Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka mallkuar njeriun që vesh rroba femrash dhe e ka mallkuar femrën që vesh rroba meshkujsh.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj26 hadithe · Të gjithë kapitujt
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar hipjen në xhel-laleh (deveja që ha bajgë dhe ndytësitë e tjera).”
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush me (betimin me) All-llah-un kërkon nga ju mbrojtje, mbrojeni! Kush lut diçka me (betimin me) All-llahun, jepjani! Kush ju thërret, përgjigjuni! Kush ju bën ju ndonjë të mirë, shpërblejeni atë. Nëse konstatoni se shpërblimi nuk është i mjaftueshëm, bëni lutje për të derisa të shihni se i ka plotësuar kriteret tuaja.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Era është freski (dhuratë) e All-llahut dhe vjen si mëshirë ose si dënim. Kur ta shihni atë, mos e shani (qortoni), por luteni All-llahun që era t’ju sjellë të mira dhe kërkoni mbrojtje tek All-llahu nga e keqja e saj.”
Nga Hudhejfete b. Jemani r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos thoni: ‘Sa e dëshiron All-llahu dhe sa e dëshiron filani’,”por thoni:‘Sa e dëshiron All-llahu e pastaj e dëshi-ron filani’.”
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: “All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përveç Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t’i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja.”