S'ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t'ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën.
A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta, a kanë veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurni kurtha për mua e mos pritni".
We ‘in ted’uhum ‘ilal-huda la jesma’u we terahum jendhurune ‘ilejke we hum la jubsirune
Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Çështja e përfundimit të jetës së kësaj ekzistence është enigmë për të gjitha krijesat, duke përfshirë edhe pejgamberët e melaiket. Kijameti do të vijë befas, prandaj çdo parashikim është vetëm supozim. Pejgamberi a.s. me urdhrin e Zotit e shpreh qartë paaftësinë e njeriut për sendet e fshehta, pra është çudi se si disa njerëz ende mashtrohen dhe shpresojnë, se fati i tyre është në dorë të ndonjë tjetri pos Zotit. Në kaptinën En Nisaë është theksuar krijimi i Ademit, i shoqes së tij dhe i pasardhësve. Këtu përmendet se si në ditët e para të shtatzanisë barra është aq e lehtë sa nuk hetohet, por gradualisht rëndohet dhe atëherë prindërit fillojnë të interesohen për pasardhësin e tyre, e veçanërisht për shëndetin e tij pa të meta. E udhës është që njerëzit të falënderojnë Allahun për një dhuratë të tillë. Mirëpo shumë njerëz e harrojnë të mirën dhe nuk respektojnë udhëzimet e Krijuesit të tyre, e madje edhe i falënderohen dikujt tjetër.