91. Shems

سورة الشمس 15 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا

We esh-shemsi we duhaha

Për Diellin dhe shkëlqimin e tij

2

وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا

Wel-kameri ‘idha telaha

dhe për Hënën që e përcjell atë!

3

وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا

We en-nehari ‘idha xhellaha

Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)

4

وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰهَا

Wel-lejli ‘idha jegshaha

dhe për natën kur e mbulon atë!

5

وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا

We es-sema’i we ma benaha

Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!

6

وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا طَحَىٰهَا

Wel-’erdi we ma tehaha

Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!

7

وَنَفۡسٖ وَمَا سَوَّىٰهَا

We nefsin we ma sewwaha

Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,

8

فَأَلۡهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقۡوَىٰهَا

Fe’elhemeha fuxhureha we tekwaha

duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!

9

قَدۡ أَفۡلَحَ مَن زَكَّىٰهَا

Kad ‘eflehe men zekkaha

Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,

10

وَقَدۡ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا

We kad habe men dessaha

ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.

11

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِطَغۡوَىٰهَآ

Kedhdhebet themudu bitegwaha

Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi;

12

إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشۡقَىٰهَا

‘Idhi enbe’athe ‘eshkaha

kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).

13

فَقَالَ لَهُمۡ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقۡيَٰهَا

Fekale lehum resulu Ellahi nakatel-lahi we sukjaha

I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre[408]: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[408] D.m.th. njerëzve të fisit.
14

فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمۡدَمَ عَلَيۡهِمۡ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمۡ فَسَوَّىٰهَا

Fekedhdhebuhu fe’akaruha fedemdeme ‘alejhim rebbuhum bidhenbihim fesewwaha

Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit,[409]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[409] Pra, pa u penduar aspak për këtë.
15

وَلَا يَخَافُ عُقۡبَٰهَا

We la jehafu ‘ukbaha

pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.