Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

513 hadithe · Të gjithë kapitujt

Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i kishte dy muezinë: Bilalin dhe Ibni Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kishte thënë: “Vërtet Bilali e thirr ezanin gjatë natës, hani dhe pini derisa ta thërrasë ezanin Ibnu Ummi Mektumi.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush harron dhe ha ose pi, mos ta ndërprejë, por ta vazhdojë agjërimin, sepse atë All-llahu xh.sh. e ka gostit me ushqim dhe ujë.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë: “Të Dërguarin e All-llahut e zinte agimi, e ai ishte xhunub (i obliguar të lahej), pastaj lahej dhe agjëronte.”

Gabim?

Aishja dhe Ummi Selema r.anhuma kanë thënë: “E zinte agimi të Dërguarin e All-llahut xhunub, pa parë ëndërr, pastaj agjëronte.”

Gabim?

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nuk ka ditë, në të cilën veprat e mira janë më të dashura tek All-llahu sesa këto ditë. Ato janë: dhjetë ditët e muajit Dhul-hixh-xhe.” Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i All-llahut, e as xhihadi në rrugë të All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “As xhihadi në rrugë të All-llahut, përveç nëse njeriu del vet dhe me pasurinë e vet, dhe nuk kthehet me asgjë.”

Gabim?

Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka agjëruar ditën e Ashurasë dhe ka urdhëruar agjërimin e kësaj dite.

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë: “Miku im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka porositur për tri gjëra: “Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e dy rekateve të namazit të duhasë dhe faljen e namazit të vitrit para se të shkoj të flej.”

Gabim?

Ibnu Umeri r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut bënte i’tikaf në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem bënte i’tikaf në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan, derisa ndërroi jetë, pastaj bënin i’tikaf gratë e tij pas vdekjes së tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem..

Gabim?

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Islami ngrihet mbi pesë (shtylla): në dëshmimin se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, në kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën rreth Ka’bes dhe në agjërimin e Ramazanit.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falura. Kurse për haxhin e pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.”

Gabim?

Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë: “I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, xhihadin e konsiderojmë si vepër më të mirë, andaj a nuk do të bëjmë xhihad?” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë: “Vërtet për ju xhihadi më i vlefshëm është haxhi i pranuar.”

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një umre në Ramazan është e barabartë me një haxh apo me një haxh me mua.”

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se një grua tha: “O i Dërguari i All-llahut, vërtet obligimi i All-llahut ndaj robërve të Tij me haxh, e ka arritur babanë tim plak me pleqëri të thellë, sa nuk mund të qëndrojë në mjetin e tij transportues, prandaj a mund ta kryej unë haxhin për të?” Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Po!”

Gabim?

Nga Saib b. Jezidi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Mua më kanë dërguar në haxh me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në haxhin lamtumirës, kur unë kam qenë shtatë vjeç.”

Gabim?

Nga Enese r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka kryer haxhin në samarin e kafshës ngarkuese me rroba e ushqim.” 363

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: Është pyetur i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme? Ka thënë: “Besimi në All-llahun dhe në të Dërguarin e Tij.” I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë. “Xhihadi në rrugën e All-llahut.” I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë: “Haxhi i pranuar.”

Gabim?

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thënë: I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme?” Tha: “Besimi në All-llahun dhe xhihadi në rrugën e All-llahut.”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një ecje e mëngjesit apo një ecje e mbrëmjes në rrugën e All-llahut është më e mirë se bota dhe çdo gjë në të.”

Gabim?

Nga Ebu Se’id el-Hudriju r.a. transmetohet të ketë thënë: Erdhi një njeri te i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Cilët njerëz janë më të vlefshëm?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriu më i vlefshëm është besimtari që lufton me vetveten dhe pasurinë e tij në rrugën e All-llahut.” Ai njeriu atëherë ka thënë: “Pastaj kush?” Ka thënë: “Pastaj besimtari që në një prej grykave malore e adhuron All-llahun, duke ikur prej njerëzve me të këqijat e tij.”

Gabim?