S'ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t'ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën.
A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta, a kanë veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurni kurtha për mua e mos pritni".
We ‘in ted’uhum ‘ilal-huda la jesma’u we terahum jendhurune ‘ilejke we hum la jubsirune
Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Çështja e përfundimit të jetës së kësaj ekzistence është enigmë për të gjitha krijesat, duke përfshirë edhe pejgamberët e melaiket. Kijameti do të vijë befas, prandaj çdo parashikim është vetëm supozim. Pejgamberi a.s. me urdhrin e Zotit e shpreh qartë paaftësinë e njeriut për sendet e fshehta, pra është çudi se si disa njerëz ende mashtrohen dhe shpresojnë, se fati i tyre është në dorë të ndonjë tjetri pos Zotit. Në kaptinën En Nisaë është theksuar krijimi i Ademit, i shoqes së tij dhe i pasardhësve. Këtu përmendet se si në ditët e para të shtatzanisë barra është aq e lehtë sa nuk hetohet, por gradualisht rëndohet dhe atëherë prindërit fillojnë të interesohen për pasardhësin e tyre, e veçanërisht për shëndetin e tij pa të meta. E udhës është që njerëzit të falënderojnë Allahun për një dhuratë të tillë. Mirëpo shumë njerëz e harrojnë të mirën dhe nuk respektojnë udhëzimet e Krijuesit të tyre, e madje edhe i falënderohen dikujt tjetër.
We ‘idha lem te’tihim bi’ajetin kalu lewla exhtebejteha kul ‘innema ‘ettebi’u ma juha ‘ilejje min rabbi hadha besa’iru min rabbikum we huden we rehmetun likawmin ju’uminune
Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë), thonë: "Përse ti nuk e trillove vetë?" Thuaj: "Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kur'ani) është argument (me të cilin ndriçohen zemrat) nga Zoti juaj, është udhërrëfyes dhe mëshirë për popullin që beson".
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.