Nga Ebu Abdull-llah Tarik ibn Shihad el-Bexhelij el-Ahmesij r.a. transmetohet se një njeri e pyeti Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kurse këmbën e pat vendosur në zengji: “Cili xhihad është më i mirë?” (Pejgamberi) Tha: “Fjala e vërtetë tek sunduesi keqbërës.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj8 hadithe · Të gjithë kapitujt
Transmetohet nga Ebu Bekër es-Siddiku r.a. të ketë thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: “O besimtarë, kujdesuni për vete; nëse jeni në rrugë të drejtë, ai që është i humbur nuk do t’ju bëjë dot asgjë!” (el-Maidetu, 105), dhe unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Vërtet kur njerëzit e vërejnë zullumqarin e nuk e kapin për dore (për ta ndalur e penguar) ekziston rreziku që t’i dënojë All-llahu përgjithësisht për atë shkak.”
Nga Ebu Shurejh Huvejlid ibn Amr el-Huzaij r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O All-llahu im, po e legalizoj (po e bëj të ligjshme) të drejtën e dy (kategorive) të dobëtve: të bonjakut dhe të femrës.”
Umejje bin Mahshia Es-Sahabiu r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishte ulur dhe një njeri pranë tij filloi të hante pa e përmendur emrin e All-llahut. Pasi gati e kishte kryer ngrënien, kur e afroi kafshatën e fundit te goja tha: “Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu.” (Me emër të All-llahut në fillim dhe në përfundim të ushqimit). Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem qeshi, pastaj tha: “Shejtani hante vazhdimisht me të, por kur e përmendi emrin e All-llahut, e volli gjithë atë që e kishte në barkun e vet.”
Amr ibn ShuajbI, nga gjyshi i tij përmes babait të tij, transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një kalorës i vetëm është një shejtan (i humbur), dy kalorës janë dy shejtanë (të humbur), ndërsa tre kalorës janë udhëtarë.”
Aishja r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Misvaku (furça e dhëmbëve) është mjet për pastrimin e gojës dhe kënaqësi për Krijuesin.”
Ibnu Abbasi r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut agjëronte e nuk hante gjatë ditëve të bardha, kur qëndronte në shtëpi, e as gjatë udhëtimit.”
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush me (betimin me) All-llah-un kërkon nga ju mbrojtje, mbrojeni! Kush lut diçka me (betimin me) All-llahun, jepjani! Kush ju thërret, përgjigjuni! Kush ju bën ju ndonjë të mirë, shpërblejeni atë. Nëse konstatoni se shpërblimi nuk është i mjaftueshëm, bëni lutje për të derisa të shihni se i ka plotësuar kriteret tuaja.”