Rijadus-Salihin · Hadithi 359

Nderimi i dijetarëve (islamë), të vjetërve dhe të dalluarve, dhënia e përparësive atyre para të tjerëve, lartësimi i tubimeve të tyre dhe shfaqja e gradës së tyre
359 Hadith sahih. Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu të cilët thonë se është hadith hasen sahih. Ndërkaq në transmetimin e Ebu Davudit thuhet: “të drejtën e të vjetërve tanë.”

Transmetohet nga Amr ibn Shuajbi, nga babai i tij, kurse ai nga babai i vet r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që nuk është i mëshirshëm ndaj të vegjëlve tanë dhe kush nuk ia di respektin e duhur të vjetërve tanë.”