Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

46 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Ubadete b. Samiti r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në tokë nuk ka asnjë musliman, që e lut All-llahun për diçka, e që këtë All-llahu nuk do t’ia japë, ose për ndërrim me këtë nuk do t’ia heqë ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e farefisnisë.” Një njeri nga të pranishmit tha: “Atëherë të lutemi shumë!” (Pejgamberi s.a. v.s.) ka thënë: “All-llahu edhe më shumë jep.”

Gabim?

Nga Ebu Abdurrahman Bilal b. el-Harith el-Muzenij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka. All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj e kënaqësinë e Tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtet njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka, All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj zemërimin e Tij deri në ditën e takimit me të.”

Gabim?

Nga Sufjan b. Abdull-llahu r.a. transmetohet se ka thënë: “I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, më thuaj diçka që të mbrohem me të!” Tha: “Thuaju: Krijuesi im është All-llahu, e pastaj vazhdo me ngulm (në këtë)!” Kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, për çka frikësohesh më së shumti mua?” (I Dërguari i All-llahut) e kapi gjuhën e vet e pastaj tha: “Nga kjo.”

Gabim?

Nga Semurete b. Xhundub r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mos u mallkoni ndërmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemërimin e Tij, as me zjarrin e Tij.”

Gabim?

Nga Ummi Selemete r. anha transmetohet të ketë thënë: “Kam qenë tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e aty ishte edhe Mejmuneja, e madje erdhi edhe Ibni Ummi Mektumi. Kjo ka ndodhur pasi na është urdhëruar mbulesa (hixhabi).” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Mbulohuni nga ai!” Ne kemi thënë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk është ai i verbër, nuk na sheh as nuk na njeh!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A jeni ju të dyja të verbta? A po e shihni ju atë?”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ruhu nga shikimi rreth e rrotull në namaz, sepse shikimi rreth e rrotull në namaz ëshë shkatërrim (i namazit). Nëse shikimi rreth e rrotull është i domosdoshëm, atëherë le të bëhet në (namaze) nafile, kurse në (namaze) farze kurrsesi.”

Gabim?