk do të velen dhe nuk do të dinë të kërkojnë më shumë e më mirë sesa janë. Nëpër kopshtet e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të shijojnë të lumtur çdo mirësi të dhuruar nga Bujari i Madh. - “Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Kjo është për ata që i druhen Zotit të tyre. ” - Allahu është i kënaqur me ta, për bindjen dhe adhurimin e tyre të sinqertë për Të, sikurse Ai i mësoi dhe i udhëzoi nëpërmjet profetëve. Edhe ata janë të kënaqur me Allahun, për mirësitë dhe dhuratat e shumta që Ai u jep. Këto shpërblime të mrekullueshme u premtohen vetëm atyre që i druhen Zotit të tyre dhe i nënshtrohen Atij me respekt, duke zbatuar porositë e Tij, në shenjë dashurie dhe madhërimi për Të, dhe duke u larguar nga haramet që ka caktuar Ai. Këtu përfundon komenti i sures Bejjine. Falënderimi dhe lavdërimet i qofshin vetëm Allahut të Madhëruar!

← Bejine 98:8