88. Gashije

سورة الغاشـيـة 26 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Sherif Ahmeti
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

هَلۡ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلۡغَٰشِيَةِ

Hel ‘etake hedithul-gashijeti

A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?

2

وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٍ خَٰشِعَةٌ

Wuxhuhun jewme’idhin hashi’atun

Atë ditë sheh fytyra të përulura,

3

عَامِلَةٞ نَّاصِبَةٞ

‘Amiletun nasibetun

Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).

4

تَصۡلَىٰ نَارًا حَامِيَةٗ

Tesla naræn hamijeten

Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,

5

تُسۡقَىٰ مِنۡ عَيۡنٍ ءَانِيَةٖ

Tuska min ‘ajnin ‘anijetin

U jepet të pijnë prej një kroi të valë.

6

لَّيۡسَ لَهُمۡ طَعَامٌ إِلَّا مِن ضَرِيعٖ

Lejse lehum ta’amun ‘illa min deri’in

Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.

7

لَّا يُسۡمِنُ وَلَا يُغۡنِي مِن جُوعٖ

La jusminu we la jugni min xhu’in

Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.

8

وُجُوهٞ يَوۡمَئِذٖ نَّاعِمَةٞ

Wuxhuhun jewme’idhin na’imetun

Atë ditë sheh fytyra të ndritshme,

9

لِّسَعۡيِهَا رَاضِيَةٞ

Lisa’jiha radijetun

Të kënaqura për veprimet e veta,

10

فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٖ

Fi xhennetin ‘alijetin

Në xhennet të shkallës së lartë,

11

لَّا تَسۡمَعُ فِيهَا لَٰغِيَةٗ

La tesma’u fiha lagijeten

Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,

12

فِيهَا عَيۡنٞ جَارِيَةٞ

Fiha ‘ajnun xharijetun

Aty ka kroje që rrjedhin,

13

فِيهَا سُرُرٞ مَّرۡفُوعَةٞ

Fiha sururun merfu’atun

Aty kanë shtretër të lartë

14

وَأَكۡوَابٞ مَّوۡضُوعَةٞ

We ‘ekwabun mewdu’atun

Dhe gastare të vëna pranë,

15

وَنَمَارِقُ مَصۡفُوفَةٞ

We nemariku mesfufetun

Edhe jastëkë të renduar për mbështetje,

16

وَزَرَابِيُّ مَبۡثُوثَةٌ

We zerabiju mebthuthetun

Edhe qilima të shtruar.

17

أَفَلَا يَنظُرُونَ إِلَى ٱلۡإِبِلِ كَيۡفَ خُلِقَتۡ

‘Efela jendhurune ‘ilal-’ibili kejfe hulikat

A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?

18

وَإِلَى ٱلسَّمَآءِ كَيۡفَ رُفِعَتۡ

We ‘ila es-sema’i kejfe rufi’at

Edhe qiellin se si është ngritur lart!

19

وَإِلَى ٱلۡجِبَالِ كَيۡفَ نُصِبَتۡ

We ‘ilal-xhibali kejfe nusibet

Edhe kodrat se si janë vënduar!

20

وَإِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَيۡفَ سُطِحَتۡ

We ‘ilal-’erdi kejfe sutihet

Edhe tokën se si është shtruar!

21

فَذَكِّرۡ إِنَّمَآ أَنتَ مُذَكِّرٞ

Fedhekkir ‘innema ‘ente mudhekkirun

E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues,

22

لَّسۡتَ عَلَيۡهِم بِمُصَيۡطِرٍ

Leste ‘alejhim bimusejtirin

Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!

23

إِلَّا مَن تَوَلَّىٰ وَكَفَرَ

‘Illa men tewella we kefere

Përveç atij që zbrapset e nuk beson,

24

فَيُعَذِّبُهُ ٱللَّهُ ٱلۡعَذَابَ ٱلۡأَكۡبَرَ

Feju’adhdhibuhu Ellahul-’adhabel-’ekbere

All-llahu atë me vuajtje të mëdha e dënon.

25

إِنَّ إِلَيۡنَآ إِيَابَهُمۡ

‘Inne ‘ilejna ‘iabehum

Vetëm te Ne kthimin e kanë.

26

ثُمَّ إِنَّ عَلَيۡنَا حِسَابَهُم

Thumme ‘inne ‘alejna hisabehum

Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre.