366
Sahih
Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: ” “Kush privohet prej butësisë, do të privohet prej mirësisë.”
Transmeton Muslimi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kush privohet prej butësisë, nuk i jepet sukses në çështjet fetare e të kësaj bote dhe në atë që bën për veten e tij dhe në atë që bën me të tjerët, pra, i tilli është i privuar nga çdo mirësi.
- Vlera e butësisë dhe inkurajimi që të stolisemi me të dhe përçmimi i qortimit.
- Me butësi arrihet mirësia e të dyja botëve dhe zgjerimi i çështjes së tyre, ndërsa me ashpërsi është e kundërta e kësaj.
- Butësia rezulton nga sjellja e mirë dhe të qenët i qetë, ndërsa ashpërsia rezulton nga zemërimi dhe mungesa e mirësjelljes. Për këtë arsye Profeti ﷺ e lavdëroi butësinë shumë.
- Sufjan Theuriu (Allahu e pastë mëshiruar!) u tha shokëve të tij: "A e dini se çfarë është butësia? Ajo është që t'i vendosësh gjërat në vendin e duhur: ashpërsinë në vendin e duhur, butësinë në vendin e duhur, shpatën në vendin e duhur dhe kamxhikun në vendin e duhur."
Burimi: HadeethEnc.com