15. Hixhr · ajete 7–19

سورة الحجر
7

لَّوۡمَا تَأۡتِينَا بِٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Lew ma te’tina bil-mela’iketi ‘in kunte mine es-sadikine

Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?

8

مَا نُنَزِّلُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَمَا كَانُوٓاْ إِذٗا مُّنظَرِينَ

Ma nunezzilul-mela’ikete ‘illa bil-hekki we ma kanu ‘idhæn mundherine

Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen.

9

إِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا ٱلذِّكۡرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ

‘Inna nehnu nezzelna edh-dhikre we ‘inna lehu lehafidhune

Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.

10

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ فِي شِيَعِ ٱلۡأَوَّلِينَ

We lekad ‘erselna min kablike fi shija’il-’ewweline

Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.

11

وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

We ma je’tihim min resulin ‘illa kanu bihi jestehzi’une

E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.

12

كَذَٰلِكَ نَسۡلُكُهُۥ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Kedhalike neslukuhu fi kulubil-muxhrimine

Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).

13

لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ وَقَدۡ خَلَتۡ سُنَّةُ ٱلۡأَوَّلِينَ

La ju’uminune bihi we kad halet sunnetul-’ewweline

Ata nuk e besojnë atë (Kur'anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).

14

وَلَوۡ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَظَلُّواْ فِيهِ يَعۡرُجُونَ

We lew fetehna ‘alejhim babæn mine es-sema’i fedhellu fihi ja’ruxhune

Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t'i shihnin engjëjt e fshehtësitë).

15

لَقَالُوٓاْ إِنَّمَا سُكِّرَتۡ أَبۡصَٰرُنَا بَلۡ نَحۡنُ قَوۡمٞ مَّسۡحُورُونَ

Lekalu ‘innema sukkiret ‘ebsaruna bel nehnu kawmun meshurune

Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete është përmendur emri: libër (kitab), dhikër (përkujtim), që ka si qëllim Kuranin. Ata që mohuan të vërtetën e ardhur nga Zoti, që e mohuan Kuranin dhe Muhamedin a.s., do të pendohen në këtë botë dhe në botën tjetër, përse nuk e pranuan Fenë Islame. Idhujtarët mekas u penduan, kur e përjetuan triumfin e muslimanëve dhe lakmuan të kishin qenë edhe ata muslimanë. Por lakmia për të qenë musliman do të jetë më e
16

وَلَقَدۡ جَعَلۡنَا فِي ٱلسَّمَآءِ بُرُوجٗا وَزَيَّنَّٰهَا لِلنَّٰظِرِينَ

We lekad xhe’alna fi es-sema’i buruxhæn we zejjennaha lilnnadhirine

Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.

17

وَحَفِظۡنَٰهَا مِن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ رَّجِيمٍ

We hefidhnaha min kulli shejtanin rexhimin

Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar.

18

إِلَّا مَنِ ٱسۡتَرَقَ ٱلسَّمۡعَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ مُّبِينٞ

‘Illa meni estereka es-sem’a fe’etbe’ahu shihabun mubinun

Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).

19

وَٱلۡأَرۡضَ مَدَدۡنَٰهَا وَأَلۡقَيۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ شَيۡءٖ مَّوۡزُونٖ

Wel-’erde medednaha we ‘elkajna fiha rewasije we ‘enbetna fiha min kulli shej’in mewzunin

E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të shkatërrimit të trupave qiellorë përmendet trazimi i varreve, që ka si qëllim ngritjen e njerëzve prej tyre, daljen në sipërfaqe. Atëbotë gjithkush do ta dijë, se çfarë punësh të mira ka bërë dhe çfarë tradita të mira ka lënë pas, për të cilat do të shpërblehet. Po kështu vlen edhe për punën dhe traditën e keqe të lënë pas. Njeriut i thuhet: si u mashtrove e nuk e falënderove Zotin tënd, që është Bujar e Mëshirues, por është edhe ndëshkues i rreptë ndaj kundërshtarëve. A thua djalli të mashtroi duke të thënë: puno keq sa të duash, se Zoti është Mëshirues, apo nuk besove fare në këtë ditë. A nuk e dite, se engjëjt shënojnë çdo vepër tënden, e sot të mirët janë në xhenet, e të këqijtë në xhehenem dhe askush nuk ka gjë në dorë pos Allahut. Falënderoj Allahun e Madhëruar!