Ebu Hurejra r.a., në hadithin rreth personit i cili nuk e falte mirë namazin, tregon se ka ardhur dhe e ka falur namazin e pastaj ka ardhur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i ka dhënë selam. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e pranoi selamin e pastaj tha: “Kthehu dhe falu përsëri, sepse nuk je falur!” Personi i cili nuk falej mirë shkoi dhe e përsëriti namazin, pastaj përsëri erdhi dhe i dha selam Pejgamberit s.a. v.s. Në këtë mënyrë veproi tri herë.
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj403 hadithe · Të gjithë kapitujt
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur ehli kitabët (besimtarët e librave të shenjtë) ju përshëndesin, thoni: “Ve alejkum.” (Edhe mbi ju)
Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kërkesa apo leja për të hyrë përsëritet tri herë, nëse të pranon mirë, e nëse jo, atëherë kthehu.”
Sehl ibnu Sa’d r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kërkimi i lejes për të hyrë diku është bërë për shkak të ekspozimit.”
Ebu Dherri r.a. thotë: “Një natë dola dhe e vërejta Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke shëtitur vetëm. Unë shkoja nën hijen e Hënës dhe kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më vërejti e më tha: “Kush është?”, unë u përgjigja: “Ebu Dherri.”
Enesi r.a. tregon: “Dy njerëz kanë teshtitur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe për njërin prej tyre Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kërkoi shëndet dhe tha: ‘Jerhamukell-llahu!’ (të mëshiroftë All-llahu), e për the-trin jo. I dyti, për të cilin Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk kërkoi shëndet, tha: “Kur ky teshtin kërkuat shëndet për të, ndërsa kur teshtita unë, këtë nuk e bëte.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Ky e falënderoi All-llahun, ndërsa ti nuk veprove ashtu.”
Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka puthur Hasanin, të birin e Aliut r.a., e atëherë Akre bin Habisi i tha: “Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjëherë asnjërin prej tyre nuk e kam puthur.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ai që nuk ka mëshirë për të tjerët, nuk do të mëshirohet.” (Ai që nuk ka mëshirë ndaj të tjerëve edhe të tjerët nuk do të jenë të mëshirshëm ndaj tij) 363
Berra ibni Azibi r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na ka urdhëruar: “Ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, të kërkojmë shëndet për atë që teshtin (nëse thotë ‘El-hamdulil-lah’), ta respektojmë betimin, t’i dalim në ndihmë të shtypurit, t’i përgjigjemi ftesës dhe të përhapim paqen (selamin).”
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Muslimani ndaj muslimanit ka këto pesë obligime: pranimin e selamit, vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen e ftesës si dhe kërkimin e shëndetit për ata që teshtijnë.”
Aishja r.anha tregon se kur ndokush i ankohej Pejgamberit s.a. v.s. për ndonjë gjë, sëmundje apo plagë, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e prekte në atë vend me gishtin e tij tregues (transmetuesi Sufjan ibni Ujejne e vuri gishtin e tij në tokë pastaj e ngriti, duke dashur të tregojë se si ka vepruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) e pastaj tha: “Bismil-lahi, turbetu erdina, birikati ba’dina, jushfi bihi sekimuna, bidhni rab-bina.”
Usame ibnu Zejdi r.anhuma thotë: “Njëra prej vajzave të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dërgoi dike tek i Dërguari i All-llahut që t’i tregojë dhe ta thërrasë se një fëmijë apo djalë i saj, është para vdekjes. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha të dërguarit të saj: “Kthehu tek ajo dhe thuaj se e All-llahut është e tërë ajo që e merr, e All-llahut është edhe ajo që e jep dhe çdo gjë ke Ai e ka kufirin (exhelin) e caktuar dhe për këtë urdhëroje atë që të bëjë durim dhe të llogarisë në dëmshpërblim (kompensim).” (Transmetuesi e përmend hadithin në tërësi)
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka vizitu-ar Sa’d ibni Ubadeten dhe se së bashku me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishin Abdurrahman ibnu Avfi, Sa’d ibnu Ebi Vekkasi dhe Abdull-llah ibnu Mes’udi r.anhum. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem qau dhe, kur ata e panë se si qante i Dërguari i All-llahut, qanë edhe ata e ai pastaj u tha: “A nuk dëgjoni? Vërtet All-llahu nuk do të dënojë për shkak të lotit të syrit e as për dëshpërimin e zemrës, por do të dënojë për shkak të kësaj ose do të mëshirojë.” Kur tha “për shkak të kësaj”, atëherë bëri me shenjë nga gjuha.”
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush përcjell xhenazen derisa të falet namazi, ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që e përcjell derisa të varroset, shpërblehet me dy kirate.” Të pranishmit thanë: “Ç’janë dy kirate?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha.”
Ummi Atijja r.anha thotë: “Na është ndaluar përcjellja e xhenazes, por ky ndalim nuk ishte i rreptë sikurse ndalimet tjera (haram).”
Aliu r.a. thotë: “Ishim në xhenaze në Bekiil Garkad dhe erdhi i Dërguari i All-llahut e u ul dhe ne u ulëm rreth tij. Ai mbante një shkop, e laujti kokën dhe filloi të shpojë në tokë me shkopin e vet e pastaj tha: “Nuk ka asnjë prej jush e që nuk i është përcaktuar një vend në Xhehenem e një vend në Xhenet.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk duhet që ne të mbështetemi në librin tonë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Punoni, kryeni obligimet tuaja, çdokush është i lehtësuar për atë që është krijuar.” (Transmetuesi përmend përfundimin e hadithit)
Aishja r.a. tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Vërtet, nëna ime ka ndërruar jetë dhe kam parë se, sikur të mundej të fliste, do të më urdhëronte të jap sadaka (lëmoshë) për të. A ka dobi nëse unë jap sadaka për të?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Po!”
Enesi r.a. thotë: “Disa njerëz bartnin një xhenaze dhe folën mirë për të. Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj sollën një xhenaze tjetër dhe njerëzit folën keq për të. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ashtu duhet të jetë!” Atëherë Umer ibnul Hattabi r.a. pyeti: “Çka duhet të jetë ashtu?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Për të parin folët mirë dhe duhet të shkojë në Xhenet. Ndërsa, për të dytin folët keq dhe duhet të shkojë në Xhehenem. Ju jeni dëshmitarë të All-llahut në tokë.”
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Muslimanin të cilit i vdesin tre fëmijë, para se të arrijnë moshën e pjekurisë (bylyk), All-llahu xh.sh. do ta çojë në Xhenet për shkak të dashurisë dhe mëshirës së tij ndaj fëmijëve.”
Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë: “Erdhi një grua tek i Dërguari i All-llahut dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, burrat po vijnë në bisedë te ti, prandaj caktoje edhe për ne një ditë, në të cilën do të tubohemi që të na mësosh atë që All-llahu ta ka mësuar ty.” Pastaj, i Dërguari i All-llahut tha: “Tubohuni këtë dhe këtë ditë”, kur edhe u tubuam, pastaj erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe na mësoi atë që ia pat mësuar All-llahu duke thënë: “Cilësdo grua që i vdesin tre fëmijë (të moshës jomadhore), ata do të jenë perde (mburojë) për te prej zjarrit të Xhehenemit.” Një grua pyeti: “E nëse i vdesin dy fëmijë?” I Dërguari i All-llahut u përgjigj: “Edhe dy!” 363
Ka’b ibnu Maliku r.a. vërteton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u nis në luftën e Tebukut ditën e enjte dhe ai dëshironte që të nisej për rrugë ditën e enjte.