367
Sahih
Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "Profeti ﷺ më ka thënë: "Assesi mos nënvlerëso asnjë gjë, edhe po e takove vëllanë tënd me fytyrë të buzëqeshur."
Transmeton Muslimi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith na inkurajon për të bërë mirë dhe për të mos e nënvlerësuar atë, qoftë dhe e paktë. Kjo përfshin fytyrën e çelur e me buzëqeshje gjatë takimit, kështu që muslimani duhet të ketë kujdes për të, për shkak të dashamirësisë ndaj vëllait musliman dhe se e bën atë të lumtur.
- Vlera e dashurisë së besimtarëve mes vete dhe buzëqeshja e gëzimi gjatë takimit.
- Feja është e plotë e gjithëpërfshirëse dhe ka ardhur me çdo gjë që është e mirë për muslimanët dhe për unifikimin e fjalës së tyre.
- Inkurajimi për të bërë vepra të mira, edhe nëse janë të pakta.
- Është e rekomandar të futet gëzimi te muslimanët, sepse kjo ndihmon në arritjen e dashamirësisë mes tyre.
Burimi: HadeethEnc.com