Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekër es-Siddikut r.a., se ka thënë: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Mos u bëj koprrace, pastaj All-llahu ashtu vepron ndaj teje.” Në një transmetim tjetër: “Shpenzo, ndihmoju të tjerëve apo flijo dhe mos regjistro (çka bëjnë të tjerët), pastaj edhe për ty t'i regjistron All-llahu. Mos mbaj mend (çka punojnë ose flasin), se pastaj edhe All-llahu vepron ndaj teje ashtu.”
Rijadus-Salihin
1013 hadithe · 305 kapituj677 hadithe · Të gjithë kapitujt
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ushqimi i përgatitur për dy është i mjaftueshëm edhe për tre, kurse ushqimi i përgatitur për tre mjafton për katër.”
Transmetohet nga Ebu Se’id el Hudrij r.a. se ka thënë: “Duke qenë njëherë në rrugë me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, erdhi një njeri i hipur në kafshën e tij. Filloi ta hedhë shikimin e tij majtas dhe djathtas, atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kush ka tepër kafshë për kalërim, le t’i japë atij që nuk ka, kush ka tepër ushqim (të rrugës), le t’i japë prej tij atij që nuk ka ushqim”, dhe i përmendi llojet e ndryshme të pasurisë, saqë vërejtëm se askush prej nesh nuk ka të drejtë në tepricë.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se të varfrit e muhaxhirëve erdhën tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i thanë: “Pasanikët na i morën gradat e larta dhe shpërblimin e përhershëm!” (Pejgam-beri) Tha: “Ç’është ajo?” Ata thanë: “Ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, ata ndajnë sadaka, kurse ne nuk mundemi, ata lirojnë robër, kurse ne nuk mundemi.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. u tha: “A doni t’ju mësoj diçka me çka do t’i arrini ata që ju kanë kaluar dhe do t’i tejkaloni ata që janë pas jush dhe nuk do të jetë askush më i vlefshëm se ju, përveç atij që vepron sikur ju?” Thanë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Shqiptoni tesbih (subhanall-llah, Lavdi All-llahut), tekbir (All-llahu ekber: All-llahu është më i Madhi) dhe tahmid (Elhamduli-l-lah: Falënderimi All-llahut) pas çdo namazi nga 33 herë.” (Pas një kohe) U kthyen tek i Dërguari i All-llahut të varfrit e muhaxhirëve dhe i thanë: “Kanë dëgjuar vëllezërit tanë pasanikë se ç’po veprojmë dhe ata po bëjnë të njëjtën!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ajo është prej shpërblimit të All-llahut, që ia jep kujt të dojë.”
Transmetohet nga Burejde r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka mësuar që, kur t’i vizitojnë varrezat, të thonë: “Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ju, o banorë të këtyre shtëpive, që jeni besimtarë dhe muslimanë. Edhe ne, nëse do All-llahu, do të vijmë te ju. Kërkojmë nga All-llahu për ne dhe për ju falje.”
Transmetohet nga Kajs ibn Ebu Hazimi të ketë thënë: “Hymë te Habbab ibn el-Eretti r.a. për ta vizituar që u pat djegur me shtatë djegie (vende), e ai tha: “Vërtet shokët tanë, që kanë vdekur, kanë shkuar dhe kjo botë aspak nuk ua ka munguar (shpërblimin), kurse ne kemi grumbulluar aq pasuri sa nuk kemi vend t’i vendosim, përveç në dhé, dhe sikur të mos na kishte ndaluar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që ta dëshirojmë vdekjen, unë do ta dëshiroja.” Pastaj, kur i erdhëm herën tjetër, ai po e ndërtonte një mur për vete dhe tha: “Vërtet, muslimani do të shpërblehet për çdo gjë që e harxhon, përveç atë që e fut në këtë dhe.”
Transmetohet nga en-Nevvas ibn Sem’ani r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Bamirësi është sjellja dhe karakteri i mirë, kurse mëkat është ajo çka mendon në vetvete, e nuk dëshiron që ta dinë njerëzit.”
Transmetohet nga Enesi r.a. se kaloi pranë famijëve dhe u dha selam, pastaj tha: “Kështu ka vepruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”
Transmetohet nga Ebu Rif’ate Temim ibn Usejdi r.a. të ketë thënë. “Erdha tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i cili ishte duke e mbajtur hutben dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ka ardhur një njeri i panjohur dhe po pyet për fenë, sepse nuk di se ç’është feja.” Atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u kthye nga unë, e la hutben dhe erdhi tek unë. Pastaj ia sollën një karrige, në të cilën u ul dhe filloi të më mësojë atë që All-llahu ia ka mësuar. Pastaj iu kthye hutbës së vet (të filluar) dhe e përfundoi.”
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur hante ndonjë ushqim i lëpinte tre gishtat e vet. Ka thënë (Enesi): “Ka thënë (Pejgamberi): “Kur ndonjërit prej jush i bie kafshata, le t’ia largojë papastërtinë dhe pastaj le të hajë e mos t’ia lë djallit.” Dhe ka urdhëruar që të fshihet (me gishta) ena, pastaj ka thënë: “Sepse nuk e dini se në cilin ushqim gjendet begatia (bereqeti).”
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Me tre All-llahu nuk do të flasë në Ditën e Gjykimit, nuk do t’ua falë e as s’do t’i mbrojë me rahmetin e Tij. Për ta është caktuar dënim i rëndë e i dhembshëm. Ata janë: plaku që bën zina; sunduesi që gënjen (dhe e mashtron popullin) dhe i varfëri që është mendjemadh.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Derisa një njeri me petka të bukura, i kënaqur në vetvete, me flokë të krehura, ecte me mendjemadhësi, në atë çast All-llahu i Madhëruar e fundosi në dhe, ku do të thellohet deri në Ditën e Gjykimit!”
Transmetohet nga Sa’b ibn Xheth-thame r.a. të ketë thënë: “Ia dhurova të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një gomar të egër, por ai ma ktheu prapë. Kur vërejti (ndryshimin) në fytyrën time tha: “Ne nuk po ta kthejmë për tjetër arsye, por pse e kemi të ndaluar (haram - mbajtjen e kafshëve të egra).”
Transmetohet nga Nevvas ibn Sem’ani r.a. se ka thënë: “E kam pyetur të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për mirësinë dhe për mëkatin, e ai më tha: “Mirësi është të jesh me karakter të mirë, kurse mëkat (keqveprim) është ajo që të shqetëson në gjoksin tënd e që dëshiron ta fshehësh nga njerëzit.”
Aishja r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu është i Butë dhe Ai e do butësinë në të gjitha sendet.”
Aishja r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu është i Butë dhe Ai e do butësinë dhe me butësi fitohet ajo që nuk fitohet me vrazhdësi si dhe ajo që nuk fitohet ndryshe.”
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos tmerroni.”
Xherir ibni Abdull-llahu r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Atij të cilit i mungon butësia, i mungojnë të gjitha të mirat”, ose “Ai që është i ndaluar nga butësia, është i ndaluar nga të gjitha të mirat.”
Nga Ebu Ja’la Sheddad bin Evs r.a. tregohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet All-llahu ka obliguar mirësinë për çdo gjë, prandaj kur të vritni, vritni me njerëzi dhe kur të preni, preni me njerëzi. Çdokush prej jush duhet së pari ta mprehë thikën dhe ta qetësojë kafshën për therje.”
Aishja r.a. thotë: “Asnjëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk ka zgjedhur në mes dy gjërave e të mos ketë zgjedhur më të lehtën, nëse nuk ishte mëkat. Nëse një gjë ishte mëkat, atëherë Pejgamberi s.a. v.s. ishte njeriu më i largët prej saj. I Dërguari i All-llahut asnjëherë nuk i është hakmarrë askujt për vetveten (nuk e ka dënuar askend për vetveten), përveç atëherë kur janë shkelur urdhrat e All-llahut, atëherë është hakmarrë për hir të All-llahut.”