Ebu Xhurejji, Xhabir ibni Sulejmi r.a. thotë: “Kam parë një njeri, nga i cili njerëzit nuk e largonin shikimin e tyre dhe çdo gjë që ai thonte, ata e pranonin me zemër.” Pyeta: Kush është ky? Ata më thanë: “I Dërguari i All-llahut!” Unë atëherë i thashë dy herë: “Alejkes-selamu, ja Resulull-llah!” (Në ty qoftë paqja, o i Dërguari i All-llahut!), e ai më tha: “Mos thuaj: ‘Alejkes-selamu’, sepse ‘alejkes-selamu’ është përshëndetje e të vdekurve, por thuaj: ‘Es-selamu alejke.” Transmetuesi pastaj vazhdon e thotë: “Unë atëherë i thashë: “A je ti i Dërguari i All-llahut?” Ai më tha: “Unë jam i Dërguari i All-llahut, i Atij që, nëse të ndodh ndonjë fatkeqësi dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta largojë ty atë fatkeqësi, e nëse të ndodh e keqja e vitit dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta bëjë vitin të begatshëm, nëse ti gjendesh në ndonjë mal apo shkretëtirë dhe e humb kafshën tënde, nëse e thërret Atë në ndihmë, Ai do ta kthejë.” Transmetuesi tregon: “Unë pastaj i thashë: “Më obligo me diçka!” Ai më tha: “Mos e fyej askënd!”, dhe vërtet pas kësaj nuk kam fyer askë, qoftë i lirë apo rob, qoftë deve apo dele. “Mos e nënçmo asnjë të mirë, të flasësh fytyrëqeshur me vëllanë tënd, sepse edhe ajo është prej gjërave të mira. Ngreje izarin tënd deri në kërçik, e nëse këtë nuk e do, atëherë deri në zogth të këmbës. Ruhu nga veshja tejet e gjatë, sepse ajo është shenjë e mendjemadhësisë, ndërsa All-llahu nuk i do mendjemëdhenjtë. Nëse dikush të fyen dhe të turpëron me atë që e di te ti, ti mos e turpëro me atë që e di tek ai. Vërtet turpi do të bjerë mbi të.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj99 hadithe · Të gjithë kapitujt
Ebul Melihu nga babai i tij thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka ndaluar përdorimin e lëkurës së luanit.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush ulet në një vend për ulje dhe në të nuk e përmend All-llahun, ai do të jetë i larguar nga All-llahu. Gjithashtu, edhe kush është i shtrirë në një shtrat në të cilin nuk e përmend All-llahun, do të jetë i larguar dhe i ndërprerë prej All-llahut.”
Shedid ibni Suvejd r.a. thotë: “Kaloi i Dërguari i All-llahut para meje dhe unë isha ulur kështu: e kisha vënë dorën time të majtë pas shpine dhe isha mbështetur në shpinën e dorës sime, e Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më tha: “E preferon uljen e atyre me të cilët All-llahu është hidhëruar?”
Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “Kur shkonim tek i Dërguari i All-llahut, çdonjëri prej nesh ulej në fund, ku kishte vend.”
Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe ai nga gjyshi i tij, r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk lejohet që një njeri të ulet në mesin e dy personave, pa marrë lejen e tyre.”
Hudhejfe ibnul Jemani r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka mallkuar atë që ulet në mesin e rrethit.
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush ulet në një vend ku nuk përmendet All-llahu xh.sh., ai është në humbje. Gjithashtu i tillë është edhe ai që bie të pushojë dhe nuk e përmend All-llahun xh.sh. gjatë pushimit, atë e pret dënimi dhe qortimi i All-llahut.”
Imran ibni Husajni r.anhuma thotë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Es-selamu alejkum.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu; pastaj njeriu u ul, e Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Dhjetë.” Pas-taj erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ia ktheu selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Njëzet.” Më vonë erdhi edhe një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pranoi selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi s.a. v.s. tha: “Tridhjetë.”
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e takon vëllanë e vet, le ta përshëndesë me selam, nëse ata i ndan ndonjë dru, ose ndonjë mur dhe përsëri takohen, le ta përshëndesë atë.”
Esma bintu Jezid r.a. thotë: “Kaloi pranë nesh Pejgamberi s.a. v.s. pranë grave dhe na përshëndeti në mesin e grave.”
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush vjen në ndonjë tubim të përshëndesë me selam dhe kur dëshiron të largohet, të përshëndesë prapë me selam. Nuk është i pari më i vlefshëm se i fundit.”
Nga Rib’ijj ibni Hirash tregohet se një njeri nga fisi i Beni Amirëve ka kërkuar leje prej Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që të hyjë në shtëpinë e tij dhe i ka thënë: “A mund të hyj?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë shërbëtorit të vet: “Dil dhe mësoje si kërkohet leja për të hyrë dhe thuaji atij të thotë: ‘Es-selamu alejkum, a është e lirë?’ Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem atëherë i dha leje dhe njeriu hyri.”
Kilde ibni Hanbeli r.a. tregon: “Shkova te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe hyra tek ai pa e përshëndetur dhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më tha: “Kthehu dhe thuaj: ‘Es-selamu alejkum, a është e lirë hyrja?”
Ebu Hurejra r.a. tregon se kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem teshtinte, e vënte dorën e vet apo ndonjë shami në gojën e vet dhe sa mundej e ulte zërin e tështimës së vet. Transmetuesit nuk i kujtohet se Ebu Hurejra thonte: “e zvogëlonte apo e mbulonte zërin e tështimes.”
Berra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dy muslimanë të cilët takohen dhe në mes veti përshëndeten, All-llahu xh.sh. do t’ua falë mëkatet e tyre para se ata të ndahen.”
Ibni Umeri r.anhuma duke treguar një ndodhi thotë: “Ne iu afruam Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ia puthëm dorën.”
Merthed ibnu Abdull-llah El-Jezenij thotë: “Kur Malik ibnu Hubejra r.a. e falte namazin e xhenazes dhe kur njerëzit radhiteshin në safa, i ndante në tri pjesë e pastaj u thonte se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kujt i falet namazi i xhenazes prej tri safave, atij i është premtuar Xheneti.”
Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kur të falni namazin e të vdekurit, atëherë lutuni për të me gjithë zemër.”
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në një xhenaze ka thënë: “O Zot, Ti je Zot i tij dhe Ti e krijove dhe Ti e drejtove në Islam. Ti ia ke marrë shpirtin dhe Ti i di të fshehtat dhe të dukshmet e tij, ne kemi ardhur të kërkojmë shefaatin Tënd për këtë të vdekur dhe fale.”