100. Adijat · ajete 5–11

سورة الـعاديات
5

فَوَسَطۡنَ بِهِۦ جَمۡعًا

Fewesetne bihi xhem’æn

Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).

6

إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودٞ

‘Innel-’insane lirebbihi lekenudun

Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.

7

وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٞ

We ‘innehu ‘ala dhalike leshehidun

Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).

8

وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلۡخَيۡرِ لَشَدِيدٌ

We ‘innehu lihubbil-hajri leshedidun

Dhe ai është që shumë e do pasurinë.

9

۞ أَفَلَا يَعۡلَمُ إِذَا بُعۡثِرَ مَا فِي ٱلۡقُبُورِ

‘Efela ja’lemu ‘idha bu’thire ma fil-kuburi

A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?

10

وَحُصِّلَ مَا فِي ٱلصُّدُورِ

We hussile ma fi es-suduri

Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.

11

إِنَّ رَبَّهُم بِهِمۡ يَوۡمَئِذٖ لَّخَبِيرُۢ

‘Inne rebbehum bihim jewme’idhin lehabirun

E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Lartmadhëria e tij betohet në luftëtarët muslimanë, të cilët me kuajt e tyre të shpejtë luftonin kundër armikut, dhe kur thundrat e tyre shkelin nëpër gurë, nxjerrin xixa zjarri, që atë vërsulje kundër armikut ata e bëjnë herët në agim dhe me shpejtësi hidhen mbi grumbullin e armikut. Kjo është lavdatë e mirënjohje nga i madhi Zot. Idhujtarët nuk ndoqën rrugën e Zotit, përbuzën të mirën që ua dha, duke ua dërguar Pejgamberin nga gjiri i tyre, e ata vetë do të jenë dëshmues të asaj përbuzjeje. Ata janë