26. Shuara · ajete 102–112

سورة الشعراء
102

فَلَوۡ أَنَّ لَنَا كَرَّةٗ فَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Felew ‘enne lena kerreten fenekune minel-mu’uminine

E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë.

103

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

‘Inne fi dhalike le’ajeten we ma kane ‘ektheruhum mu’uminine

Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan.

104

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

We ‘inne rebbeke lehuwel-’azizu er-Rehimu

Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm i mëshirshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në fillim të kësaj sureje u përmend brengosja e Muhamedit a.s. për popullin e vet, i cili nuk besonte, u përmend edhe sprova e Musait, që të njoftohej Muhamedi me problemet me të cilat u ballafaquan edhe pejgamberët e tjerë para tij, por pikëllimi i Ibrahimit është edhe më i madh, sepse do të duhet ta shohë babain dhe popullin e vet në zjarr, e të mos ketë mundësi tjetër për t’i shpëtuar pos lutjes. Këto dhe tregimet e tjera për pejgamberët kishin si qëllim lehtësimin e brengosjeve të Muhamedit a.s. Përmes lutjes së Ibrahimit drejtuar Zotit xh. sh. shihet sinqeriteti i tij i mbështetur vetëm në Allahun. Edhe pse është njëri prej pejgamberëve të zgjedhur ai me lutje i drejtohet Zotit, që t’ia falë gabimin, ta bashkojë me të mirët dhe ta bëjë përkujtim të pavdekshëm me vepra të mira, të cilat do të shërbejnë si shembull për të tjerët, që do të vijnë pas tij. Shihet respekti i tij ndaj babait të vet, edhe pse ai nuk ishte në rrugën e drejtë. Njeriu duhet t’i përkujtojë këto veti të bukura të Ibrahimit për çfarëdo rasti qoftë dhe të përpiqet të shkojë gjurmëve të tij, pse sikur të mos ishin me një rëndësi shumë të madhe, Zoti nuk do të na i përkujtonte përmes fjalës së vet.
105

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ نُوحٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Kedhdhebet kawmu nuhinl-murseline

Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit.

106

إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ

‘Idh kale lehum ‘ehuhum nuhun ‘ela tettekune

Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: "A nuk jeni kah frikësoheni?"

107

إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ

‘Inni lekum resulun ‘eminun

Unë jam për ju pejgamber besnik.

108

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Fatteku Ellahe we ‘eti’uni

Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.

109

وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

We ma ‘es’elukum ‘alejhi min ‘exhrin ‘in ‘exhri ‘illa ‘ala rabbil-’alemine

Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.

110

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ

Fatteku Ellahe we ‘eti’uni

Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!

111

۞ قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ لَكَ وَٱتَّبَعَكَ ٱلۡأَرۡذَلُونَ

Kalu ‘enu’uminu leke we ettebe’akel-’erdhelune

Ata thanë: "E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?"

112

قَالَ وَمَا عِلۡمِي بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Kale we ma ‘ilmi bima kanu ja’melune

Ai tha: "Unë nuk di se ç'punuan ata (që ju u thoni të ulët)".