Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

677 hadithe · Të gjithë kapitujt

Abdull-llah ibni Zejdi r.a. thotë: “Na erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e i nxorrëm ujë në një enë bakri dhe ai mori abdest.”

Gabim?

Ebu Xhuhajfe, Vehb ibni Abdil-lahu r.a. thotë: “E kam parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në Meke, në Ebtah (vend afër Mekes), në tendën e tij të kuqe prej lëkure. Doli Bilali me ujin për abdest. Disave u kullonte uji i abdestit, e disa e fshinin. Atëherë doli Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që kishte veshur një pallto të kuqe. Sikur tani i shoh kërcijtë e tij të bardhë. Mori abdest, ndërsa Bilali thirri ezanin. Unë e përcillja se çfarë thonte me gojën e vet, duke u kthyer herë në të djathtë e herë në të majtë: “Ejani në namaz, ejani në shpëtim!” Pastaj para vetes vuri një shkop të shkurtër, doli përpara dhe u fal. Para tij kalonin qentë dhe gomarët pa pengesë.”

Gabim?

Xhabiri r.a. tregon se : “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ditën e çlirimit të Mekkes ka hyrë në të me çallmë të zezë.”

Gabim?

Ebu Seid Amr ibni Hurejthi r.a. thotë: “Sikur tani jam duke e parë të Dërguarin e All-llahut me çallmë të zezë, anët e së cilës preknin në krahët e tij.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem doli një ditë në mëngjes i veshur me një pallto laralara prej gëzofi të zi leshi.”

Gabim?

Mugire ibni Shu’be r.a. thotë: “Një natë udhëtova me të Dërguarin e All-llahut, e ai më tha: “A ke ujë?” Unë iu përgjigja: “Po!” Ai atëherë zbriti prej kafshës kalëruese të vet dhe shkoi larg derisa më nuk dukej nga terri i natës, pastaj u kthye. Unë atëherë ia përgatita një enë me ujë dhe ai e lau fytyrën e vet, por, pasi kishte veshur një xhybe prej leshi, nuk mundej t’i nxirrte duart, derisa i përvoli mëngët nga ana e poshtme e xhybes. Pastaj i lau bërrylat dhe i dha mes-h kokës. Unë desha t’i ndihmoj që t’i heq të dy mestet, e ai tha: “Lëre, i kam mbathur në këmbë të pastra”, atëherë vetëm i ka dhënë mes-h mesteve.”

Gabim?

Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Treve All-llahu xh.sh. nuk do t’u flasë Ditën e Gjykimit, as që do t’i shikojë, e as nuk do t’i falë, por do t’i dënojë shumë ashpër.” Këtë i Dërguari i All-llahut e ka përsëritur tri herë, e Ebu Dherri ka thënë: “Kanë dështuar dhe kanë pësuar ata, e kush janë ata, o i Dërguari i All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Ai që shet mend me rroba, ai që bën intriga dhe shpif dhe ai që e shet pasurinë e vet duke u betuar rrejshëm.”

Gabim?

Umer bin Hattabi r.a. thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet, mëndafshin e vesh ai që nuk ka fat.”

Gabim?

Enesi r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e ka veshur mëndafshin në këtë botë, nuk do ta veshë atë në botën e ardhshme (ahiret).”

Gabim?

Enesi r.a. thotë: “I Dërguari i All-llahut ua lejoi veshjen e rrobave të mëndafshta Zubejrit dhe Abdurrahman ibni Avfit, për shkak të zgjebes.”

Gabim?

Berra ibni Azibi r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë: “Kur të shkosh në shtrat, merr abdest sikurse për namaz, e pastaj shtrihu në anën e djathtë dhe thuaj: ‘O Zoti im, Ty të dorëzohem me shpirtin tim, te Ti drejtohem me fytyrën time, Ty të autorizoj për çështjen time, Ty të dorëzohem për dëshirat dhe peripecitë e mia. Nuk ka strehim dhe shpëtim përveç te Ti. Unë i besoj Librit Tënd të shpallur si dhe Pejgamberit Tënd të dërguar.’ Le të jenë këto fjalët e tua të fundit.”

Gabim?

Aishja r.anha thotë: “I Dërguari i All-llahut falte gjatë natës njëmbëdhjetë rekate dhe kur agonte i falte dy rekate të shkurtra, pastaj shtrihej në anën e tij të djathtë derisa vinte muezini dhe thirrte ezanin.”

Gabim?

Ebu Katade r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ëndrra e mirë - në një rivajet tjetër ëndrra e bukur - është prej All-llahut, ndërsa ëndërrimi i keq është prej shejtanit. Prandaj, ai që sheh në ëndërr diçka që nuk i pëlqen, le të fryjë tri herë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e All-llahut nga shejtani dhe nuk do t’i bëjë dëm asgjë.”

Gabim?

Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur di-kush prej jush sheh ëndërr të keqe, të pështyjë në të majtë tri herë dhe të kërkojë mbrojtjen e All-llahut nga shejtani tri herë e të kthehet nga ana në të cilën ishte shtrirë.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Pasi All-llahu e krijoi Ademin a.s. i tha: “Shko dhe përshëndete atë grup të melekëve që janë ulur dhe dëgjo si do të përshëndesin. Ajo përshëndetje do të jetë përshëndetja jote si dhe përshëndetja e pasardhësve të tu.” Ademi a.s. u tha: “Es-selamu alejkum”, e ata u përgjigjën: “Es-selamu alejke ue rahmetull-llah!” (Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ty!), duke ia shtuar: “Ue rahmetull-llah” (mëshira e Zotit).”

Gabim?

Ebu Umare El-Berra ibni Azibi r.anhuma thotë: “Pejgamberi i All-llahut më ka urdhëruar me shtatë gjëra: vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, kërkimin e shëndetit për atë që teshtin, ndihmën e të dobëtit, ndihmën e të shtypurit, përhapjen e selamit – paqes dhe pranimin e betimit të atij i cili betohet në diçka.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin. A nuk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do ta doni njëri-tjetrin? Përhapni selamin (përshëndetjen) ndërmjet jush!”

Gabim?

Aishja r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ky është Xhibrili, të përshëndet me selam.” Unë atëherë i thashë: “Ue alejhis-selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu.”

Gabim?

Mikdadi r.a. në një hadith të tij të gjatë thotë: “Në ia çonim Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pjesën e tij të qumështit dhe një natë shkova vonë, i dhashë selam që të mos e shqetësoj atë që është duke fjetur dhe të dëgjojë ai që është i zgjuar. Pas kësaj erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe e përshëndeti me selam ashtu siç kishte vepruar Mikdadi.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kalorësi përshëndet këmbësorin, këmbësori atë që është ulur, grupi i vogël e përshëndet grupin e madh.”

Gabim?