Rijadus-Salihin

1013 hadithe · 305 kapituj

99 hadithe · Të gjithë kapitujt

Nga Lekit b. Amiri r.a. transmetohet se ai ka ardhur te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “Vërtet babai im është mjaft i vjetër, nuk mund ta kryejë haxhin, umren e as të udhëtojë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kryeje për të haxhin dhe umren.”

Gabim?
1333 Sahih Ebu Davudi Ebu Davudi me sened sahih

Nga Sehl b. Sa’di r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dy nuk do të refuzohen, apo pak herë do të refuzohen: lutja gjatë thirrjes (ezanit) dhe lutja në luftë, kur ata përleshen mes vete.”

Gabim?

Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë. Kur shkonte i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në luftë thonte: “All-llahu im! Ti je forca ime dhe ndihmësi im, me Ty lëviz, me Ty arrij deri në cak dhe me Ty luftoj kundër armikut.”

Gabim?
1335 Sahih Ebu Davudi Ebu Davudi me sened sahih

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur është frikësuar prej ndonjë populli, ka thënë: “All-llahu im! Ne Ty të bëjmë mbrojtës të vetvetes para tyre dhe ne Ty të mbështetemi nga të këqijat e tyre.”

Gabim?

Nga Ebu Hammad (Ukbe b. Amiri) r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Vërtet All-llahu me një shtizë do t’i çojë në Xhenet tre individë: ndërtuesin e saj, që ka llogaritur në mirësi gjatë ndërtimit të saj, hedhësit e saj mbi armikun dhe atë që i afron. Ushtroni hedhjen dhe kalërimin luftarak por, nëse merreni me hedhjen e shtizës, për mua është më mirë se të merreni me kalërim. Kush e lë hedhjen e shtizave, pasi të mësohet me atë punë, duke e humbur vullnetin për të, vërtet e ka lënë një ni’met, ose thënë më mirë, e ka mohuar atë ni’met.”

Gabim?
1354 Ebu Davudi Ebu Davudi me sened të mirë

Nga Abdull-llah b. Amr b. el Asi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kthimi (nga lufta pasi është dhënë çdo gjë) është sikur lufta.”

Gabim?

Nga Ebu ed-Derdan r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Kush niset për në rrugë duke kërkuar dije, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Vërtet edhe melekët ndërpresin fluturimin e tyre (në shenjë respekti) për kërkuesin e dijes nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin falje kërkon çdo gjë në qiej dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit ndaj robit të devotshëm është si vlera e Hënës ndaj planeteve të tjera. Vërtet dijetarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve; Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirhemë, ata vërtet kanë lënë si trashëgimi dijen, prandaj kush e merr, le ta marrë në përmasën më të madhe.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush pyetet për një dituri, e ky e fsheh, në Ditën e Gjykimit do të hidhet me litar në zjarr.”

Gabim?
1399 Sahih Ebu Davudi Ebu Davudi, me sened sahih

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kush mëson diturinë me të cilën kërkohet kënaqësia e All-llahut të Madhëruar, por e mëson vetëm për shkak të synimeve të kësaj bote, ai nuk do të ndiejë aromë Xheneti Ditën e Gjykimit.”

Gabim?
1402 Hasen Ebu Davudi Hadith hasen, Ebu Davudi dhe të tjerët

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdo punë me vetëdije të cilës nuk i paraprin falënderimi i All-llahut, është e pavlefshme.” 363

Gabim?
1407 Sahih Ebu Davudi Ebu Davudi me sened sahih

Nga Evs b.Evsi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dita juaj më e vlefshme është dita e xhuma, prandaj shtoni mbi mua atë ditë salavatin. Me siguri, salavatet tuaja do të më paraqiten.” Shokët e tij kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të të paraqiten ty salavatet tona, kur ti do të kalbesh?” Transmetuesi ka thënë: “(Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) Thotë: “Beli-te.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Vërtet trupat e Pejgamberëve janë haram (të ndaluar) për tokën.”

Gabim?

Nga Fedale b. Ubejd r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut e ka dëgjuar një njeri që bën lutje në namazin e tij, por nuk e ka theksuar falënderimin e All-llahut, as salavatet mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e atëherë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ky u ngut.” Pastaj i tha atij apo dikujt tjetër: “Kur dikush prej jush falet (bën lutje), le të fillojë me falënderimet ndaj Krijuesit të Tij, lavdisë Atij dhe lartësisë së Tij, e pastaj le të thotë salavat mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e vetëm atëherë le të lutet për ç’të dojë.”

Gabim?
1430 Sahih Ebu Davudi Ebu Davudi me senede sahih

Nga Mu’adhi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka marrë për dore dhe i ka thënë: “O Mu’adh, për All-llahun, unë të dua.” Pastaj ka thënë: “O Mu’adh, unë të porosis që assesi në fund të namazit mos të lëshë pa thënë: “All-llahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetike.” (All-llahu im! Më forco dhe më bën të fortë në dhikrin (përmendjen) Tënd, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur zgjohej thonte: “O All-llah, me Ty zgjohemi dhe me Ty na zë mbrëmja, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.” Kurse kur binte në gjumë thonte: “O All-llah, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.”

Gabim?

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Ebu Bekr es-Siddiku r.a. ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, m’i urdhëro disa fjalë që t’i shqiptoj kur të zgjohem dhe kur të flej.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: O All-llah, Krijues i qiejve dhe i tokës, njohës i fshehtësisë dhe i së njohurës, Krijues i çdo gjëje dhe Sundues i tyre, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Teje, te Ti kërkoj mbrojtje nga e keqja ime dhe nga e keqja e djallit dhe e idhujtarisë së tij.” (Pastaj) ka thënë (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.): “Këto fjalë thuaj sa herë të zgjohesh, të ngrysesh dhe sa herë të shtrihesh në shtrat.”

Gabim?

Nga Abdull-llah b. Hubejb r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka thënë: “Lexoje: Kul huuAll-llahu ehad dhe dy muavedhetejna (Kul eudhu) kur të ngrysesh dhe kur të zgjohesh nga tri herë, do të mjaftojë kjo mbi të gjitha.”

Gabim?

Nga Nu’man b. Beshiri r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lutja është ibadet.”

Gabim?
1489 Hasen sahih Ebu Davudi Tirmidhiu Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih. Ky citat është nga Ebu Davudi

Nga Aishja r. anha transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është lutur me këto fjalë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga sprovat e zjarrit dhe nga dënimi i Xhehenemit, nga e keqja e pasurisë dhe e varfërisë.”

Gabim?

Nga Shekel b. Humejdi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ma mëso një lutje!” Ka thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keqja e të pamurit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zemrës sime dhe nga e keqja e dëshirave (organeve gjenitale) të mia.”

Gabim?
1492 Sahih Ebu Davudi Ebu Davudi me sened sahih

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga gërbula, çmenduria, zgjebja dhe nga të gjitha sëmundjet e shëmtuara.”

Gabim?