Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

513 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Seid ibni El-Harithi tregohet se e ka pyetur Xhabirin r.a. rreth prishjes së abdestit me prekjen e ushqimit që e ka kapë zjarri, me ç'rast ai u përgjigj: “Jo! Vërtet ne në kohën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk gjenim ushqim të tillë, vetëm në raste të rralla, por edhe sikur të gjenim, ne në atë kohë nuk kishim shami, përveç skajeve të rrobave të duarve dhe këmbëve tona. Pastaj faleshim dhe nuk merrnim abdest.”

Gabim?

Nga Enesi r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem merrte frymë kur pinte ujë nga tri herë.

Gabim?

Nga Ebu Katade tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar frymëmarrjen në enë.

Gabim?

Nga Sehl ibni Sa’di r.a. tregohet se Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i kishin sjellur diçka për të pirë, piu prej saj, por në anën e djathtë kishte një djalosh, ndërsa në anën e majtë ishin disa njerëz të moshuar, e i Dërguari i All-llahut i tha djaloshit: “A më lejon mua që së pari t’u jap këyre?” Djaloshi u përgjigj: “Jo, për All-llahun, unë askujt nuk i jap përparësi në atë që më takon prej teje.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me dorën e vet i dha të pijë.” Ky djalosh ishte ibni Abbasi

Gabim?

Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet: “I Dërguari i All-llahut ndaloi kthimin e grykës së enëve për pije.” (Fjala është për enë prej lëkure, kur gryka e saj kthehet ashtu që pjesa e brendshme të dalë jasht).

Gabim?

Ibni Abbasi r.a. thotë: “I dhash ujë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem prej Zemzemit dhe ai piu duke qëndruar në këmbë.”

Gabim?

Ebu Xhuhajfe, Vehb ibni Abdil-lahu r.a. thotë: “E kam parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Meke, në Ebtah (vend afër Mekes), në tendën e tij të kuqe prej lëkure. Doli Bilali me ujin për abdest. Disave u kullonte uji i abdestit, e disa e fshinin. Atëherë doli Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që kishte veshur një pallto të kuqe. Sikur tani i shoh kërcijtë e tij të bardhë. Mori abdest, ndërsa Bilali thirri ezanin. Unë e përcillja se çfarë thonte me gojën e vet, duke u kthyer herë në të djathtë e herë në të majtë: “Ejani në namaz, ejani në shpëtim!” Pastaj para vetes vuri një shkop të shkurtër, doli përpara dhe u fal. Para tij kalonin qentë dhe gomarët pa pengesë.”

Gabim?

Xhabiri r.a. tregon se : “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ditën e çlirimit të Mekkes ka hyrë në të me çallmë të zezë.”

Gabim?

Mugire ibni Shu’be r.a. thotë: “Një natë udhëtova me të Dërguarin e All-llahut, e ai më tha: “A ke ujë?” Unë iu përgjigja: “Po!” Ai atëherë zbriti prej kafshës kalëruese të vet dhe shkoi larg derisa më nuk dukej nga terri i natës, pastaj u kthye. Unë atëherë ia përgatita një enë me ujë dhe ai e lau fytyrën e vet, por, pasi kishte veshur një xhybe prej leshi, nuk mundej t’i nxirrte duart, derisa i përvoli mëngët nga ana e poshtme e xhybes. Pastaj i lau bërrylat dhe i dha mes-h kokës. Unë desha t’i ndihmoj që t’i heq të dy mestet, e ai tha: “Lëre, i kam mbathur në këmbë të pastra”, atëherë vetëm i ka dhënë mes-h mesteve.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë: “Ç’është nën nyellin e këmbës prej veshjeve, e ka vendin në zjarr.”

Gabim?

Umer bin Hattabi r.a. thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet, mëndafshin e vesh ai që nuk ka fat.”

Gabim?

Enesi r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e ka veshur mëndafshin në këtë botë, nuk do ta veshë atë në botën e ardhshme (ahiret).”

Gabim?

Enesi r.a. thotë: “I Dërguari i All-llahut ua lejoi veshjen e rrobave të mëndafshta Zubejrit dhe Abdurrahman ibni Avfit, për shkak të zgjebes.”

Gabim?

Berra ibni Azibi r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë: “Kur të shkosh në shtrat, merr abdest sikurse për namaz, e pastaj shtrihu në anën e djathtë dhe thuaj: ‘O Zoti im, Ty të dorëzohem me shpirtin tim, te Ti drejtohem me fytyrën time, Ty të autorizoj për çështjen time, Ty të dorëzohem për dëshirat dhe peripecitë e mia. Nuk ka strehim dhe shpëtim përveç te Ti. Unë i besoj Librit Tënd të shpallur si dhe Pejgamberit Tënd të dërguar.’ Le të jenë këto fjalët e tua të fundit.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë: “I Dërguari i All-llahut falte gjatë natës njëmbëdhjetë rekate dhe kur agonte i falte dy rekate të shkurtra, pastaj shtrihej në anën e tij të djathtë derisa vinte muezini dhe thirrte ezanin.”

Gabim?

Ibni Umeri r.anhuma thotë: “E kam parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në oborrin e Qabes të mbështjellë këmbë dhe duar kështu (u ul, i mblodhi këmbët në gishtërinj, duke i kapur me duar), kjo ishte të ndenjurit këmbëkryq.”

Gabim?

Ebu Abdull-llah Selman El-Farisiu r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdo njeri që lahet ditën e xhumasë dhe pastrohet sa më mirë që të jetë e mundur, pastaj përdor yndyrë dhe vë parfum dhe niset në namazin e xhumasë dhe nuk i ndan dy vetë që janë ulur, pastaj fal namazin e obliguar dhe hesht gjatë kohës kur imami e lexon hytben, All-llahu i Madhëruar me siguri do t’ia falë mëkatet e javës së kaluar.”

Gabim?

Ebu Katade r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ëndrra e mirë - në një rivajet tjetër ëndrra e bukur - është prej All-llahut, ndërsa ëndërrimi i keq është prej shejtanit. Prandaj, ai që sheh në ëndërr diçka që nuk i pëlqen, le të fryjë tri herë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e All-llahut nga shejtani dhe nuk do t’i bëjë dëm asgjë.”

Gabim?

Ebul Eska, Vathil ibnul Eska r.a., tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet prej shpifjeve më të mëdha është që njeriu të pranojë për baba atë të cilin nuk e ka, ose të vërtetojë se ka parë në ëndërr atë që nuk e ka parë, ose të deklarojë për të Dërguarin e All-llahut atë që nuk e ka thënë.” 363

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pasi All-llahu e krijoi Ademin a.s. i tha: “Shko dhe përshëndete atë grup të melekëve që janë ulur dhe dëgjo si do të përshëndesin. Ajo përshëndetje do të jetë përshëndetja jote si dhe përshëndetja e pasardhësve të tu.” Ademi a.s. u tha: “Es-selamu alejkum”, e ata u përgjigjën: “Es-selamu alejke ue rahmetull-llah!” (Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ty!), duke ia shtuar: “Ue rahmetull-llah” (mëshira e Zotit).”

Gabim?