510
Sahih
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Zemra e plakut mbetet e re për dy gjëra: dashurinë për këtë botë dhe shpresën e gjatë (për jetë).”
Transmeton Buhariu
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ njoftoi se njeriu plaket dhe trupi i tij dobësohet, por zemra e tij mbetet e re në dashurinë për dy gjëra: Së pari: Dashuria për këtë botë përmes grumbullimit të pasurisë. Së dyti: Dëshira për jetë të gjatë, vazhdim të jetës dhe shpresa të zgjatura.
- Ky hadith sqaron atë, drejt së cilës njeriu anon natyrshëm: dashurinë për këtë botë dhe shpresat e gjata.
- Ai gjithashtu tregon qortimin e shpresave të gjata dhe etjen për grumbullimin e pasurisë. Kjo nënkupton nevojën për t’u përgatitur për vdekjen, vlerën e dhënies së sadakasë nga të pasurit dhe vetëpërmbajtjen nga të varfrit.
- Gjëja më e dashur për njeriun është vetja e tij, sepse ai dëshiron ruajtjen e saj. Prandaj ai e do jetën e gjatë dhe pasurinë, sepse pasuria është një nga mjetet më të mëdha për ruajtjen e shëndetit dhe kënaqësisë. Sa më shumë që ndien se mund ta humbasë këtë, aq më e fortë bëhet dashuria dhe dëshira e tij për vazhdimësinë e saj.
Burimi: HadeethEnc.com