Tre kulet

112:1–4, 113:1–5, 114:1–6

112. Ihlas

1

قُلۡ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ

Kul huwel-lahu ‘ehedun

Thuaj: Ai, All-llahu është Një!

Hasan Nahi Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!

2

ٱللَّهُ ٱلصَّمَدُ

Ellahu es-semedu

All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.

Hasan Nahi Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.[441]

3

لَمۡ يَلِدۡ وَلَمۡ يُولَدۡ

Lem jelid we lem juled

As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.

Hasan Nahi Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.

4

وَلَمۡ يَكُن لَّهُۥ كُفُوًا أَحَدُۢ

Welem jekun lehu kufuen ‘ehedun

Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Disa idhujtarë shkuan te Pejgamberi a.s. e thanë: “O Muhamed, na trego prej çka është ai Zoti yt, a prej ari, argjendi, diamanti etj.?” Atëherë shpallet kjo sure dhe përshkruan cilësitë e Zotit të Madhëruar e thotë: “Allahu është Një, nuk ka të dytë, është i vetmi, nuk ka shok si Ai, është Një i Vetmi Sundues. Allahu është caku, synimi, qëllimi i çdo krijese, sepse çdo krijesë ka nevojë për Të, kurse Ai nuk ka nevojë për asgjë. Allahu nuk pati fëmijë, sepse fëmijët do të duhej të kenë cilësi të babait, e Ai është i Përjetshëm, pa fillim dhe pa mbarim. Uzejri nuk ishte djalë i Tij, sikurse thanë jehuditë, e as Isai, siç thanë të krishterët, po as engjëjt nuk janë bija të Zotit, siç menduan disa idhujtarë. Në një hadith kudsij thuhet: “Njeriu më shpifi rrenë pa nevojë dhe më fyejti gjithashtu pa nevojë: Më shpifi rrenë kur tha se nuk do të më ringjallë, e më fyejti kur tha se Zoti ka fëmijë!” Në një hadith të Pejgamberit a.s. thuhet: “Sureja e Ihlasit është sa një e treta e Kuranit!’ Falënderuar qoftë Allahu i Madhëruar!

Hasan Nahi Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”

113. Felek

1

قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ

Kul ‘a’udhu birebbil-feleki

Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,

Hasan Nahi Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit,

2

مِن شَرِّ مَا خَلَقَ

Min sherri ma haleka

Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.

Hasan Nahi që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar

3

وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ

We min sherri gasikin ‘idha wekabe

Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.

Hasan Nahi dhe nga sherri i natës, kur kaplon terri

4

وَمِن شَرِّ ٱلنَّفَّٰثَٰتِ فِي ٱلۡعُقَدِ

We min sherri en-neffathati fil-’ukadi

Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.

Hasan Nahi dhe nga sherri i falltarëve, që fryjnë në nyje (duke bërë magji)[442]

5

وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

We min sherri hasidin ‘idha hesede

Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kërkimi i mbrojtjes dhe i strehimit prej Zotit të Madhëruar është një prej shprehjeve të një bindjeje të plotë ndaj Fuqiplotit. Të kërkosh ndihmën e Zotit nuk është dobësi e njeriut, siç përpiqet dikush ta përshkruajë, kuptohet, qëllimkëqijtë, sepse nuk ka krijesë që nuk ka nevojë për Krijuesin, nëse ndonjë mendon se është i panevojshëm ai është i sëmurë psikikisht. Por duhet të kuptojmë, se me kërkimin e mbrojtjes prej Zotit njeriu duhet edhe t’i shfrytëzojë të gjitha aftësitë dhe mundësitë e veta, edhe atëherë kur ato nuk janë të mjafta është ndihma e Zotit, të cilën nuk mund ta pengojë asgjë. Zoti i felekut do të thotë: Zoti që prej mosekzistencës nxjerr në ekzistencë çdo send, prej errësirës së natës sjell dritën e agimit, prej vështirësisë, nxjerr çlirimin, prej pikëllimit gëzimin, prej frikës sigurinë. Këtë mbrojtje prej Zotit duhet ta kërkojmë prej së keqes së njerëzve, të xhinëve, të shtazëve dhe të çdo krijese tjetër, që ka prirje të këqijat, prej errësirës së natës, të cilën e shfrytëzojnë rebelët, prej mashtrimeve e falleve, të cilat e hutojnë njeriun dhe prej atij që ka smirë ndaj të mirave të të tjerëve dhe në bazë të asaj smire përpiqet ta dëmtojë tjetrin. Sureja përfundon me smirëziun, sepse është sherri më i madh, pse djalli për shkak të smirës që ushqeu kundër Ademit u mallkua dhe u dëbua prej mëshirës së Zotit. Falënderoj Zotin e Madhëruar!

Hasan Nahi dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë.”[443]

114. Nas

1

قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ

Kul ‘a’udhu birebbi en-nasi

Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!"

Hasan Nahi Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve,[444]

2

مَلِكِ ٱلنَّاسِ

Meliki en-nasi

Sunduesin e njerëzve,

Hasan Nahi Sundimtari i njerëzve,

3

إِلَٰهِ ٱلنَّاسِ

‘Ilehi en-nasi

Të adhuruarin e njerëzve,

Hasan Nahi i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve,

4

مِن شَرِّ ٱلۡوَسۡوَاسِ ٱلۡخَنَّاسِ

Min sherril-weswasil-hannasi

Prej të keqes së cytësit që fshihet.

Hasan Nahi nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt)

5

ٱلَّذِي يُوَسۡوِسُ فِي صُدُورِ ٱلنَّاسِ

el-Ledhi juweswisu fi suduri en-nasi

I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,

Hasan Nahi e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve,

6

مِنَ ٱلۡجِنَّةِ وَٱلنَّاسِ

Minel-xhinneti we en-nasi

"Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe kjo sure është si plotësim i sures para kësaj, porse në këtë sure kërkohet ndihma dhe mbrojtja e Zotit prej sherrit të shejtanit dhe prej sherrit të njerëzve ose xhinëve, të cilët veprojnë si shejtani. Në fillim thuhet Zoti i njerëzve, anipse Ai është Zot i të gjitha krijesave, për arsye se gjithçka në këtë ekzistencë është në shërbimin e njeriut, pse vetëm njeriun e pajisi me mend e me dituri, dhe se engjëjt i urdhëroi t’i përulen atij, pra tha Zoti i njerëzve në shenjë nderimi ndaj tyre. Me fjalën Zoti i njerëzve kuptojmë Krijuesin, Edukuesin, Orientuesin e tyre, i cili është Sundues i sunduesve dhe i të sunduarve dhe si i tillë vetëm Ai meriton të jetë i adhuruari. Kur themi Allah, ose Ilah, nuk është fjala vetëm për njohjen e Fuqiplotit, por për Zotin, të cilin edhe e adhurojmë, që meriton të adhurohet vetëm Ai e askush tjetër. Zoti është Zot i gjithësisë, i njeriut, e pranoi njeriu ose nuk e pranoi, e njohu ose nuk e njohu, por nëse e njeh dhe e adhuron Ai është Allahu i tij, e nëse e njeh, por nuk e adhuron, Ai është Zoti i tij, si i të gjitha krijesave të tjera, pse Ai e krijoi, Ai i jep vdekjen, Ai e ringjall. Falënderoj Allahun e Madhëruar.

Hasan Nahi (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”