94. Inshirah

سورة الـشرح 8 ajete
Hape si Mus'haf
Opsionet
Përkthimi Hasan Nahi
Përkthimi i dytë asnjë

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

أَلَمۡ نَشۡرَحۡ لَكَ صَدۡرَكَ

‘Elem neshreh leke sedreke

Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

وَوَضَعۡنَا عَنكَ وِزۡرَكَ

We weda’na ‘anke wizreke

dhe ta hoqëm barrën[412],*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[412] Sipas Taberiut, vargu do të thotë: “A nuk të kemi dëlirur nga çdo gjynah?!”
3

ٱلَّذِيٓ أَنقَضَ ظَهۡرَكَ

el-Ledhi ‘enkade dhehreke

e cila ta rëndonte tepër kurrizin,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

وَرَفَعۡنَا لَكَ ذِكۡرَكَ

We refa’na leke dhikreke

dhe ta ngritëm lart emrin?![413]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[413] Është e sigurt se asnjë njeri në botë nuk ka bërë më shumë emër sesa Profeti Muhamed (a.s.). Më se një miliardë myslimanë përmendin emrin e tij përditë, duke u lutur për të në namazet e tyre. Nga mijëra e mijëra minare, myezinët thërrasin emrin e tij pesë herë në ditë. Arritjet e misionit të tij shpirtëror, moral, juridik e politik janë tërësisht të gjalla dhe aktive edhe katërmbëdhjetë shekuj pas ndarjes së tij nga kjo botë dhe do të zgjasin, në dashtë Allahu, deri në Ditën e fundit të jetës tokësore dhe, në vazhdim, në jetën e amshuar.
5

فَإِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ يُسۡرًا

Fe’inne me’al-’usri jusræn

Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

إِنَّ مَعَ ٱلۡعُسۡرِ يُسۡرٗا

‘Inne me’al-’usri jusræn

Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

فَإِذَا فَرَغۡتَ فَٱنصَبۡ

Fe’idha feregte fanseb

Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim)*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَٱرۡغَب

We ‘ila rabbike fargab

dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A