Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 511

Përbuzja e dashurisë ndaj dynjasë
511 Hasen

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Përkujtoni shpesh shkatërruesin e kënaqësive”, - vdekjen.

رواه الترمذي والنسائي وابن ماجه

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ nxiti të përkujtohet shpesh vdekja, pasi ajo ia kujton njeriut botën e ardhshme dhe shkatërron dashurinë e tij për kënaqësitë e kësaj bote në zemër, veçanërisht ato të ndaluara.

  • Vdekja i ndërpret kënaqësitë e kësaj bote, por besimtarin e kalon te kënaqësitë e botës së ardhshme dhe te kënaqësitë e Xhenetit, me gjithë mirësitë e mëdha që gjenden aty.
  • Përkujtimi i vdekjes dhe i asaj që vjen pas saj, janë ndër shkaqet e pendimit, largimit nga mëkati dhe përgatitjes për botën e ardhshme.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?