99. Zelzele

سورة الـزلزلة 8 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Sherif Ahmeti
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

إِذَا زُلۡزِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ زِلۡزَالَهَا

‘Idha zulziletil-’erdu zilzaleha

Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,

2

وَأَخۡرَجَتِ ٱلۡأَرۡضُ أَثۡقَالَهَا

We ‘ehrexhetil-’erdu ‘ethkaleha

Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),

3

وَقَالَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا لَهَا

We kalel-’insanu ma leha

Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?"

4

يَوۡمَئِذٖ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا

Jewme’idhin tuheddithu ‘ehbareha

Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta,

5

بِأَنَّ رَبَّكَ أَوۡحَىٰ لَهَا

Bi’enne rebbeke ‘ewha leha

Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.

6

يَوۡمَئِذٖ يَصۡدُرُ ٱلنَّاسُ أَشۡتَاتٗا لِّيُرَوۡاْ أَعۡمَٰلَهُمۡ

Jewme’idhin jesduru en-nasu ‘eshtatæn lijurew ‘a’malehum

Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.

7

فَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ خَيۡرٗا يَرَهُۥ

Femen ja’mel mithkale dherretin hajræn jerehu

E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.

8

وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ شَرّٗا يَرَهُۥ

We men ja’mel mithkale dherretin sherræn jerehu

Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ka mendime, se kjo dridhje bëhet kur t’i fryhet surit për herë të parë, por shumica e interpretuesve janë të mendimit, se fjala është për fryrjen e surit herën e dytë për ringjallje. Dridhja do të jetë aq e fortë, saqë njeriu do të bëjë pyetjen: Ç’është gjithë kjo dridhje? Me rastin e kësaj dridhjeje toka do të hedhë jashtë të vdekurit dhe gjithçka që ka në brendinë e saj, dhe me urdhrin e Zotit ajo do të rrëfejë për çdo gjë, që është punuar në sipërfaqen e saj. Sipas një hadithi Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ruajuni prej tokës, nënës suaj, sepse nuk ka kush që vepron mbi të mirë ose keq, e që ajo nuk do të rrëfejë për të!” Atë ditë njerëzit kthehen të ndarë në grupe, pas gjykimit, për të përjetuar atë që kanë merituar, ose kthehen prej varrezave aty ku do t’u tregohen veprat. Çdo vepër, sado e vogël qoftë, e mirë ose e keqe është e ruajtur për shpërblim ose ndëshkim. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!