Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

403 hadithe · Të gjithë kapitujt

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-As r. anhuma se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët. Kurse muhaxhir (i mirëfilltë) është ai që i braktis plotësisht ndalimet e All-llahut.”

Gabim?

Transmetohet nga Ummi Seleme r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet unë jam njeri, ju në konfliktet tuaja më drejtoheni mua. Është e mundshme që ndonjëri prej jush është më i aftë që t’i shtrojë argumentet e veta dhe unë të gjykoj në dobi të tij, sipas asaj që kam dëgjuar. Andaj, kujt t’ia shqiptoj të drejtën e vëllait të tij, vërtet ia kam shkëputur një pjesë të zjarrit (të xhehenemit).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari me besimtarin është i lidhur sikurse ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort njëri me tjetrin”, dhe i kryqëzoi gishtat e tij.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa r.a., po ashtu, se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush kalon nga xhamitë a tregjet tona, e me vete ka shigjeta (ose çfarëdo arme), le t’i mbajë në vendin e tyre ose le t’i kapë për majë (të hekurt), që me to të mos pengojë ndonjë musliman.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e puthi Hasanin, të birin e Aliut r.a., kurse tek ai ishte el-Akre’ ibn Habis që tha: “Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre ende nuk e kam puthur.” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e shikoi dhe tha: “Kush nuk bën mëshirë (ndaj të tjerëve), nuk do të bëhet mëshirë ndaj tij (prej All-llahut).”

Gabim?

Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Erdhën disa njerëz (arabë) tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e i thanë: “A i puthni ju fëmijët tuaj?” Tha: “Po” (Ata) Thanë: “Ne, pasha All-llahun, nuk i puthim!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Çka mund t’ju bëj, nëse All-llahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush u prin njerëzve në namaz, le të lehtësojë, sepse në mesin e tyre ka të dobët, të sëmurë dhe pleq. Kur të falet vetë, atëherë le ta zgjasë sa të dojë.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që ta përballojë vështirësinë dhe t’i plotësojë dëshirat e do t’ia largojë vështirësitë e tij. Atij që ia lehtëson vëllait të vet një barrë (vështirësi), All-llahu do t’ia lehtësojë atij vështirësitë në Ditën e Gjykimit. Atij që ia mbulon muslimanit ndonjë turp, All-llahu do t’ia mbulojë turpin në Ditën e Gjykimit.”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë derisa të dëshirojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vetveten.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka pesë detyra: Kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja në ftesë, përgjigjja me lutje (Jerhamukell-llah, All-llahu të mëshiroftë! - atij që teshtin dhe thotë: el-hamdu li-l-lah).”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Umare el-Bera ibn Azib r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na i ka urdhëruar shtatë (gjëra) dhe na i ka ndaluar shtatë: Na ka urdhëruar vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen me lutje atij që teshtin, pranimin e vërtetësisë së betimit, ndihmën e të dëmtuarit, të përgjigjurit në ftesë dhe përhapjen e selamit. Por na e ka ndaluar: vënien e unazave të arit, pirjen prej enës së argjendtë, shtrimin e jastëkut të mëndafshtë të mbushur me pambuk në shpinë të deves për hipje, bartjen e jelekut të mëndafshtë të qëndisur me lara të linjta, veshjen e rrobave të mëndafshta, rrobat prej armaçit dhe prej mëndafshit, të hollat dhe të trashat.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Gjithë umeti im do të jetë i falur përveç mëkatarëve publikë, kurse prej mëkateve publike është kur një njeri e bën një punë natën, pastaj gdhihet duke qenë i mbuluar (mëkati i tij) nga ana e All-llahut, por ai thotë: “O filan, unë mbrëmë e kam bërë këtë dhe atë vepër.” Atë mbrëmë e pat mbuluar Krijuesi i tij, kurse ai, kur u gdhi, e zbulon atë që ia pat mbuluar All-llahu.”

Gabim?

Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që t’i kalojë vështirësitë dhe t’i plotësojë nevojat e veta, All-llahu do t’ia plotësojë dëshirat dhe do t’ia largojë vështirësitë. Atij që ia lehtëson muslimanit ndonjë vështirësi, All-llahu do t’ia lehtësojë vështirësitë në Ditën e Gjykimit. Atij që ia mbulon muslimanit ndonjë turp, All-llahu do ta mbulojë turpin e tij në Ditën e Gjykimit.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Atij që besimtarit ia lehtëson një brengë të kësaj bote, All-llahu do t’ia lehtësojë një nga brengat e botës tjetër. Atij që të varfrit ia lehtëson gjendjen, All-llahu do t'ia lehtësojë edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Atij që i mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë atij në të dy botët. All-llahu do t’i ndihmojë robit të vet, derisa ai rob i ndihmon vëllait të vet. Kush niset rrugës së fitimit të diturisë, All-llahu (për atë) do t’ia lehtësojë rrugën deri në Xhenet. Asnjëherë nuk mblidhet një grup i njerëzve në një prej shtëpive të All-llahut (në xhami) për ta lexuar Kur’anin dhe për ta mësuar në mes vete, e që mbi ta të mos lëshohet dhe t’i mbrojë mëshira e All-llahut, dhe që të mos i rrethojnë engjëjt ose që All-llahu të mos i lavdërojë në mesin e atyre që janë tek ai (engjëjt, Pejgamberët dhe njerëzit e mirë). Atë që e zbraps puna e tij, nuk mund ta përparojë prejardhja e tij.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se ka thënë: “Kur i vinte Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ndonjë njeri për ndonjë nevojë (kërkesë), kthehej nga të pranishmit dhe u thonte: “Angazhohuni, ndër-hyni e do të shpërbleheni! All-llahu përcakton nëpërmjet gjuhës së Pejgamberit të Vet ç’të dojë.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Në çdo nyje të njeriut, çdo ditë kur paraqitet dielli, duhet dhënë sadaka. Nëse i pajton dy (veta) dhe sillesh drejt mes tyre, edhe ajo është sadaka. Nëse dikujt i ndihmon që të hipë në kalë, ose i ndihmon që ta ngarkojë barrën në kale, edhe kjo është sadaka. Edhe fjala e mirë është sadaka. Secilin hap që bën për namaz, po ashtu është sadaka. Largimi nga rruga i asaj që i pengon kalimtarët, edhe ajo është sadaka.”

Gabim?

Nga Ummi Kulthum bint Ukbe Ebi Muajt r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Nuk është gënjeshtar ai që vendos rregull dhe paqe (pajton) mes njerëzve, pastaj përcjell lajme të mira ose flet mire.”

Gabim?

Transmetohet nga Harithe ibn Vehbi r.a. se: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “A doni t’ju kumtoj (diçka) për banorët e Xhenetit? Çdo musliman i dobët (nga modestia duket i tillë) dhe i përbuzur (nga njerëzit), nëse betohet në All-llahun për diçka, All-llahu do t’ia plotësojë. A doni t’ju kumtoj diçka edhe për banorët e Xhehenemit? (I tillë është) Çdo njeri kokëfortë, vetjak dhe mendjemadh.”

Gabim?

Transmetohet nga En-Nu’man ibn Beshir r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtarët në marrëdhëniet mes tyre; në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nëse sëmuret një organ edhe pjesët e tjera të trupit shqetësohen dhe mbarë organizmi vuan nga dhembjet, pagjumësia dhe ngritja e temperatures.”

Gabim?

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a., i cili ka thënë se një grua zezake ose një djalosh i ri e ka fshirë me fshesë xhaminë. Pasi humbi (një kohë), i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pyeti për të, e i thanë: “Ka vdekur!” (Pejgamberi) Tha: “Përse nuk më keni njoftuar për këtë?” Ata sikur e nënçmojnë atë. Ai u tha: “Ma tregoni varrin e saj apo të tij.” Pasi ia treguan varrin, ai ia fali xhenazen e pastaj tha: “Vërtet këto varreza janë të errëta për pronarët e tyre, dhe All-llahu i Madhëruar do t’i ndriçojë ata për hir të namazit tim për ta.”

Gabim?