Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

2 hadithe · Të gjithë kapitujt

854 Sahih Maliku (Muvatta) Transmeton Maliku në Muvatta me isnad sahih

Tufejl ibni Ubejje bin Ka’bi tregon se ai shkonte tek Abdull-llah ibni Umeri dhe herët në mëngjes shkonin me të në treg. Thotë: “Kudo që shkonim nëpër treg, Abdull-llahu e përshëndeste secilin me radhë, njerëzit e rëndomtë, tregtarët, të varfrit, nuk kalonte pranë askujt pa e përshëndetur.” Tufejli pastaj vazhdon: “Njëherë shkova tek Abdull-llah ibni Umeri r.a. dhe ai më ftoi që të shkoj me të në treg e unë i thashë: Çfarë po kërkon në treg, kur nuk do të shesësh e as nuk do të blesh asgjë, nuk do të vësh në licitacion asgjë e as nuk do të rrish me askënd në treg. Rri me ne këtu të bisedojmë.” Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma më tha: “O Ebu Batn (Tufejli ishte barkmadh), ne shkojmë për shkak të selamit, përshëndesim këdo që takojmë.”

Gabim?

Nga Ebu Abdurrahman Bilal b. el-Harith el-Muzenij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka. All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj e kënaqësinë e Tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtet njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka, All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj zemërimin e Tij deri në ditën e takimit me të.”

Gabim?