سَبِّحِ ٱسۡمَ رَبِّكَ ٱلۡأَعۡلَى
Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
سَبِّحِ ٱسۡمَ رَبِّكَ ٱلۡأَعۡلَى
Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
ٱلَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ
I cili krijoi dhe përsosi,
وَٱلَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ
Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
وَٱلَّذِيٓ أَخۡرَجَ ٱلۡمَرۡعَىٰ
Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës.
فَجَعَلَهُۥ غُثَآءً أَحۡوَىٰ
E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
سَنُقۡرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰٓ
Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur'anin).
إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ يَعۡلَمُ ٱلۡجَهۡرَ وَمَا يَخۡفَىٰ
Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
وَنُيَسِّرُكَ لِلۡيُسۡرَىٰ
Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.
فَذَكِّرۡ إِن نَّفَعَتِ ٱلذِّكۡرَىٰ
E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
سَيَذَّكَّرُ مَن يَخۡشَىٰ
Do të këshillohet ai që ka frikë,
وَيَتَجَنَّبُهَا ٱلۡأَشۡقَى
E do t'i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
ٱلَّذِي يَصۡلَى ٱلنَّارَ ٱلۡكُبۡرَىٰ
I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحۡيَىٰ
Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
قَدۡ أَفۡلَحَ مَن تَزَكَّىٰ
Ka shpëtuar ai që është pastruar.
وَذَكَرَ ٱسۡمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ
Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.
بَلۡ تُؤۡثِرُونَ ٱلۡحَيَوٰةَ ٱلدُّنۡيَا
Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
وَٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓ
E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
إِنَّ هَٰذَا لَفِي ٱلصُّحُفِ ٱلۡأُولَىٰ
Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
صُحُفِ إِبۡرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ
Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.