Ebu Seid El-Hudriu dhe Ebu Hurejra r.anhuma kanë qenë dëshmitarë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush thotë: ‘La ilahe il-lall-llahu uall-llahu ekber’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, All-llahu është më i madhi), All-llahu do ta dëshmojë se ai flet të vërtetën dhe do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot tjetër përveç Meje, Unë jam më i madhi’. Ndërsa kur të thotë njeriu: ‘La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, Ai është i vetmi i pashoq), atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se unë jam Zot i vetëm dhe nuk kam shok në asnjë send.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘La ilahe il-lall-llahu, lehul mulku ue lehul hamdu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, i Tij është sundimi dhe Atij i takon falënderimi), atëherë All-llahu xh.sh. thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje, dhe sundimi e falënderimi është i Imi.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘Nuk ka Zot, përveç All-llahut, nuk ka asnjë akt, punë dhe ndërrim që bëhet përveç me fuqinë e All-llahut’, atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje dhe çdo ndryshim, çdo aksion dhe çdo fuqi është vetëm me Mua, kjo vepër është vetëm Imja.’ Atëherë i Dërguari i All-llahut tha: “Kush e thotë këtë gjatë sëmundjes së vet e pastaj vdes, nuk do ta përtypë (gëlltitë) zjarri i Xhehenemit.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj91 hadithe · Të gjithë kapitujt
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur robit i vdes fëmija, All-llahu u thotë melekëve: ‘A ia keni marrë shpirtin birit të robit Tim?’ Melekët thonë: ‘Po!’ Pastaj u thotë: ‘Ia keni marrë frytin e zemrës së tij?’ Melekët thonë: ‘Po!’ Pastaj prapë All-llahu thotë: ‘Çka tha për këtë robi im?’ Melekët thonë: ‘Falënderoi dhe kërkoi kthim te Ti!’ All-llahu xh.sh. thotë: ‘Ndërtojini robit Tim një shtëpi në Xhenet dhe jepjani emrin ‘Bejtul hamd’ (shtëpia e falënderimit).”
Merthed ibnu Abdull-llah El-Jezenij thotë: “Kur Malik ibnu Hubejra r.a. e falte namazin e xhenazes dhe kur njerëzit radhiteshin në safa, i ndante në tri pjesë e pastaj u thonte se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kujt i falet namazi i xhenazes prej tri safave, atij i është premtuar Xheneti.”
Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.anhuma në xhenazen e vajzës së vet ka marrë katër tekbire dhe pas tekbirit të katërt qëndroi sa në mes dy tekbireve të para duke kërkuar falje dhe duke u lutur për bijën e vet, e pastaj tha: “I Dërguari i All-llahut vepronte po në këtë mënyrë.” Ndërsa në një rivajet thuhet: “Bëri katër tekbire, pastaj qëndroi një moment derisa mendova se ai do të thërret edhe tekbirin e pestë, pastaj dha selam në të djathtë dhe në të majtë. Pasi mbaroi, i thamë: “Ç’është kjo?” Ai u përgjigj: “Unë nuk kam shtuar më tepër se ajo që e kam parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”, ose ka thënë: “Kështu ka vepruar i Dërguari i All-llahut.”
Transmeton Ebu Hurejra r.a. nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., se ka thënë: “Shpirti i besimtarit është i lidhur me borxhin e vet derisa mos t’i lahet.”
Sahr bin Vadaate El-Gamidij Es-Sahabij r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “O Zoti im, bekoje umetin tim në mëngjeset e hershme!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur e dërgonte patrullën apo ushtrinë, atë e bënte në fillim të ditës. Transmetuesi Sahr ishte tregtar dhe gjithnjë e niste karvanin e tregtisë në fillim të ditës dhe kështu u pasurua dhe fitoi shumë. (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë: hadith hasen)
Amr ibn ShuajbI, nga gjyshi i tij përmes babait të tij, transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një kalorës i vetëm është një shejtan (i humbur), dy kalorës janë dy shejtanë (të humbur), ndërsa tre kalorës janë udhëtarë.”
Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra r.anhuma tregojnë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur tre veta nisen për në rrugë, le ta zgjedhin menjëherë njërin për prijës (udhëheqës) të vetin.”
Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Shoqëria më e mirë është prej katër vetave, çeta më e mirë është patrulla prej katërqind vetave, ndërsa ushtria më e mirë është prej katërmijë vetave. Dymbëdhjetëmijë ushtarë nuk mund të pësojnë disfatë prej grupeve të vogla.”
Ali ibni Rebiate thotë: “Isha i pranishëm kur Ali ibnu Ebu Talibi zuri një kalë që të hipë në të dhe, pasi e vuri këmbën e vet në zengjin tha: “Bismil-lahi”, e kur u vendos mbi shpinën e tij, tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, që na krijoi këtë, pronar të së cilës ne nuk jemi e as ruajtës. Dhe ne vërtet do të kthehemi te Krijuesi ynë.” Pastaj tha tri herë: “El-hamdulil-lah”, tri herë: “All-llahu është më i Madhi!”, e pastaj vazhdoi: “Lavdërimi të takon vetëm Ty, unë jam mizorues i shpirtit tim, më fal, sepse nuk ka falës përveç Teje.” Pastaj qeshi dhe të pranishmit i thanë: “O prijës i besimtarëve, për se qeshe?” Ai u përgjigj: “E kam parë të Dërguarin e All-llahut duke vepruar kështu. Pastaj përsëri qeshi e unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut për se qesh? “ Ai u përgjigj: “Vërtet Krijuesit tënd i pëlqen kur robi thotë: “Falmi mëkatet”, sepse ai e di se mëkatet nuk mund t’i falë askush tjetër.”
Ebu Hurejra r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, kam ndërmend të udhëtoj, prandaj më porosit diçka.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Të porosis takuallukun (frikën nga All-llahu) dhe të marrësh tekbire në çdo kodrinë.” Pasi njeriu shkoi, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “O Zoti im, shkurtoja largësinë dhe lehtësoja udhëtimin!”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Tri lutje (dua) janë të pranuara pa dyshim: lutja e atij mbi të cilin bëhet padrejtësi, lutja e udhëtarit (musafirit), si dhe lutja e prindit për fëmijën e vet.”
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lutja (duaja) në mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet.”
Burejde r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Obligimi dhe zotimi në mes nesh dhe atyre është namazi, dhe ai që e lë atë ka bërë kufr.”
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Plotësojeni safin e parë, pastaj atë që vijon. Nëse duhet të ketë zbrazëti, të jetë në safin e fundit.”
Aishja r.anha tregon se i Dërguari i All-llahut, nëse nuk i falte katër rekate para farzit të drekës për ndonjë arsye, ato i falte pas farzit.
Aishja r.anha tregon se ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ka mendon sikur unë të dija për një natë se ajo është nata e Kadrit, ç’ka duhet të them unë atë natë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Thuaj: “O Zoti im, Ti je Zoti i faljes, Ti e do faljen, falmë mua!”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu i Madhëruar ka thënë: “Robërit e mi më të dashur janë ata që nxitojnë në iftar.”
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Veprat ekspozohen ditën e Hënë dhe ditën e Enjte, dëshiroj që të ekspozohet vepra ime e unë jam agjërueshëm.”
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kaloi një shok i të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nëpër një grykë mali ku ishte një burim i vogël uji të ëmbël, që i pëlqeu, dhe tha: “Sikur të izolohesha nga njerëzit dhe të vendosesha në këtë grykë, por këtë kurrë nuk do ta bëj derisa nuk më lejon i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., prej të cilit do të kërkoj leje.” Ia tha këtë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ai i tha: “Mos e bëj atë, sepse qëndrimi i njërit nga ju në rrugën e All-llahut është më i vlefshëm nga namazi i tij në shtëpinë e tij shtatëdhjetë vjet. A nuk dëshironi ju që All-llahu xh.sh. t’ju falë dhe t’ju fusë në Xhenet. Luftoni në rrugën e All-llahut, sepse kush lufton në rrugën e All-llahut aq sa është koha ndërmjet dy mjeljeve të deves, për të është i sigurt Xheneti.”