Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

91 hadithe · Të gjithë kapitujt

Transmetohet nga Seleme ibn el-Ekva r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Njeriu vazhdimisht ecën me kryelartësi derisa të shkruhet me tiranët, e pastaj e godet çka i ka goditur edhe ata.”

Gabim?

Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet më i dashuri tek unë prej jush dhe më afër meje Ditën e Gjykimit do të jetë ai që është me moral më të lartë. Më të urryerit tek unë dhe më të largët prej meje Ditën e Gjykimit do të jenë ata që flasin shumë, ata që flasin me mendjemadhësi si dhe ata që flasin me gojën plot.” Shokët (as-habët) i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne i njohim ‘thartharët’ (që flasin shumë) dhe ‘muteshed-dikët’ (ata që imponohen), por kush janë ‘mutefejhi-kët’?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Mendjemëdhenjtë!”

Gabim?

Ibnu Mes’udi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A doni t’ju tregoj se kush ndalohet prej zjarrit ose kujt i është zjarri i ndaluar? Zjarri i është ndaluar atij që është njeri i afërt, i lehtë, i dashur, i sjellshëm dhe i butë.”

Gabim?

Ebu Bekerete tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush e nënçmon udhëheqjen e vet, All-llahu do ta nënçmojë atë.”

Gabim?

Enesi r.a. thotë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Unë kam vendosur të udhëtoj, më përgatit me diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “All-llahu të përgatittë me devotshmëri (takualluk)!” Njeriu prapë tha: “Shto diçka tjetër!” Pejgamberi s.a. v.s. i tha: “Dhe t’i faltë mëkatet!” “Shto prapë!” I Dërguari i All-llahut tha: “Dhe ta lehtësoftë ty të mirën (hajrin), kudo që të jesh!”

Gabim?

Nga Aishja r.anha tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur dikush prej jush fillon të hajë, le ta përmendë emrin e All-llahut të Madhëruar, por nëse harron ta përmendë në fillim të ngrënies, atëherë le të thotë: “Me emër të All-llahut në fillim dhe në mbarim të ushqimit (Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu).”

Gabim?

Nga Ibni Abbasi r.anhuma tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos pini përnjëherësh ashtu siç pijnë kafshët, por pini me dy ose me tre (gllënka) së bashku. Përmendni emrin e All-llahut kur të filloni dhe falënderoni All-llahun kur ta përfundoni pirjen.”

Gabim?

Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar fryerjen në ujë. Një njeri ka thënë: “Qimen të cilën e shoh në enë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Derdhe atë!” Njeriu tha: “Unë nuk ngopem me një frymëmarrje.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Largoje atëherë enën nga goja jote dhe merr frymë!”

Gabim?

Esma binti Jezid El-Ensari r.anha thotë: “Mëngët e këmishës së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ishin të gjata deri te nyjet.”

Gabim?

Muadh ibni Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush e lë stolisjen me rroba për shkak të modestisë ndaj All-llahut, edhe pse ka mundësi për të, All-llahu do ta thërrasë Ditën e Gjykimit para të gjithë krijesave dhe do t’i ofrojë të zgjedhë çfarëdo rrobash të imanit për t’i veshur.”

Gabim?

Nga Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij, transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu dëshiron të shohë gjurmën e begative të Tij në robin e Vet.”

Gabim?

Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “Kur shkonim tek i Dërguari i All-llahut, çdonjëri prej nesh ulej në fund, ku kishte vend.”

Gabim?

Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe ai nga gjyshi i tij, r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet që një njeri të ulet në mesin e dy personave, pa marrë lejen e tyre.”

Gabim?

Ibnu Umeri r.a. thotë: “Të pakta ishin ato tubime prej të cilave i Dërguari i All-llahut çohej pa e thënë për të tubuarit këtë lutje: “O Zoti im, na jep frikën Tënde, e cila do të na largojë nga gabimet, dhe na jep përulshmërinë tënde, e cila do të na çojë në Xhenetin Tënd, na jep besimin e fortë, që do të na i lehtësojë fatkeqësitë e kësaj bote. O Zoti im, forcona të dëgjuarit tonë, të parët tonë dhe fuqinë tonë, sa të jemi të gjallë. Na dhuro trashëgimtarë. Na bëj superiorë mbi ata që na shtypin, na jep ndihmën Tënde kundër armikut tonë, mos lësho fatkeqësi në fenë tonë, mos na e bë kujdesin tonë më të madh për jetën e kësaj bote e mos na kufizo dijeninë tonë dhe as mos na nënshtro tek ai që nuk na mëshiron.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ata njerëz që rrinë në një tubim dhe në të nuk e përmendin All-llahun e Madhëruar si dhe nuk thonë salavate për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ata meritojnë dënimin, e All-llahu, nëse do, i dënon, nëse dëshiron, i fal.”

Gabim?

Imran ibni Husajni r.anhuma thotë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Es-selamu alejkum.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu; pastaj njeriu u ul, e Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Dhjetë.” Pas-taj erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Njëzet.” Më vonë erdhi edhe një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pranoi selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi s.a. v.s. tha: “Tridhjetë.”

Gabim?

Esma bintu Jezid r.a. thotë: “Kaloi pranë nesh Pejgamberi s.a. v.s. pranë grave dhe na përshëndeti në mesin e grave.”

Gabim?

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush vjen në ndonjë tubim të përshëndesë me selam dhe kur dëshiron të largohet, të përshëndesë prapë me selam. Nuk është i pari më i vlefshëm se i fundit.”

Gabim?

Kilde ibni Hanbeli r.a. tregon: “Shkova te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe hyra tek ai pa e përshëndetur dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më tha: “Kthehu dhe thuaj: ‘Es-selamu alejkum, a është e lirë hyrja?”

Gabim?

Enesi r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, njëri prej nesh e takon vëllanë a mikun e vet, a ka nevojë (në shenjë nderimi) të përulet?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Jo!” “A mund ta marrë për dore dhe ta përshëndesë me dorë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Po!”

Gabim?